Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

10. 09. 2024. 00:00 >> 17:16

Ditari 10.09.2024

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

Komisioni Evropian mirëpret kornizën ambicioze të Malit të Zi

Komisioni Evropian mirëpret kornizën ambicioze të Malit të Zi për përparimin në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe mbylljen e kapitujve të negociatave, tha Ana Pisonero, zëdhënëse e Komisionit Evropian. "Zgjerimi është dhe do të jetë prioritet strategjik i Brukselit e thotë edhe kryetarja Ursulla von der Leyen në udhëzimet politike për Komisionin e ardhshëm dhe e përsëriti edhe në Forumin Strategjik në Bled," tha Pisonero, duke shtuar se Komisioni është i gatshëm ta mbështesë Malin e Zi në ambiciet e tij për përparimin e shpejtuar drejtë BE-së.


A.Tajani sot qëndron për vizitë pune në Mal të Zi

Ministri i Punëve të Jashtme dhe bashkëpunimit ndërkombëtar i Italisë, Antonio Tajani sot qëndron për vizitë pune në Mal të Zi. Siç njoftoi ambasada italiane në Podgoricë, Tajani do të takohet me përfaqësuesit më të lartë të qeverisë për të theksuar angazhimin e vazhdueshëm të Italisë për rritjen, stabilitetin dhe perspektivën e integrimit europian të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Tajani do të takohet me presidentin Jakov Milatoviq dhe kryeministrin Millojko Spajiq, ndërsa sot paradite u takua me ministrin e Punëve të Jashtme, Ervin Ibrahimoviq. Tajani para vizitës në Mal të Zi tha se Ballkani Perëndimor është prioritet i politikës së jashtme italiane, të cilit i kushtojnë vëmendje të vazhdueshme, kurse në nivel bilateral, si kryesues i grupit të “Miqve të Ballkanit”, do të takohet sërish në Nju Jork pas disa ditësh.


Ibrahimoviq - Mali i Zi ka shanse reale për t'u bërë anëtar i ardhshëm i Bashkimit Evropian

Mali i Zi ka shanse reale për t'u bërë anëtar i ardhshëm i Bashkimit Evropian, u tha në takimin e zëvendëskryeministrit e ministrit të Punëve të Jashtme, Ervin Ibrahimoviq me shefin e sapoemëruar të delegacionit të BE-së në Mal të Zi, Johan Satler. Ibrahimoviq, siç u kumtua nga ministria e Punëve të Jashtme theksoi progresin e arritur në rrugën evropiane, duke shtuar se shoqëria malazeze ka treguar pjekuri dhe gatishmëri për të qenë pjesë e familjes së demokracive të zhvilluara. Kurse Satler vlerësoi në veçanti përparimi që Mali i Zi ka arritur deri më tani në integrimet evropiane.


Nik Gjeloshaj u takua me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës të Kosovës, Liburn Aliu

Zëvendës kryeministri e ministër i zhvillimit ekonomik, Nik Gjeloshaj u takua me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës të Kosovës, Liburn Aliu. Në takim, siç njoftoi në profilin e tij në rrjetin Facebook, Gjeloshaj tha se Qeveria e Malit të Zi me vendosmëri vazhdon të promovojë marrëdhëniet më të mira të mundshme me Kosovën, duke inkurajuar bashkëpunimin dhe komunikimin e ndërsjellë në rrugën drejt arritjes së qëllimit tonë të përbashkët, respektivisht anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Gjeloshaj tha se në takim theksuan rëndësinë e ndërtimit të autostradës Andrijevicë- Çakorr- Pejë si një nga potencialet më të mira infrastrukturore që lidh Malin e Zi dhe Kosovën dhe mundëson bashkëpunim më të ngushtë ekonomik mes dy vendeve.

Evropa tani 2 është e sigurt për rritjen e pagave dhe pensioneve në muajin tetor

Evropa tani 2 është e sigurt madje edhe para afatit të premtuar, për rritjen e pagave në tetor dhe pensioneve në janar, njoftuan nga Lëvizja Evropa Tani. “Prandaj, pensionistë, mos bini pre e spineve mediatike se të ardhurat tuaja do të jenë më të ulëta për shkak të rritjes së pagave”, thuhet në njoftim. Pensionistët, siç thanë ata, mund të kenë pensione më të ulëta vetëm nëse vinë në pushtet partitë që kanë mbështetjen e mediave të tilla dhe që ato të kthehen në pozicione vendimmarrëse. “Qëllimi i strukturave të tilla mediatiko- partiake është që pensionistët përsëri të bihen në pozicionin e të ardhurave nën çdo dinjitet”, thanë nga Lëvizja Evropa Tani.

Niveli i vetëvrasjeve në Mal të Zi është në krye të shkallës evropiane

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, niveli i vetëvrasjeve në Mal të Zi është në krye të shkallës evropiane dhe është dy herë më i lartë se mesatarja evropiane, njoftoi Qendra Klinike e Malit të Zi. “Ky numër brengosës i jetëve të humbura flet për faktin se problemi i vetëvrasjeve në vend ende nuk është njohur nga vendimmarrësit dhe hartuesit e politikave shëndetësore dhe sociale dhe se këtij problemi nuk po i përkushtohemi mjaftueshëm dhe me përgjegjësi”, kumtuan nga kjo Qendër me rastin e 10 shtatorit, Ditës Botërore të Parandalimit të Vetëvrasjeve. Gjithashtu në njoftim thuhet se çdo vetëvrasje ka pasoja të gjera sociale, emocionale dhe ekonomike dhe prek si individët ashtu edhe bashkësitë e tyre.

Ulja e çmimeve të derivateve

Në Mal të Zi prej mbrëmë në mesnatë të dy llojet e benzinës janë pesë cent më lirë, ndërsa eurodieseli dy cent, njoftoi Ministria e minierave, naftës dhe gazit. Sipas çmimeve të reja, benzina 98 tani kushton 1.46 kurse ajo 95, 1.42 euro.
Nafta për ngrohje ka rënë me tre cent dhe në 15 ditët e ardhshme do të kushtojë 1.29 kurse eurodizeli 1.33 euro. Ndryshimet e fundit të çmimeve ishin më 27 gusht, kur të gjitha llojet e karburanteve u liruan nga dy deri në tre cent.


Pas takimit me Lajçakun, Vuçiq paralajmëron kërkesa të Serbisë lidhur me “sulmet ndaj serbëve në Kosovë”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se do t’i prezantojë kërkesat e Serbisë, për shkak të “sulmeve substanciale dhe brutale ndaj popullsisë serbe në veri të Kosovës”. Ai ka thënë se në 72 orët e ardhshme do t’i adresohet publikut për “ato që bashkësia ndërkombëtare nuk i ka përmbushur, për ato që Serbia kërkon, dhe synon të bëjë”. Presidenti serb i ka bërë këto komente pasi është takuar me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Përveç me Lajçakun, ai është takuar edhe me ambasadorin amerikan në Beograd, Christopher Hill. Vuçiq ka thënë se Serbia është gjithmonë gati për dialog. “Mirëpo, Serbia nuk është gati dhe nuk do të lejojë persekutimin e popullsisë serbe, dhe është e qartë që ky është synimi i vetëm i Qeverisë së Kurtit”, ka thënë ai duke iu referuar kryeministrit të Kosovës. Presidenti serb ka thënë se në tetor do të prezantojë para Parlamentit serb “propozime me ndikim të gjerë”. Pas takimit me Vuçiqin, Lajçak nuk ka folur për mediat. Ai ka thënë ditë më parë se do të shkojë në Beograd për t’u përgatitur për takimin e radhës mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel të kryenegociatorëve.


Analistët: S’ka gatishmëri për zbatim të marrëveshjeve Kosovë-Serbi

Njohës të rrethanave politike në Kosovë kanë mendime të ndryshme nëse Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, do t’i bindë Kosovën dhe Serbinë që të kthehen në tavolinën e bisedimeve. Të njëjtit nuk shohin gatishmëri të palëve për zbatim të marrëveshjeve të arritura deri me tani, sidomos nga pala kosovare, pasi vendi është pak muaj larg zgjedhjeve parlamentare. Arta Tahiri për Radio Kosovën ka thënë se ka gjasa që Lajçak të arrijë shumë shpejt që të organizojë një takim. “Duke e ditur që jemi pak muaj para zgjedhjeve parlamentare, besoj që Kurti nuk është i interesuar të bëjë zbatim të marrëveshjeve e në veçanti asociacionin. Kjo është ajo që po e ngurtëson dialogun Kosovë- Serbi, dhe çdo iniciativë që vjen nga Bashkimi Evropian më konkretisht nga Lajçak, nuk besoj që do të marrë përgjigje pozitive nga pala kosovare. Në anën tjetër kemi edhe neglizhencën e palës serbe”, ka theksuar Tahiri. Analisti politik, Fidan Ukaj, thotë se përpjekjet e Lajçakut janë një lloj arsyetimi për punën me të cilën është i ngarkuar, derisa konsideron që nuk ka vullnet as nga Kosova e as nga Serbia për zbatim të marrëveshjeve të arritura. “Nuk pres që do të këtë një mundësi të zbatimit të marrëveshjeve apo rikthim në dialog, më shumë e shoh një vizitë për të arsyetuar punën, angazhimin e po ashtu pagesën e Lajçakut, se sa mundësi për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe aneksit në Ohër”, ka thënë Fidan Ukaj.

Të paktën 40 persona të vrarë në Gazë nga sulmi izraelit, thonë palestinezët

Një sulm izraelit në një kamp të mbushur me palestinezë të zhvendosur nga lufta në Gazë, ka vrarë të paktën 40 persona dhe ka plagosur 60 të tjerë, në orët e para të ditës së sotme, kanë thënë zyrtarët palestinezë. Izraeli ka thënë se ka shënjestruar militantë “të rëndësishëm” të Hamasit, deklarata që janë hedhur poshtë prej grupit militant. Hamasi është grup që udhëheq Gazën. Ky mund të jetë një prej sulmeve më vdekjeprurëse në Muvasi, një zonë e mbushur me tenda, e cila gjendet afër bregdetit të Gazës, të cilën Izraeli e ka shpallur zonë humanitare për qindra mijëra civilë, që i kanë ikur luftës mes Izraelit dhe Hamasit. Mbrojtja Civile, e cila është përgjegjëse për operacione të kërkim-shpëtimit në Gazë, ka thënë se ka mbledhur 40 trupa pas sulmit dhe ende është duke kërkuar. Sipas saj, familje të shumta janë vrarë nëpër tendat e tyre. Attaf al-Shaar, e cila është zhvendosur prej qytetit jugor të Gazës, Rafah, ka thënë se sulmi ka ndodhur pak pas mesnatës dhe ka shkaktuar zjarr. “Njerëzit janë djegur në rërë. Atyre u janë mbledhur vetëm copat”, ka thënë ajo për një gazetar të agjencisë së lajmeve Associated Press, në skenën e sulmit.

OKB gati “të hyjë” në Gaza

Kombet e Bashkuara shprehen të gatshme të ndihmojnë në mbikëqyrjen e një armëpushimi  që do t`i jepte fund luftimeve në Gazë, dhe makthit të popullsisë civile, edhe pse siç sqaroi kreu i agjencisë së njohur botërore, ajo nuk do të administrojë në mënyrë të drejtpërdrejtë territorin e munduar nga konflikti disa mujor, e as nuk ka në planë të dërgojë forca paqeruajtëse atje. Antonio Guterres pohoi për Associated Press se “OKB-ja do të jetë e gatshme të mbështesë çdo armëpushim”, por ai vetë nuk beson se Izraeli do të pranonte një rol më të gjerë të organizatës. Mes luftimeve qe vazhdojnë prej 11 muajsh tashmë, shteti hebre akuzoi disa punonjës të Kombeve të Bashkuara se iu bashkuan militantëve të Hamasit në sulmin e 7 tetorit ndaj Izraelit, që nxiti dhe ofensivën e ashpër të Tel Avivit.

Ukraina sulmon Rusinë me 144 dronë

Ukraina sulmon Rusinë me 144 dronë, duke vrarë të paktën një grua dhe duke mbyllur aeroportet. Sipas zyrtarëve rusë, 43 persona u evakuuan në qendra të akomodimit. Rusia tha se shkatërroi të paktën 20 dronë mbi rajonin e Moskës, i cili ka një popullsi prej mbi 21 milionë banorësh, dhe 124 të tjerë në tetë rajone të tjera. Sulmet me dron dëmtuan të paktën dy ndërtesa shumëkatëshe në lagjen Ramenskoye të rajonit të Moskës, duke u vënë flakën banesave. Më shumë se 70 dronë u rrëzuan gjithashtu mbi rajonin Bryansk të Rusisë dhe dhjetëra të tjerë mbi rajone të tjera, tha ministria ruse e mbrojtjes. Aty nuk raportohet për dëme apo viktima. Ndërsa Rusia përparon në Ukrainën lindore, Kievi është përpjekur ta çojë luftën në Rusi me një sulm të guximshëm në rajonin perëndimor të Kurskut të Rusisë më 6 gusht dhe sulme gjithnjë e më të mëdha me dronë thellë në territorin rus.


Bllinken, pritet të mbështesë Ukrainën gjatë vizitës në Londër

Sekretari amerikan i Shtetit, Antoni Bllinken, pritet të mbështesë Ukrainën gjatë vizitës në Londër për t’u takuar me kryeministrin britanik, Keir Starmer dhe zyrtarë tjerë britanikë. Bllinken po ashtu, pritet të deklarohet edhe për luftën në Gazë, dhe paktin AUKUS për mbrojtje, në mes të Uashingtonit, Londrës dhe Kanberras.

Debatë e K.Harris me D.Tramp

Debati mes Nënpresidentes demokrate Kamala Harris dhe ish-Presidentit republikan Donald Trump, që do të mbahet sonte, mund të jetë një nga momentet kritike të fushatës për zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Anketat tregojnë se gara është e ngushtë, duke e bërë edhe më të rëndësishëm paraqitjen e mirë për dy kandidatët në debatin, në të cilin ata do të do të përpiqen të tërheqin mbështetjen e një numri të vogël votuesish.

Kim Jong Un: Koreja e Veriut planifikon rritjen e arsenalit bërthamor

Lideri verikorean, Kim Jong Un, ka thënë se Pheniani do të rrisë arsenalin e armëve bërthamore, ka raportuar agjencia shtetërore KCNA. Kim ka thënë se stoku i armëve të tilla të Koresë së Veriut duhet të rritet në mënyrë eksponenciale. Ai i ka akuzuar forcat “armiqësore” se synojnë të sulmojnë Korenë e Veriut me armë bërthamore, pa specifikuar emrat e atyre shteteve, dhe pa ofruar ndonjë dëshmi. Sipas Institutit Ndërkombëtar për Kërkime të Paqes, me bazë në Stokholm, Koreja e Veriut aktualisht posedon rreth 50 koka bërthamore, ndonëse shifra e saktë nuk dihet. Ky vend është jashtëzakonisht i izoluar, për shkak të sanksioneve ndërkombëtare, lidhur me programin e armëve dhe programin bërthamor të këtij shteti.


Nesër mot kryesisht i kthiellët

Sot në Mal të Zi ka mbajt mot kryesisht i vranët dhe vende vende me reshje të shiut. Frynë erë e mesme deri e fortë e vende vende deri shumë e fortë nga drejtimi i veriut.
Temperaturat në orën 14: Budvë e Tivar 27 g, Ulqin 26, Herceg Novi 25, Cetinë 22, Nikshiq, Shavnik e Guci 18, Andrievicë e Petnicë 16, Beranë e Bjello Pole 15. Plevle, Kollashin e Rozhajë 14 dhe në Zhablak 14 g.

Për nesër në jug dhe bregdet parashihet të mbajë mot kryesisht i kthjellët dhe me vranësira të pakta, kurse në veri kryesisht i vranët por i thatë. Do të fryjë erë e mesme deri e fortë veriore, pas dite diçka më e dobët. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej 7 deri në 20, kurse më e larta e ditës prej 17 deri në 29 gradë celsius.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се