Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

08. 11. 2024. 00:00 >> 18:36

Ditari 08.11.2024

Ditarin e përgatiti, Violeta Gjokaj

Vazhdoi seanca e Kuvendit, deputetëve sot u përgjigjen ministrat Beçiq, Ibrahimoviq dhe Sharanoviq

Deputetët e Partisë Demokratike të Socialistëve e braktisën seancën e Parlamentit, në të cilën ministrat përgjigjen në pyetjet e deputetëve. Ata thonë se vendosën të ndërmarrin këtë hap për shkak se, siç pretendojnë ata, është një gjendje e jashtëzakonshme në sektorin e sigurisë. Para se ta braktisnin mbledhjen deputetja e PDS-së, Aleksandra Vukoviq- Kuç tha se Aleksa Beçiq dhe Danillo Saranoviq kanë përgjegjësi morale dhe politike dhe obligim të japin dorëheqje për shkak të situatës së sigurisë në Mal të Zi. I pari para deputetëve, Aleksa Beçiq, nënkryetar i Qeverisë për Siguri, Mbrojtje, Luftim të Krimit dhe Politikë të Brendshme, tha se kjo parti po e shfrytëzon situatën aktuale për të mos lejuar që të flitet se kush e solli sektorin e sigurisë në këtë situatë. Beçiq tha se pas nesh janë kohërat kur Petar Llazoviq dhe Lubo Milloviq ishin udhëheqësit e luftës kundër krimit dhe korrupsionit. Këshilli i Sigurisë Nacionale ka detektuar se proceset e gjata gjyqësore janë një problem për luftën efektive kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, kështu që do të propozohet një ndryshim gjithëpërfshirës në Kodin e Procedurës Penale, tha Beçiq. Përveç Beçiqit, sot në Kuvend përgjigjen edhe ministri i Brendshëm Danillo Sharanoviq dhe ai i Punëve të Jashtme Ervin Ibrahimoviq. Mali i Zi shumë shpejt do ta ketë shefin e misionit të NATO-s në Bruksel, ka thënë ministri i Jashtëm, Ervin Ibrahimoviq, duke theksuar se konsultimet në nivel të Qeverisë janë në vazhdim, për të zgjedhur kandidatin më të mirë të mundshëm. Ai për këtë foli sot në Kuvend, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit të Partisë Demokratike të Socialistëve, Andrija Nikoliq. Në pyetjet e deputeteve sot u përgjigj edhe ministri i punëve te brendshme, Danillo Sharanoviq. Ai tha se sektori i sigurisë ka qenë “shitur” kriminalitetit të organizuar dhe, sipas fjalëve të tij, kjo ka qenë “shitja” më e madhe e pronës shtetërore. Sharanoviq tha se për vite të tëra në këtë ministri  nuk është bërë plan kadrovik, por kriminal. ”Në krye të sektorit informativ dhe të sigurisë më në fund tani kemi njerëz të ndershëm dhe guximtarë”, deklaroi Sharanoviq, duke u përgjigjur në pyetjet e deputetëve të shumicës parlamentare, Vaso Obradoviq dhe Dejan Gjuroviq .

Spajiq: Problemi është mungesa e aktgjykimeve të shkallës së parë, vendosja e gjendjes së jashtëzakonshme nuk do të kontribuonte

Në seancën e mbrëmshme të Këshillit të Sigurisë Nacionale është theksuar shqetësimi mbi mungesën e aktgjykimeve të shkallës së parë, gjë që e vështirëson luftën kundër krimit të organizuar, thotë kryeministri Millojko Spajiq. Pas një diskutimi pesë orësh janë miratuar disa konkluzione, tha ai duke theksuar se pas vrasjeve të fundit janë të shqetësuar për situatën në vend. Kemi konstatuar se mosdhënia e vendimeve gjyqësore të shkallës së parë është një nga arsyet kryesore për këtë situatë që po shohim këto ditë, tha kryeministri duke theksuar se tema e seancës ishin vrasjet e fundit në luftën e klaneve. Siç informohet Portali i Radiotelevizionit të Malit të Zi, në seancën e mbrëmshme të Këshillit të Sigurisë Nacionale, nuk janë kërkuar dorëheqjet e ministrit të Punëve të Brendshme, Danillo Sharanoviq dhe drejtorit të Drejtorisë së Policisë, Zoran Bërgjanin.

“Spaiq dhe Sharanoviq janë të paaftë dhe të papërgatitur, kjo nuk ka ndodhur as në kohën e PDS-së”

Kryeministri Millojko Spajiq dhe ministri Danillo Sharanoviq janë të paaftë dhe të papërgatitur, tha lideri i Lëvizjes Qytetare URA Dritan Abazoviq në konferencën e sotme për media në Kuvendin e Malit të Zi. Ai tha se kanë pritur që të mbahet seanca e Këshillit për Siguri dhe mbrojtje, dhe ndaj se mbrëmë nuk kanë mundur të deklarohen, kanë pritur që sot të dalin me kumtesa. “Situata e sigurisë është komplekse, qytetarët janë të frikësuar pas rikthimit të konflikteve ndër klanorë. Pas këtij reagimi të Qeverisë dua të them se Millojko Spajiq dhe Danillo Saranoviq janë të paaftë, të papërgatitur dhe pa ide për t'iu përgjigjur këtyre sfidave”, ka theksuar Abazoviq. Tani, siç theksoi Abazoviq, u ka ra ndërmend të kërkojnë ndërhyrjen e Kuvendit për ndryshimin e ligjit.

Thelbi i integrimit në BE është pranimi i vlerave perëndimore

Thelbi i rrugës evropiane të Malit të Zi qëndron në pranimin e sistemit perëndimor të vlerave, jo në kufizimet administrative, tha kryetari i Social Demokratëve (SD) dhe një nga liderët e Bashkimit Evropian, Damir Shehoviq, në një takim me ambasadori i Austrisë, Kristijan Shtajner. Shehoviq theksoi rëndësinë e mbështetjes së Austrisë për procesin e integrimit evropian, i cili paraqet prioritetin më të rëndësishëm të politikës së jashtme të Malit të Zi. Sipas Bashkimit Evropian, ai ka shfrytëzuar rastin për ta njohur Shtajnerin me pikëpamjen e tij për situatën politike në Mal të Zi.

“Ai shprehu shqetësimin për mospërputhjen mes përkushtimit verbal të qeverisë aktuale ndaj agjendës evropiane dhe praktikës antievropiane që dëshmojmë pothuajse çdo ditë, veçanërisht nga disa përbërës të qeverisë, të cilët kanë qenë gjithmonë dhe janë edhe sot, kundërshtarë thelbësorë të vlerave perëndimore dhe mbrojtës të pozicioneve pro-Putin”, thuhet në njoftim.“Shtajner konfirmoi vendosmërinë e tij për të bërë të gjitha përpjekjet në mënyrë që Austria të vazhdojë të ofrojë mbështetje të fuqishme në procesin e integrimit evropian të Malit të Zi, duke shfrytëzuar klimën e favorshme për zgjerim që aktualisht mbizotëron në Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftim.

Diversifikimi i ekonomisë malazeze është imperativ

Ekonomia malazeze është e cenueshme për shkak të strukturës së saj të orientuar drejt shërbimeve, kështu që vlera shtesë e prodhimit dhe rritja e ekonomisë do të varet nga diversifikimi i ekonomisë malazeze, tha kryetarja e Odës Ekonomike (PKCG), Nina Drakiq. Ajo tha në konsultimin tradicional të Shoqatës Kroate të Ekonomistëve, që mbahet nga e mërkura deri sot në Opati, se Mali i Zi ishte republika më pak e zhvilluar e shtetit të përbashkët, por se sot ka arritur një nivel të konsiderueshëm të mesatares së BE-së. “Megjithatë, ekonomia malazeze është e pambrojtur, për shkak të strukturës së saj të orientuar drejt shërbimeve, kështu që vlera shtesë e prodhimit dhe rritja e ekonomisë do të varet nga diversifikimi i ekonomisë malazeze, që është jo vetëm një nevojë, por edhe një imperativ, konsideron Drakiq. Ajo shtoi se sot modeli i rritjes ekonomike bazohet në konsumin, i cili nuk është një recetë afatgjatë.

“Do të formojmë një komision me ftesë për mjekët nga Sllovenia”

Ministri i Shëndetësisë, Vojisllav Shimun ritheksoi se për rastin e lehonës se ndier nga Ulqini do të formohet një komision i përbërë nga mjekë nga jashtë dhe siç thotë ai është dërguar ftesë në Odën e mjekëve të Sllovenisë .Ministri i Shëndetësisë, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, pas dorëzimit të dhjetë autoambulancave të reja për nevoja të Institutit për Ndihmë Emergjente Mjekësore të Malit të Zi, ka komentuar rastin e Drita Tafa, lehonës së ndier nga Ulqini, si dhe konstatimi i drejtuesit të spitalit të Tivarit se janë ndjekur të gjitha procedurat. “Ne kemi kontrollin tonë të cilësisë dhe një komision të jashtëm që do të vlerësojë rastin dhe ai organ do të përbëhet nga ekspertë nga jashtë. Ftesa i është dërguar Odës Mjekësore të Sllovenisë dhe Ministrisë së tyre të Shëndetësisë dhe presim që sa më shpejt të na delegojnë pesë anëtarë”, shpjegoi Shimun.

Mali i Zi kryeson rajonin për sa i përket reduktimit të rrezikut nga fatkeqësitë

Falë investimeve në pajisje dhe kapacitete, Mali i Zi sot është në krye të rajonit për sa i përket zvogëlimit të rrezikut nga fatkeqësitë, siç dëshmohet nga rezultatet e arritura gjatë sezonit të sivjetshëm të zjarreve, tha ministri i Punëve të Brendshme Danillo Sharanoviq.

Gjatë Forumit Evropian për Reduktimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë, i cili u hap dje në Budva, Ministri i Punëve të Brendshme Danillo Sharanoviq kryesoi tryezën e rrumbullakët ministrore, ku mori pjesë Kamall Kishor, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Reduktimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë, Janez Lenarciq, komisioneri evropian për menaxhimin e krizave, si dhe shumë përfaqësues të tjerë të lartë të vendeve evropiane dhe të Azisë Qendrore. Me këtë rast, Sharanoviq theksoi rëndësinë e ndërtimit të një reagimi të unifikuar të vendeve të Evropës dhe Azisë Qendrore ndaj sfidave gjithnjë e më të theksuara të klimës dhe fatkeqësive natyrore.

Theks i veçantë gjatë diskutimit ishte ndikimi i ndryshimeve klimatike në shfaqjen e zjarreve në pyje dhe përmbytjeve. Ministri kujtoi fatkeqësitë që goditën Malin e Zi, por edhe mësimet e nxjerra nga ato përvoja, me referencë të veçantë për tërmetin e vitit 1979, i cili pati pasoja të rënda në bregdetin malazez.

Pjesëmarrësit e tryezës së rrumbullakët u angazhuan së bashku për përmirësimin e bashkëpunimit ndërshtetëror për të zvogëluar rrezikun e fatkeqësive natyrore.

Nga e hëna bëhet pagesë e dëmeve për fermerët

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, Vlladimir Jokoviq, u tha fermerëve se nga e hëna do të fillojë pagesa e dëmeve për bagëtitë e eutanizuara në vlerën e parashikuar.

Jokoviq sot është takuar me fermerë të cilëve bagëtia  u është prekur nga ethet Q dhe tema e takimit ka qenë tejkalimi i pasojave. Nga e hëna do të fillojë pagesa e dëmeve për bagëtitë e eutanizuara në vlerën e parashikuar”, u tha Jokoviq fermerëve.

Gjithashtu, u ra dakord që në fillim të vitit të ardhshëm, Ministria të gjejë modelin më adekuat për familjet në nevojë në prokurimin e lopëve të reja.

“Do të forcohet monitorimi epizotiologjik për sëmundje të tjera te blegtorët e rrezikuar”, tha Jokoviq. Në takim u diskutua edhe për masat e mbështetjes në të ardhmen për mëshqerrat shtatzëna dhe për formimin e mundshëm të Shërbimit për Regjistrat e Gjedheve.

“Ministria është një partner i besueshëm për fermerët dhe prodhuesit tanë bujqësorë”, konfirmoi Jokoviq.

Osmani kërkon përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Budapest, ka takuar sot kryeministrin e ri të Estonisë, Kristen Michal dhe me kryeministren e Letonisë, Evika Siliņa. Presidentja Osmani ka thënë se me kryeministrin estonez kanë folur për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës. “Ishte kënaqësi të takoj kryeministrin e ri të Estonisë, Kristen Michal.  Në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian, diskutuam për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës, si dhe për shtyrjen përpara të aplikacionit të Kosovës për anëtarësim në BE.Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar edhe me kryeministren Evika Siliņa. Në Facebook, Osmani ka shkruar se Letonia është një partner i fuqishëm i Kosovës, duke përkrahur jo vetëm shtet-ndërtimin, por edhe përpjekjet për integrimin euroatlantik. “Me kryeministren Evika Siliņa, biseduam për përkushtimin tonë të palëkundur për të avancuar në rrugën tonë evropiane, me theks të veçantë për anëtarësimin e Kosovës në KiE, heqjen e masave ndaj Kosovës, si dhe për ecjen përpara me statusin e kandidatit për vendin tonë”, ka shkruar Osmani.

Mbërrin në Shqipëri anija italiane me emigrantë

Një anije e marinës italiane ka mbërritur sot në portin e Shëngjinit, duke i sjellë në Shqipëri tetë emigrantë të kapur në ujërat ndërkombëtare, të cilët do të mbahen në qendrat e pritjes gjatë shqyrtimit të kërkesave të tyre për azil. Kjo është hera e dytë që Italia dërgon emigrantë në Shqipëri prej se dy qendrat e pritjes filluan punën në tetor, sipas një marrëveshjeje mes dy vendeve. Italia i dërgoi në Shqipëri fillimisht një grup prej 16 emigrantësh nga Bangladeshi dhe Egjipti muajin e kaluar. Katër prej tyre u kthyen në Itali në ditën e njëjtë, sepse ishin të mitur ose kishin probleme shëndetësore. Dymbëdhjetë të tjerët u kthyen mbrapa tri ditë më vonë, pasi një gjykatë në Romë urdhëroi që ata të mos mbahen në Shqipëri për shkak se vendet e tyre të origjinës – Bangladeshi dhe Egjipti – nuk ishin vende të sigurta.

Orban thotë se Trumpi do ta ndërpresë mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka thënë se Ukraina e ka humbur luftën kundër pushtimit rus dhe se presidenti i zgjedhur amerikan, Donalld Tramp, do ta ndërpresë mbështetjen e SHBA-së për Kievin. Orban është nikoqir i samitit dyditor në kryeqytetin hungarez Budapest, ku lufta në Ukrainë është lartë në agjendë në tubimin e liderëve të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, shumica e të cilëve besojnë se vazhdimi i furnizimit të Ukrainës me armë dhe ndihmë financiare janë elemente të rëndësishme për sigurinë e kontinentit. Ai parashikoi se Tramp, i cili i fitoi zgjedhjet në SHBA këtë javë, do t’i japë fund luftës në Ukrainë. Përndryshe, Rusia i ka vazhduar edhe sot sulmet ndaj qyteteve ukrainas, duke e goditur rajonin jugor Odesa, si dhe Harkivin, qytetin e dytë më të madh të vendit.

Erdogan: Shpresoj se Trump do t’i thotë Izraelit ta ndalë luftën

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka thënë sot se shpreson se presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donalld Tramp, do t’i thotë Izraelit ta “ndalë” luftën. Ai tha se një “fillim i mirë” do të ishte duke e ndërprerë furnizimin e Izraelit me armë nga SHBA. “Tramp ka dhënë premtime për t’u dhënë fund konflikteve... ne duam që ai t’i mbajë këto premtime dhe që t’i thotë Izraelit ‘ndalu’”, tha Erdogan. Turqia i ka kritikuar ashpër ofensivat ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës dhe në Liban, si dhe e ka ndërprerë tregtinë me Izraelin.

Përndryshe, zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka njoftuar sot se gati 70 për qind e viktimave që i ka verifikuar në luftën e Gazës, janë gra dhe fëmijë, duke thënë se e dënon shkeljen sistematike të parimeve themelore të ligjit humanitar ndërkombëtar.Izraeli nuk i ka komentuar ende gjetjet e raportit 32-faqesh të OKB-së.Ndërkohë që sekretari amerikan i Shtetit, Antoni Bllinken, planifikon të punojë deri në fund të mandatit për t’i dhënë fund luftërave në Gazë dhe Liban.

Bajden garanton se do të ketë transferim paqësor të pushtetit

Presidenti amerikan, Xho Bajden, në deklarimin e parë publik që kur republikani Donalld Tramp fitoi zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara, garantoi se do të ketë transferim paqësor të pushtetit, duke shtuar se kjo do të bëhet “sepse njerëzit e meritojnë këtë”.Presidenti amerikan tha se zgjedhjet e 5 nëntorit dëshmuan integritetin e sistemit zgjedhor amerikan. Disa demokratë e kanë fajësuar Bajden për humbjen e Haris, duke thënë se ai nuk është dashur që të synonte rizgjedhjen. Bajden u tërhoq nga synimi i tij për rizgjedhje në korrik, pas një paraqitjeje të dobët në debatin me Tramp, që ngriti dyshime për aftësinë e tij për të mposhtur atë. Ekipi i presidentit të sapozgjedhur amerikan, Donalld Tramp ka thënë se Bajden e ka ftuar atë që të takohet në Shtëpinë e Bardhë, por nuk kanë speficikuar ndonjë datë për këtë takim. Një ditë më parë, Haris pranoi humbjen dhe sikurse Bajden, duke premtuar se do të ketë transferim paqësor të pushtetit, teksa Tramp do të inaugurohet si presidenti i 47-të i SHBA-së më 20 janar 2025.

Nesër mot kryesisht i kthjellët

 Në Mal të Zi mbajti mot kryesisht me diell. Fryn erë e dobët nga drejtimet të ndryshme, në juglindje mesatare e drejtimeve lindore. Temperaturat e shënuara në orën 13: Budvë 24 gradë ,Ulqin 22 ,Heceg Novi e Tivar 21 ,Podgoricë 20 , Cetinë 19,Nikshiq 18,Rozhajë 17 ,Beranë e Kollashin 15,Plevle Zhablak ,Shavnik e Petnjicë 14 , Andrievicë 13 ,Bjello Pole 12 dhe ne Plluzhuinë 11.Për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht me diell, kohë pas kohe me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë kryesisht e dobët nga drejtimet e ndryshme ,në pjesët juglindore kohë pas kohe mesatare nga drejtimet verilindore. Pas dite dhe në orët e mbrëmjes, vende- vende edhe e fortë. Temperatura e mëngjesit prej -4 deri në 11 , kurse më e larta e ditës prej 12 deri ne 23 .

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се