Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

09. 09. 2024. 00:00 >> 17:51

Ditari 09.09.2024

Ditarin e përgatiti, Violeta Gjokaj

SPAJIQ: SOT FILLOJMË TENDERIN PËR PROJEKTIMIN IDEOR TË UNAZËS RRETH PODGORICËS

Kryeministri Millojko Spajiq duke folur në një konferencë për media tha se Qeveria sot po fillon tenderin për projektimin ideor të unazës rreth Podgoricës. “Dhe unazës në autostradën që shkon rreth Smokovcit, nga pika ku fillon autostrada e cila do të lidhë korridorin që shkon drejtë veriut, me korridorin që shkon në perëndim, respektivisht me rrugën e shpejtë e cila është në plan drejt Nikshiqit, tha Spajiq. Ai ka theksuar se në këtë mënyrë do të lehtësohet qarkullimi përmes Podgoricës. “Projekti do të duhej të kushtojë 180-200 milionë euro, ndërsa gjatësia e rrugës është më shumë se 10 kilometra”, tha ai.

MILLATOVIQ KA KTHYER NË KUVEND LIGJET PËR TVSH-NË DHE AKCIZËN

Presidenti malazez Jakov Millatoviq ka kthyer në Kuvend për rishqyrtim ligjet për tatimin mbi vlerën shtesë (TVSH), akcizën dhe kontributet për sigurimet e detyrueshme shoqërore.

Në konferencën për media, ai tha se rritja e çmimeve është problemi më i madh me të cilin ballafaqohen sot qytetarët në Mal të Zi. Përmirësimi i shkrim-leximit mediatik është një sfidë që kërkon bashkëpunim ndërsektorial.“Prioriteti im ka qenë dhe do të jetë mbrojtja e qytetarëve nga rritjet e mëtejshme të çmimeve, prandaj po e kthej në Kuvend për rishqyrtim ndryshimin e Ligjit për TVSH-në dhe akcizat, i cili rrit TVSH-në dhe vendos akciza të reja, të cilat padyshim që rriten çmimet”, tha Millatoviq.“Këto dy ligje ulin drejtpërdrejt konkurrencën e ekonomisë sonë, veçanërisht të sektorit të turizmit dhe prodhimit të verës. Prandaj i bëj thirrje çdo deputeti – mos lejoni që barra e këtyre masave të bjerë mbi kurrizin e qytetarëve dhe ekonomisë malazeze. “Mos merrni përgjegjësi për një ndikim inflacioni shtesë në xhepat e qytetarëve që tashmë janë të prekur nga një nga normat më të larta të inflacionit në Evropë”, tha Millatoviq.

Ai pyeti se pse qeveria kërkon të shkatërrojë kompaninë tonë shtetërore. Millatoviq tha se ka marrë vendim për kthimin e Ligjit për kontribute për sigurime të detyrueshme shoqërore, i cili kërcënon stabilitetin e Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor (PIO) dhe sistemin e solidaritetit ndër breza. “Kjo nuk ka të bëjë me politikën, por me të ardhmen e njerëzve që gjithë jetën e tyre të punës ia kanë kushtuar Malit të Zi. “Deputetët duhet ta kuptojnë peshën e këtij vendimi, sepse ata do të jenë drejtpërdrejt përgjegjës për deficitin në Fondin Pensional dhe Invalodor”, tha Millatoviq. Ai tha se shqetësues është fakti që 5.5 për qind e pagës bruto merret nga punëtorët dhe Fondi dhe të kalohet në kapital të madh, i cili ka fitime rekord dhe pyeti se për interesat e kujt po bëhet kjo.

GJELAJ:BLLOKIMI I RRUGËS TUZ-BOZHAJ DHE TRANSPARENTËT PROVOKUESE JANË SKANDALOZE DHE NUK DUHET TË TOLEROHEN 

Në gjestin e një grup qytetarësh, të cilët të dielën kanë bllokuar rrugën Tuz-Bozhaj, duke shpërndarë transparente provokuese me mesazhin “Kur të kthehet ushtria në Kosovë”, ka reaguar kryetari i Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj, duke thënë se kjo është një shfaqje skandaloze dhe se ai dënon ashpër këtë ngjarje. Gjelaj tha se politika e jashtme e Malit të Zi është konsistente, e qartë dhe plotësisht e harmonizuar me politikën e aleancës së NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Mali i Zi, si vend që synon paqen dhe stabilitetin në rajon, nuk mund dhe nuk duhet të tolerojë asnjë aktivitet që cenon këto vlera”, theksoi Gjelaj. Mirëpo, siç shtoi ai, ngjarja në rrugën Tuz-Bozhaj, pavarësisht nëse është raportuar apo jo tubimi, ngre pikëpyetje serioze për veprimet e organeve kompetente. Edhe pse policia ka siguruar këtë tubimi, fakti që para syve tanë shpërndahen lirshëm mesazhe që nxisin konflikte, na mbetet të pyesim veten nëse drejtori i policisë dhe shërbimet kompetente kanë kryer në mënyrë adekuate sigurimin e këtij tubimi? “, thuhet në deklaratë të Gjelaj.

AKTAKUZA E NGRITUR PËR DEPËRTIM NË DEPON E GJYKATËS SË LARTË NË PODGORICË

Prokuroria Themelore e Shtetit ka ngritur aktakuzë kundër tetë personave për depërtim në depon e Gjykatës së Lartë të Podgoricës. Aktakuza është ngritur kundër shtetasve serbë – Vlladimir Eriq, Velko Markoviq, Millan Markoviq dhe Dejan Jovanoviq, si dhe ndaj shtetasve malazezë Nikolla Millaçiq, Predrag Mirotiq, Marijan Vulaj dhe Katarina Baqoviq. Në njoftimin e prokurorisë thuhet se gjatë kontrollit në depo janë sekuestruar në mënyrë të paligjshme 11 celularë, si dhe 19 armë zjarri.

KALLËZIM PENAL KUNDËR DY TEST ADMINISTRATORËVE

Qendra e Provimeve e Malit të Zi ka bërë kallëzim penal kundër dy test administratorëve për shkak të dyshimit se kanë lejuar kandidatët të kopjojnë gjatë provimit të maturës. Ministria e Arsimit njoftoi se test administratorët D.S. dhe L.V., kanë kryer veprën penale për shërbim të pavetëdijshëm në punë.

JOKOVIQ: DO TË BËJË GJITHÇKA PËR T'I NDIHMUAR FERMERËT QË TË KOMPENSOJNË DËMET

Ministri i Bujqësisë, Vlladimir Jokoviq tha se deri më tani janë hequr 59 krerë bagëti për shkak të sëmundjes Kju. Ai tha se Ministria nuk është përgjegjëse për varrosjen e kafshëve të ngordhura, por kjo është përgjegjësi e komunitetit lokal. Nga konferenca për media, ai bëri të ditur se do të bëjë gjithçka për t'i ndihmuar fermerët që të kompensojnë dëmet. Drejtori i Administratës së Sigurisë Ushqimore, Vlladimir Gjakoviq, theksoi se mundësia e infektimit me konsumimin e produkteve nga lopët e sëmura është pothuajse e pamundur.

PËRMIRËSIMI I SHKRIM-LEXIMIT MEDIATIK ËSHTË NJË SFIDË QË KËRKON BASHKËPUNIM NDËRSEKTORIAL

Përmirësimi i shkrim-leximit dhe shkrim-leximit mediatik është një sfidë që kërkon bashkëpunim ndërsektorial dhe sinergji në të gjitha nivelet, tha Ministrja e Kulturës dhe Mediave Tamara Vujoviq.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Shkrim-leximit, ajo përkujtoi se shkrim-leximi është një aftësi kyçe që u mundëson individëve të zhvillojnë potencialin e tyre, të realizojnë të drejtat e tyre dhe të marrin pjesë aktive në jetën shoqërore.

Vujoviq tha se në Mal të Zi duhet të ndërmerren hapa për të zhvilluar aftësitë e leximit tek fëmijët dhe të rinjtë.

Sipas saj, Strategjia për Media merret seriozisht me çështjen e arsimimit mediatik të të gjithë qytetarëve tanë.

Vujoviq kujtoi rezultatet e fundit të testit PISA, sipas të cilit 15-vjeçarët malazezë kanë aftësi më të këqija leximi se sa nxënësit një dekadë më parë, gjë që i distanconte edhe më shumë nga mesatarja botërore.

Siç shtoi ajo, në një botë ku teknologjia po përparon me shpejtësi dhe aksesi në informacion po bëhet më i lehtë, shkrim-leximi nuk do të thotë më vetëm aftësi për të lexuar dhe shkruar, por edhe të kuptuarit dhe përpunimin kritik të informacionit.

SHIMUN: ODA E MJEKËVE MERR PJESË AKTIVE NË KRIJIMIN E POLITIKËS SHËNDETËSORE

Oda e mjekëve, së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë, qëndron në margjinat e interesave të profesionit mjekësor dhe merr pjesë aktive në krijimin e politikës shëndetësore në Mal të Zi, tha ministri Vojisllav Shimun.

Nga data 4 deri më 8 shtator, Mali i Zi ishte nikoqir i Kongresit të 13-të të Forumit Mjekësor të Dhomave Mjekësore të Evropës Juglindore (SEEMF), në të cilin morën pjesë përfaqësues të 24 shteteve anëtare të asaj organizate, të organizuar nga Oda e Mjekëve të Malit të Zi.

Shimun, siç njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, ka thënë se mbajtja e një takimi të tillë profesional të njohur në Mal të Zi dëshmon për besimin dhe privilegjin e treguar ndaj Odës Mjekësore të Malit të Zi, pra edhe ndaj shtetit.

Ai theksoi se Oda e Mjekësisë merr pjesë në hartimin e të gjitha dokumenteve strategjike në fushën e shëndetësisë.

Shimun shtoi se qëllimi i kongresit është i shumëfishtë dhe dominues është shkëmbimi i përvojës dhe njohurive reciproke, si dhe takimi dhe lidhja e mjekëve nga rajoni, por edhe nga vende të tjera të Evropës dhe botës, me qëllim të trajtimit më të mirë të mundshëm të pacientëve.

Policia nuk i ka lejuar punëtorët e Koshutës të bllokojnë trafikun

Ish-punëtorët e Koshutës së Cetinës u mblodhën në vendin Krushevo zhdriello pas një takimi me ministren e Punës Naida Nishiq në Podgoricë me qellim për të bllokuar trafikun sot.

Por policia nuk ka lejuar bllokimin njëorësh dhe punëtorët kanë mbetur pranë rrugës.

Në takimin në Podgoricë, siç na ka njoftuar përfaqësuesja e punëtorëve Dijana Vujoviq, nuk ka pasur marrëveshje konkrete, por takimi i ri është caktuar për të dielën e ardhshme.

KONJUFCA: DIALOGU KOSOVË-SERBI, NË QORRSOKAK

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka folur për dialogun Kosovë- Serbi, për të cilin tha se ai ndodhet në një qorrsokak dhe që Serbia i ka kontribuar me veprimet e saj. "Mendoj që dialogu në formatin si ka qenë prej vitit 2011 e ka pasur arkivolin më 24 shtator të vitit të kaluar, me sulmin terrorist në Banjskë, sepse informatat që i posedon edhe bashkësia ndërkombëtare edhe institucionet tona të sigurisë, përfshirë edhe AKI-në, tregojnë qartë që ky grup i madh kriminal prej qindra personave e ka pasur mbështetjen e drejtpërdrejt prej shteti serb", tha ai. Konjufca tha se këtij grupi terrorist iu është ofruar logjistika dhe mbështetja shtetërore edhe poligonet ushtarake ku janë ushtruar dha armatosur. Kryeparlamentari ka folur edhe për trajtimin të cilin e ka quajtur të pabarabartë të Kosovës e Serbisë nga ana e Bashkimit Evropian. “Bashkimi Evropian nëse dëshiron palë te barabarta si dy shtete sovrane të kombeve të bashkuara, ashtu siç specifikohet në Marrëveshjen e Ohrit, nëse do me i mbyllë sytë e mos me reagua, ashtu siç i mbylli sytë edhe kur u mbyllen kufijtë, për të cilët pati mbështetje nga Beogradi, nuk e pashë asnjë reagim, dhe kjo na ka habitur”, tha Konjufca."Prandaj konsideroj se pikërisht për këtë arsye është shkatërrua minimumi i mirëbesimit që kërkohet në proceset e tilla negociatorësh", tha Konjufca.

KURTI PRET LULZIM HETEMIN DHE AUTORITETET E LEPOSAVIQIT NË PRISHTINË

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar sot me autoritetet lokale të Leposaviqit, përfshirë kryetarin e komunës, Lulzim Hetemin, për të diskutuar punën e kësaj komune me shumicë serbe në veri të Kosovës, si dhe për “shërbimet e reja” të ofruara prej agjencive që funksionojnë në kuadër të institucioneve qendrore të Kosovës. Në një komunikatë të lëshuar nga Qeveria e Kosovës, është thënë se udhëheqësia aktuale lokale ka krijuar “praktikë të mirë” kur është fjala për ofrim të shërbimeve ndaj qytetarëve brenda sistemit institucional të Kosovës. “Ata kanë diskutuar edhe për sfidat dhe nevojën për investime kapitale për qasje në ujë të pijshëm, ndriçim publik dhe infrastrukturë, sidomos në fshatrat e kësaj komune”, është thënë mes tjerash në komunikatë.

SULMET IZRAELITE NË SIRI VRANË 14 PERSONA, SIPAS MEDIAS SHTETËRORE SIRIANE

Numri i personave të vrarë gjatë natës në Siri, si pasojë e sulmeve izraelite, ka shkuar në 14, ndërsa i të plagosurve në mbi 40,ka raportuar media shtetërore siriane në mëngjesin e sotëm. Në sulmet izraelite është goditur qendra e Sirisë, është dëmtuar një autostradë në provincën Hama dhe janë përhapur zjarre. Vëzhguesi Sirian për të Drejta të Njeriut, organizatë me bazë në Britani të Madhe, Mka thënë se të paktën katër prej të vdekurve janë civilë. Mediat lokale kanë raportuar, gjithashtu, për sulme rreth qytetit bregdetar, Tartous. Ushtria izraelite nuk e ka komentuar ende akuzën për sulm.

SCHOLZ KËRKON RIPËRTËRITJEN E PËRPJEKJEVE PËR PAQE NË UKRAINË

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka bërë thirrje për ripërtëritjen e përpjekjeve për të sjellë paqe në Ukrainë, duke thënë se ai dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, janë pajtuar se nevojitet një konferencë e re për paqe në të cilën do të përfshihej edhe Rusia. Scholzi është nën trysni në vendin e vet, pasi të gjitha tri partitë e koalicionit të qendrës së majtë pësuan humbje të dhimbshme në zgjedhjeve rajonale një javë më parë, derisa grupet që synojnë marrëdhënie më të mira me Moskën, fituan më shumë vota. Zelensky tha në korrik se synon ta ketë gati një plan deri në nëntor, në mënyrë që Kievi të jetë në gjendje ta organizojë samitin e dytë ndërkombëtar për paqe në Ukrainë, duke shtuar se në të duhet të marrin pjesë edhe përfaqësues nga Rusia.

Tajfuni `Yagi` lë dhjetëra të vdekur në Vietnam

Tajfuni Yagi, stuhia më e fuqishme e Azisë këtë vit, la dhjetëra të vdekur në Vietnamin verior dhe dëme të konsiderueshme ndërsa u përplas drejt perëndimit, sipas vlerësimeve paraprake të qeverisë të hënën, ndërsa agjencia e motit paralajmëroi për më shumë përmbytje dhe rrëshqitje dheu. Tridhjetë e pesë persona kanë vdekur dhe 24 janë të zhdukur, kryesisht për shkak të rrëshqitjeve të dheut dhe përmbytjeve të shkaktuara nga tajfuni, njofton agjencia e menaxhimit të fatkeqësive të Vietnamit. Tajfuni arriti në tokë të shtunën në bregun verilindor të Vietnamit që është zonë industriale, ndërsa u reduktua në një depresion tropikal sipas vlerësimeve nga agjencia meteorologjike. Ai ndërpreu energjinë për miliona familje dhe kompani, përmbyti autostradat, ndërpreu rrjetet e telekomunikacionit, rrëzoi një urë dhe mijëra pemë ndërsa ndaloi aktivitetin ekonomik në shumë qendra industriale. Menaxherët dhe punëtorët në parqet industriale dhe fabrikat në Haiphong, një qytet bregdetar prej dy milionë banorësh, thanë të hënën se nuk kishin energji elektrike dhe po përpiqeshin të shpëtonin pajisjet nga shiu në impiante.

INTELIGJENCA GJERMANE THOTË SE NJË NJËSIT RUS KREU SULME KIBERNETIKE NDAJ NATO-S DHE BE-SË

Agjencia e inteligjencës së brendshme të Gjermanisë ka paralajmëruar kundër një grupi që i përket inteligjencës ushtarake ruse i njohur si njësiti 29155, duke thënë se ka kryer sulme kibernetike kundër shteteve anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Në një postim në platformën sociale X – të njohur më parë si Twitter – agjencia gjermane ka thënë se ka lëshuar paralajmërimin bashkë me Byronë Federale të Hetimeve të Shteteve të Bashkuara, agjencinë amerikane për siguri kibernetike CISA dhe partnerë tjerë ndërkombëtarë. Paralajmërimi vjen në kohën e rritjes së shqetësimeve në Evropë për mundësitë e shtrirjes së hakerëve dhe spiunëve rusë, prej nisjes së luftës së Moskës në Ukrainë, më 2022.Më herët gjatë vitit, Berlini e ka akuzuar Rusinë për kryerje të disa sulmeve kibernetike kundër Social-Demokratëve në pushtet, si dhe ndaj disa kompanive tjera që merren me logjistikë, mbrojtje, hapësirë ajrore dhe sektorë të teknologjisë informative.

NESËR MOT ME VRANËSIA MESATARE DERI PLOTËSISHT I VRANËT, ME RESHJE TË KOHËPASKOHSHME SHIU DHE BUBULLIMA

Sot në Mal të Zi mban mot i vranët, vende- vende me reshje të shiut, rrebesh dhe bubullimë. Frynë erë  mesatare deri e fortë nga drejtimet e jugut.

Temperaturat e shënuara në orën 14: Ulqin 29, Podgoricë e Budvë 28, Tivar 27, Beranë e Rozhajë 25, Plevle, Bjello Pole e Andrievicë 24, Guci 23, Nikshiq, Kollashin e Cetinë 22, Herceg Novi 21, Shavnik e Petnjicë 20, Plluzhinë 18 dhe në Zhablak 16 g.

Nesër pritet mot me vranësia mesatare deri plotësisht i vranët, me reshje të kohëpaskohshme shiu ose shi me bubullima. Era në orët e para të mëngjesit do të fryjë nga drejtimi jugor, gjatë ditës nga drejtimi verior dhe verilindor. Temperatura e mëngjesit do të jetë nga 11 deri në 22, kurse më e larta ditore nga 14 deri në 27 gradë.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се