Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

06. 09. 2024. 00:00 >> 17:21

Ditari 06.09.2024

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

Komisioni Evropian ka bërë vlerësimin e dinamikës së mbylljes së kapitujve të negociatave me Malin e Zi

Komisioni Evropian ka bërë vlerësimin e dinamikës së mbylljes së kapitujve të negociatave me Malin e Zi deri në fund të vitit 2026, të cilin autoritetet në Podgoricë e përcaktuan si afat për përfundimin e negociatave. Në udhërrëfyes është planifikuar që deri në fund të këtij viti, Mali i Zi të mbyllë katër kapituj të negociatave, kapitullin 7, 10, 20, si dhe 31, i cili i referohet politikës së jashtme, sigurisë dhe mbrojtjes.


M.Gorçeviq - Institucionet malazeze janë të përkushtuara për zbatimin e reformave

Institucionet malazeze janë të përkushtuara për zbatimin e reformave gjithëpërfshirëse dhe komplekse për të arritur standardet evropiane dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve në një periudhë sa më të shkurtër kohore, tha Ministrja e Çështjeve Evropiane Maida Gorçeviq. Ajo priti sot ambasadorin e sapoemëruar të Portugalisë, José Rui Veles Carros. Ministria e Çështjeve Evropiane njoftoi se Gorçeviq e informoi Karos për ngjarjet aktuale nga procesi i negociatave dhe planet e Malit të Zi për të mbyllur përkohësisht të gjithë kapitujt e negociatave deri në vitin 2026, në mënyrë që të bëhet anëtar i plotë i Bashkimit Evropian (BE) në vitin 2028. Ajo tha se Mali i Zi po përballet me një periudhë pune shumë kërkuese dhe të përgjegjshme për zbatimin e reformave gjithëpërfshirëse dhe komplekse.“Të gjitha institucionet janë plotësisht të përkushtuara për këtë qëllim për të arritur standardet evropiane dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve tanë në një periudhë sa më të shkurtër kohore”, tha Gorçeviq.

F. Ivanoviq - Anëtarësimi i Malit të Zi në Bashkimin Evropian (BE) deri në vitin 2028 do të kishte ndikim të madh në rajonin e Ballkanit Perëndimor

Anëtarësimi i Malit të Zi në Bashkimin Evropian (BE) deri në vitin 2028 do të kishte ndikim të madh në rajonin e Ballkanit Perëndimor, shtetet kandidate, por edhe në besueshmërinë e Unionit, tha zëvendëskryeministri i qeverisë për Punë të Jashtme dhe ato Evropiane, Filip Ivanoviq. Në një bisedë me ambasadorin e sapoemëruar të Portugalisë në Podgoricë, José Rui Valesh Caros, ai tha se integrimi evropian është synim prioritar i politikës së jashtme të Malit të Zi. Ivanoviq tha se shpreson se Portugalia do të vazhdojë të promovojë Malin e Zi si një histori suksesi dhe të mbështesë të ardhmen e tij evropiane. Caroso tha se Portugalia mbështet fuqishëm anëtarësimin e Malit të Zi në BE. Ai theksoi se Mali i Zi është lider në integrimet evropiane dhe se meriton të zërë vendin e duhur në familjen e kombeve evropiane sa më shpejt që të jetë e mundur.


Në kuvendin e Malit të Zi është duke u diskutuar Ligji për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për tatimin e të ardhurave personale

Në kuvendin e Malit të Zi është duke u diskutuar Ligji për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për tatimin e të ardhurave personale. Pas kësaj, deputetët duhet të diskutojnë edhe për ligjet mbi TVSH-në dhe akcizën, kurse në rend dite është edhe rebalanci i buxhetit. Ministri i Financave Novica Vukoviq duke arsyetuar Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për tatimin e të ardhurave personale tha se me ndryshimet në këtë ligj propozohet futja e taksave në të ardhurat nga interneti dhe videolojërat, si dhe nga lojërat e fatit. Ai tha se projektligji parashikon edhe rritjen e kufirit të taksimit fiks në të ardhurat nga vetëpunësimi nga 18 në 30 mijë euro. Deputeti i Demokracisë së Re Serbe, Dejan Gjuroviq, tha se kjo është një përpjekje për të futur Malin e Zi në kanalet ligjore, gjë që nuk e kemi pasur gjatë gjithë këtyre viteve. Taksat duhen paguar dhe në shumë vende kjo konsiderohet krenaria më e madhe. Mali i Zi këtë vit ka mbi 600 milionë euro kërkesa tatimore të prapambetura, tha Gjuroviq. Deputeti i socialdemokratëve, Boris Mugosha tha se dyshimet më të mëdha, kur është fjala për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit e tatimit të të ardhurave personale, nga aspekti i aplikimit, i shkakton tatimi i lojërave të fatit. Duhet të tatohen organizatorët e lojërave të fatit, jo qytetarët. Kështu do të ketë probleme në pjesën e zbatimit, tha Mugosha.

Sot ka fillua aksion për të kufizuar marzhet për produkte të caktuara

Aksion për të kufizuar marzhet për produkte të caktuara ka filluar sot. Aksioni do të zgjasë deri në fund të janarit të vitit të ardhshëm, dhe do t'i referohet produkteve me rëndësi të veçantë për jetën dhe shëndetin e njerëzve. Qeveria u bëri thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo tregti që është nën detyrim dhe nuk respekton masën. Zëvendëskryeministri e ministër i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj, dje u ka bërë thirrje qytetarëve që të denoncojnë ata të cilët nuk do e respektojnë këtë aksion. Qytetarët tanë do të kenë mundësinë të blejnë njëmijë artikuj me çmime të kufizuara, theksoi Gjeloshaj dhe u bëri thirrje medieve që të pasqyrojnë këtë aksion.

Zoran Llazareviq do të jetë në këtë detyrë derisa të merret vendimi për përfundimin e shërbimit

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Malit të Zi Zoran Llazareviq do të jetë në këtë detyrë derisa të merret vendimi për përfundimin e shërbimit, tha ministri i Mbrojtjes Dragan Krapoviq. Ai në konferencë për media tha se nuk ka marrë vendim për ndërprerjen e shërbimit, por se ka anuluar vendimin e ish-koordinatorit të Ministrisë së Mbrojtjes Filip Axhiq për vazhdimin e mandatit të Llazareviqit. Ai rikujtoi se në seancën e mëparshme të Këshillit të Mbrojtjes dhe Sigurisë e kishte propozuar shkarkimin e Llazareviqit, sepse besonte se duhet rinovuar kuadri i oficerëve. Vendimi nuk është pranuar nga presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq dhe nuk kam asnjë problem me këtë, qytetarët do të mbajnë qëndrimin e tyre, tha Krapoviq.


Lajçak thotë se Serbia ka tërhequr letrën e Bërnabiqit për Marrëveshjen e Ohrit

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, ka thënë se marrëveshja e Ohrit është ligjërisht e detyrueshme për të dyja palët, Kosovën dhe Serbinë, dhe se BE-ja po punon që i gjithë procesi të përshpejtohet. Pas takimit në Qeverinë e Kosovës, emisari evropian tha se Serbia e ka tërhequr letrën dërguar bllokut vitin e kaluar, ku shprehte rezerva për Marrëveshjen në rrugën drejt normalizimit të raporteve. Kryeminsitrja e atëhershme e Serbisë, Ana Bërnabiq, dhjetorin e vitit të kaluar i ka dërguar BE-së një letër, përmes së cilës Serbia shprehu rezerva për Marrëveshjen në rrugën drejt normalizimit të raporteve, të arritur në Bruksel, dhe Aneksin për zbatim, të arritur në Ohër. Lajçak bëri të ditur se do të ketë edhe një takim në kuadër të dialogut, por nuk e ka bërë të ditur datën. Gjatë takimit në Qeverinë e Kosovës është diskutuar edhe për hapjen e urës së Ibrit, me ç’rast është përsëritur qëndrimi se ura duhet të hapet në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë. I pyetur për bllokadën e vendkalimeve kufitare me Kosovën, që është paralajmëruar në orën 18, Lajçak tha se është i informuar, por shpreson që të mos ketë bllokadë sepse do të ketë ndikim negativ në lirinë e lëvizjes.

Fidan: Prania e gylenistëve në Kosovë, shqetësuese për Turqinë

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, tha se me homologen e tij kosovare, Donika Gërvalla, kanë biseduar për hapat që duhet të ndërmerren kundër lëvizjes Hizmet të klerikut Fetullah Gulen, që Turqia i referohet me akronimin FETO dhe të njëjtën e ka shpallur organizatë terroriste. Gjatë një konference për media më 6 shtator, Fidan pretendoi se kjo organizatë paraqet kërcënim edhe për Kosovën. “Folëm edhe për luftimin e terrorizmit, për hapat që duhet të ndërmerren kundër organizatës terroriste FETO [Organizata Terroriste Fethullaiste]. Për fat të keq, prania e FETO-s në Kosovë vazhdon të jetë shqetësuese për ne. Dua t’iu kujtoj se FETO është kërcënim edhe për Kosovën. Ne duhet ta luftojmë bashkërisht këtë organizatë”, tha pos tjerash Fidan.

Vuçiq thotë se do të vendosë për ftesën e Putinit për pjesëmarrje në samitin e BRICS-it

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se ai do të marrë vendimin lidhur me ftesën e presidentit rus, Vladimir Putin, për takimin e BRICS-it më 10 apo 15 tetor. Gjatë vizitës në punimet për rindërtimin e një ure në Karakaj, në pikën kufitare me Bosnje e Hercegovinën, Vuçiq u tha gazetarëve se ai nuk dëshiron që ta refuzojë apo të pranojë çdo gjë. “Nuk ka dyshim se është ftesë e rëndësishme, siç keni organizuar më herët vizita të rëndësishme”, tha Vuçiq, duke shuar se nuk mund të tregojë se për çfarë vizite bëhet fjalë, por të gjithë do ta shohin se ishte e rëndësishme. Udhëheqësi serb shtoi se është krenar me politikën “e pavarur” të Serbisë. “Serbia është në rrugën evropiane, por ka politikën e saj dhe nuk do të heqë dorë nga miqtë e saj tradicionalë, përfshirë Kinën dhe Rusinë. Ne duam të ruajmë këto miqësi, teksa zotohemi për një të ardhme ndryshe”, shtoi Vuçiq. Samiti i BRICS-it, ku bëjnë pjesë Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut, do të mbahet nga 22 deri më 24 tetor në qytetin rus të Kazanit. Putin e kishte ftuar Vuçiqin dhe zëvendëskryeministrin serb, Aleksandar Vulin, që të marrin pjesë në samitin e BRICS-it, gjatë margjinave të Forumit Ekonomik Lindor, që u mbajt më 4 shtator në Vlladivostok.

Ushtria izraelite tërhiqet nga kampet e refugjatëve në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite duket se janë tërhequr nga Xhenini dhe dy kampe të tjera të refugjatëve në Bregun e pushtuar Perëndimor, pas për më shumë se një javë ushtria kreu operacion ushtarak, që la të vrarë dhjetëra perosna. Izraeli thotë se bastisjet në shkallë të gjerë në Bregun Perëndimor synojnë shkatërrimin e grupeve militante dhe parandalimin e sulmeve. Palestinezët druajnë për një zgjerim të luftës në Gazë. Gjatë operacionit, zyrtarët e ushtrisë izraelite thanë se kanë shënjestruar militantët në kampin e refugjatëve në Xhenin, Tulkarem dhe Al-Fara, teksa sulmet ndaj civilëve izraelitë së fundi, sipas ushtrisë janë rritur dhe janë bërë më vdekjeprurëse. Trupat u tërhoqën nga kampi Tulkarem mëngjesin e së premtes dhe më herët ishin larguar nga Al-Fara. Por, në njoftimin e ushtrisë izraelite u sugjerua se operacioni nuk ka përfunduar ende. “Forcat izraelite të sigurisë po vazhdojnë të veprojnë në mënyrë që të arrihen qëllimet e operacionit kundër terrorizmit”, tha ushtria izraelite përmes një deklarate.

OKB paralajmëron se situata humanitare në Gazë është “përtej katastrofës”

Situata humanitare në Rripin e Gazës është “përtej katastrofës” paralajmëruan Kombet e Bashkuara. Më shumë se 1 milion persona nuk kanë pranuar asnjë vakt ushqimor në gusht në pjesën jugore dhe qendrore të Gazës përmes ndihmave humanitare, tha zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric. “Pavarësisht sfidave me të cilat përballemi, OKB-ja dhe organizatat e tjera humanitare po vazhdojnë të bëjnë gjithçka që munden për të ofruar ndihmë shpëtuese për palestinezët”, tha ai. Në mesin 19 gushtit e deri në fund të muajit, 450.000 vakte ushqimore, të përgatitura në 130 kuzhina, u janë ofruar çdo ditë familjeve në mbarë Rripin e Gazës. “Duhet të përsëritet se situata në Gazë vazhdon të jetë përtej katastrofës dhe ne ende nuk i kemi të gjitha kushtet e nevojshme për të mbështetur njerëzit”, tha Dujarric. Disa urdhra për evakuim janë lëshuar nga forcat izraelite, duke detyruar 70 kuzhina që të anulojnë shërbimet e tyre apo të zhvendosen. Për të dytin muaj me radhë nuk ka pasur furnizime të mjaftueshme, që nënkupton se familjet në pjesën jugore dhe qendrore të Gazës kanë pranuar vetëm një racion ushqimor, tha OKB-ja.

Të paktën pesë të plagosur nga sulmet ruse në Ukrainë

Të paktën pesë persona janë plagosur gjatë sulmeve të fundit ruse me dronë dhe raketa në mbarë Ukrainën, thanë zyrtarët ukrainas. Sipas Ukrainës, mbrojtja e saj ajrore rrëzoi 27 nga 44 dronët që Rusia lëshoi gjatë natës. Një sulm me raketa mëngjesin e 6 shtatorit dëmtoi disa ndërtesa banimi dhe plagosi tre persona në rajonin verilindor të Harkivit, thanë autoritetet lokale. Sulmet gjatë natës plagosën dy persona, dëmtuan të paktën 12 shtëpi dhe prekën linja të furnizimit me rrymë dhe tubacionet e gazit në rajonin e Dnipropetroskit, thanë zyrtarët. Ndërkaq, copëzat e rëna nga dronët Shahed të shkatërruara kanë shkaktuar zjarr në rajonin lindor të Lvivit. Zjarri shpërtheu në një depo, duke shkatërruar katër makina, thanë autoritetet lokale, teksa lufta që Rusia nisi kundër Ukrainës është në muajin e 30-të.

Zelensky në Gjermani për takime me aleatët e Ukrainës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, sot më 6 shtator viziton Gjermaninë, ku mbështetësit e ushtrisë të Ukrainës po takohen disa ditë pas një prej sulmeve më vdekjeprurëse që kanë ndodhur gjatë luftës, teksa forcat ruse po bëjnë përparime në fushëbetejë. Zelensky dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, do të zhvillojnë një takim në Frankfurt, sipas zëdhënësit të Qeverisë gjermane. Ky zëdhënës nuk dha detaje të tjera lidhur me takimet që do të zhvillojë udhëheqësi ukrainas në Gjermani. Por, media gjermane Der Spiegel, ka raportuar se Zelensky do të marrë pjesë në takimin e mbështetësve të Kievit – ku përfshihen edhe Shtetet e Bashkuara – që do të mbahet në bazën ajrore amerikane, Ramstein. Mediat raportojnë se Zelensky do t’u bëjë thirrje shteteve perëndimore për më shumë ndihmë për Kievin gjatë takimit të Grupit të Kontaktit në këtë bazë. Takimi në bazën që gjendet në jugperëndim të Frankfurtit do të udhëhiqet nga sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin. Ky do të jetë takimi i 24-të i Grupit të Kontaktit që është një aleancë joformale e përbërë nga më shumë se 50 shtete që e mbështesin Ukrainën.


Të paktën 17 nxënës vdesin nga zjarri në një shkollë në Kenia

Të paktën 17 nxënës kanë vdekur pasi një zjarr përfshiu konviktin e shkollës së tyre gjatë natës në Kenia, tha sot policia e këti vendi. Zjarri në Akademinë Hillside Endarasha, në qarkun Nieri, shpërtheu rreth mesnatës, tha policia, dhe përfshiu një konvikt ku po flinin fëmijët. “Janë 17 raste me fatalitet nga ky incident dhe ka edhe të tjerë që janë dërguar në spital me lëndime të rënda”, tha zëdhënësja e policisë kombëtare, Resila Onyango. Policia në Kenia nuk bëri publike moshën e viktimave. Në këtë shkollë fillore vijojnë mësimin afro 800 nxënës të moshës 5 deri në 12 vjeç. Sipas zëdhënëses së policisë, 16 nga të plagosurit kanë plagë të rënda dhe janë dërguar në një spital aty pranë. Shkaku i zjarrit, sipas policisë, ende nuk dihet por, autoritetet kanë nisur hetimet.

Arrestohet babai i 14-vjeçarit Xhorxhia të SHBA

Babai i 14-vjeçarit të akuzuar për vrasjen e katër personave në shkollën e mesme të Xhorxhias në SHBA, është arrestuar nga Policia. 54-vjeçari Kolin Grej po përballet me katër akuza për vrasje të pavullnetshme, dy akuza për vrasje të shkallës së dytë dhe tetë për mizori ndaj fëmijëve, bëri me dije Byroja e Hetimit të Gjeorgjisë. "Këto akuza rrjedhin ngase Grej me vetëdije e lejoi djalin e tij Kolt të zotëronte një armë, njoftoi Byroja e Hetimit. Autoritetet kanë akuzuar djalin e tij, Kolt Grej, me katër akuza për vrasje, ndërsa pritet që të ndiqet penalisht si një i rritur. Të shtënat e së mërkurës në shkollën e mesme në qytetin Uinder, afër Atlantës, u mori jetën dy mësuesve dhe dy nxënësve, ndërsa u plagosën 9 të tjerë.

Për nesër pritet mot kryesisht i kthjellët

Për nesër pritet mot kryesisht i kthjellët, me vranësira të herëpashershme të dobëta deri mesatare, me paqëndrueshmëri të përkohshme, kryesisht në zonat malore gjatë pasdites. Në veri, nëpër lugina në mëngjes me mjegull ose vranësira ulëta. Do të fryjë erë është kryesisht e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit nga 10 deri në 22, kurse më e larta ditore nga 24 deri në 33 gradë.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се