- Hronika
- Montesong
- Kolumne
-
Radio
- Izdvajamo
-
Emisije
- Novosti dana
- Dokumentarni program
- Pop top
- Europuls
- Zrno po zrno
- Radio ordinacija
- Kulturna panorama
- Zelena priča
- Epoleta
- +382
- Spona
- Svijet jednakih šansi
- Matica
- Život po mjeri čovjeka
- Link
- Izokrenuti svijet
- Koracima mladih
- Moja profesija je...
- Sportski program
- Kulturno-umjetnički program
- Koracima prošlosti
- Naučno-obrazovni program
- Muzički program
- RCG
- R98
- Programska šema
- Trofej Radija Crne Gore
- Frekvencije
- Radio drama
Ditari
15. 11. 2024.
00:00 >> 17:22
Ditari 15.11.2024
Përgatiti, Musa Gjoka
KATËR MILIARDË NË BUXHETIN E PROPOZUAR PËR VITIN 2025KATËR MILIARDË NË BUXHETIN E PROPOZUAR PËR VITIN 2025
Sipas propozim-buxhetit për vitin 2025, të cilin Qeveria duhet ta përcaktojë në seancën e sotme, të hyrat totale janë planifikuar të jenë rreth 4,025 miliardë euro, mësoi “Vijesti” nga një burim në Qeveri. Nga kjo shumë, 1.5 miliardë janë planifikuar për buxhetin rrjedhës, 1.3 miliardë për buxhetin e fondeve të shtetit, 280 milionë për buxhetin kapital. Afati ligjor që qeveria duhet të përcaktojë dhe të dorëzojë në parlament propozim-buxhetin është 15 nëntori. Zyrtarisht nga Zyra e Qeverisë për Marrëdhënie me Publikun është bërë e ditur se konferenca për media me rastin e prezantimit të propozim-buxhetit për vitin 2025 do të mbahet të hënën në orën 12:00.
PARASHIKIMI I KE-SË PËR MALIN E ZI: VITIN E ARDHSHËM DO TË JENË MË TË LARTË INFLACION DHE BPSH
Rritja ekonomike në Mal të Zi vazhdoi, por u ngadalësua në gjysmën e parë të 2024, e nxitur nga rimëkëmbja e konsumit privat dhe investimeve, sipas parashikimeve ekonomike të Komisionit Evropian për vjeshtën e vitit 2024. “Programi Europa Tani 2 i miratuar së fundmi synon të rrisë të ardhurat e disponueshme duke rritur pagën minimale dhe duke ulur kontributet e pensioneve. Këto masa duhet të mbështesin rritjen e Bruto Prodhimit Shoqëror në vitin 2025, por edhe të kontribuojnë në rritjen e inflacionit”, parashikon KE. Gjithashtu theksohet se ecuria e mirë fiskale në vitin 2024 u mbështet nga rritja e fortë e të ardhurave, por edhe masat e reja, të cilat dobësojnë të ardhurat buxhetore dhe rrisin shpenzimet, duhet të sjellin një rritje të ndjeshme të deficitit buxhetor në periudhën 2025-2026. “Rritja e borxhit publik në të ardhmen dhe nevojat e larta për rifinancim paraqesin rreziqe fiskale”, thuhet në parashikimet.
BASHKËPUNËTORËT U NDALUAN, ORGANIZATORI DHE AUTORËT NUK U IDENTIFIKUAN
Nuk dihen ende organizatorët e grupit kriminal të formuar me qëllim të likuidimit të Petar Lipovinës dhe Zharko Pejakoviqit më 6 nëntor në Podgoricë, si dhe autorët e vrasjes. Aleksandar Daciq, Milan Marijanoviq dhe Nikoleta Uskokoviq, sipas hetimeve, akuzohen se janë anëtarësuar në një grup kriminal në vitin 2024, i cili është formuar nga një person i paidentifikuar ende me qëllim të vrasjes së dy shtetasve nga Cetina, Petar Lipovina dhe Zharko Pejakoviq. Për momentin nuk është identifikuar organizatori i likuidimit dhe as të gjithë anëtarët e grupit. Në urdhrin për zgjerimin e hetimeve, në të cilin TVMZ kishte akses, thuhet se gjatë vitit aktual, të arrestuarit janë bërë anëtarë të një grupi kriminal të formuar me qëllim të kryerjes së krimeve të rënda. “Grupi e ka organizuar një person të paidentifikuar deri më tani, në atë mënyrë që për realizimin e planit kriminal – vrasjen e viktimave Lipovina dhe Pejakoviq, dhe blerjen e armëve të zjarrit për kryerjen e tij, ka angazhuar disa anëtarë të paidentifikuar të shoqatës kriminale, në mesin e tyre edhe të pandehurit Aleksandër Daciq, Milana Marijanoviq dhe ndaj Nikoletës Uskokoviq”, thuhet në Urdhrin për zgjerimin e hetimeve.
POLICIA AKUZON MARKOVIQIN DHE PESË PERSONA TË TJERË PËR MASHTRIM DHE DËMTIM PREJ 40 MIJË EUROSH
Ndaj ish-drejtorit ekzekutiv të ndërmarrjes “Objektet sportive ” të Podgoricës, Vojisllav Markoviq është paraqitur kallëzim penal për keqpërdorim të pozitës zyrtare, ka njoftuar Drejtoria e Policisë. Zyrtarët e sektorit për luftë kundër kriminalitetit, Departamenti për luftën kundër korrupsionit, krimit ekonomik dhe zbatimit të hetimeve financiare se e akuzon Markoviqin dhe pesë persona të tjerë për mundësimin e tij kësaj ndërmarrje publike të Podgoricës, për të fituar në mënyrë të paligjshme dy banesa. Kallëzimi është ngritur kundër ish-kryetarit të Bordit të Drejtorëve të “Objekteve Sportive” Vesko Lekiq dhe 4 ish-anëtarëve të Bordit të Drejtorëve të “Objekteve sportive”. Ata dyshohet se kanë kryer vepra penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, me të cilat njëri prej të dyshuarve ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme së paku 40.000 euro, në dëm të buxhetit të Kryeqytetit të Podgoricës, gjegjësisht ndërmarrjes publike “Objektet sportive" Podgoricë.
KËSHILLTARË PËR DEPUTETË DUHET QË TI PAGUAJNË PARTITË E JO QYTETARËT
Pagat e këshilltarëve të deputetëve, të cilët deputetët duhet t'i punësojnë në të ardhmen, do të jenë rreth 1.5 milionë euro në vit, tha drejtoresha ekzekutive e Aksionit për Drejtësi Sociale, Ines Mrdoviq, duke shtuar se këto shpenzime duhet t'i bartin partitë e jo qytetarët. Kryetari i Kuvendit Andrija Mandiq ka paralajmëruar së fundmi në Kuvend se në propozim-buxhetin për vitin e ardhshëm do të futet një aneks, sipas të cilit çdo deputet do të mund të ketë një këshilltar që do ta ndihmojë në punën e tij. Mrdoviq beson se kjo është një iniciativë klasike partiake dhe se mund të jetë e pranueshme si për pushtetin ashtu edhe për opozitën. “Meqenëse jemi një shoqëri partitokratike, në të cilën partitë diktojnë gjithçka, nuk duhet të jemi naivë dhe të besojmë se do të angazhohen ekspertë përkatës, por do të jetë një mundësi për të ofruar një vend pune për personat partiakë, " tha Mrdoviq për agjencinë Mina.
MINISTRI KROAT I SHËNDETËSISË ARRESTOHET ME DYSHIMIN PËR KORRUPSION
Pas një operacioni të rrufeshëm, policia kroate arrestoi sot në mëngjes ministrin e Shëndetësisë, Vili Berosh, disa drejtues të lartë të shëndetësisë dhe mjekësisë si dhe drejtues të kompanive private, të gjithë nën hetim për korrupsion, njoftoi sot media kroate. Berosh, ministër i Shëndetësisë në tri qeveritë e kryeministrit konservator, Andrej Plenkoviq që nga viti 2020, kur ai menaxhoi sistemin kombëtar shëndetësor gjatë pandemisë së koronavirusit, u arrestua në shtëpinë e tij dhe më pas u kontrollua me urdhër të Zyrës për Luftën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Të paktën dy mjekë të tjerë që mbanin poste të larta në sistemin shëndetësor kombëtar dhe pesë persona të tjerë u arrestuan gjithashtu. Kryeministri Plenkoviq shkarkoi menjëherë ministrin Berosh, duke emëruar nënsekretarin aktual në krye të departamentit, në pritje të një emërimi të ri politik.
BE-JA ENDE PA VENDIM PËR HEQJEN E MASAVE NDAJ KOSOVËS
Në Bashkimin Evropian vazhdojnë të thonë se masat ndëshkuese ndaj Kosovës, të vendosura në vitin 2023, janë të përkohshme dhe se ato mund të hiqen, varësisht veprimeve në terren. Për heqjen e masave, sipas zyrtarëve në Komisionin Evropian, është i nevojshëm pajtimi i të gjitha shteteve anëtare. Kështu tha sot zëdhënësi i BE-së për çështje të politikës së jashtme dhe sigurisë, Peter Stano. “Përgjigja është sikurse herën e fundit. Çështja është duke u shqyrtuar në Këshill dhe do të vendoset nga vendet anëtare pa marrë parasysh se kur do të nisin mandatin institucionet e reja”, u përgjigj Stano në pyetjen se a do të hiqen masat ndëshkuese ndaj Kosovës para përfundimit të mandatit të Komisionit aktual Evropian apo do të pritet përbërja e Komisionit të ri.
TË PAKTËN DHJETË TË VDEKUR PAS ZJARRIT NË NJË SHTËPI TË PLEQVE NË SPANJË
Të paktën dhjetë të moshuar kanë vdekur pasi zjarri përfshiu shtëpinë e pleqve në qytetin Villafranka del Ebro, në veri të Spanjës, thanë autoritetet më 15 nëntor. Zjarri nisi në një nga dhomat, tha zyrtari kryesor në këtë rajon, Fernando Beltran. Të gjithë viktimat ishin të moshuar që jetonin në rezidencën "Jardines de Villafranca", shtoi ai gjatë një deklarimi për gazetarë. Zjarri shpërtheu rreth orës 05:00 të 15 nëntorit dhe zjarrfikësve iu deshën rreth dy orë që ta shuanin, tha një zëdhënës i Qeverisë rajonale. Dy persona janë në gjendje kritike dhe disa të tjerë po marrin trajtim mjekësor, tha kryetarja Volga Ramirez. Autoritetet po kryejnë hetime për të zbuluar shkakun e zjarrit.
SULMET GODASIN BEJRUTIN PAS URDHRIT IZRAELIT PËR EVAKUIM
Sulmet ajrore kanë goditur sot periferitë jugore të kryeqytetit libanez, pasi ushtria izraelite u bëri thirrje banorëve që të evakuohen. Agjencia kombëtare e lajmeve në Liban tha se një dron izraelit lëshoi dy raketa në Gobeir, në periferi të Bejrutit dhe më pas forcat ajrore kryen një sulm “shumë të rëndë” ajror që rrafshoi një ndërtesë afër zyrave komunale. Urdhri për evakuim u publikua në X nga zëdhënësi i ushtrisë Izraelite, Avichay Adreee, i cili u tha banorëve që të largohen dhe i paralajmërojë se do të kishte sulme të menjëhershme. “Të gjithë banorët në periferitë jugore, veçmas në zonën e Gobeirit, ju gjendeni afër ndërtesave dhe interesave që lidhen me Hezbollahun”, shkroi Adraee, duke iu referuar grupit militant libanez dhe partisë politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit.
RUSIA KRYEN SULM MASIV NË ODESA, MIJËRA UKRAINAS MBESIN PA NGROHJE
Rusia ka kryer një sulm masiv me dronë në qytetin-port ukrainas të Odesës, duke vrarë një grua dhe duke plagosur dhjetë të tjerë, përfshirë një djalë 9-vjeçar, thanë autoritetet më 15 nëntor. Si pasojë e sulmeve, mijëra ukrainas kanë mbetur pa ngrohje qendrore, tha guvernatori rajonal, Oleh Kiper. Kiper tha se një ndërtesë banimi në qendër të qytetit është shkatërruar plotësisht, ndërkaq disa ndërtesa të tjera banimi dhe dhjetëra makina janë dëmtuar. Ai tha po ashtu se linja kryesore për furnizim me ngrohje është goditur, duke detyruar autoritetet që ta ndalin furnizimin me ngrohje për afër 40.000 konsumatorë.
ORBAN: BE TË RISHQYRTOJË SANKSIONET NDAJ RUSISË NË MËNYRË QË TË ULEN ÇMIMET
Bashkimi Evropian duhet të rishqyrtojë sanksionet kundër Rusisë, pasi ato po mbajnë të larta çmimet e energjisë dhe po pengojnë konkurrencën ekonomike të bllokut, tha kryeministri hungarez, Viktor Orban.Udhëheqësit e BE-së kanë nënshkruar një deklaratë për konkurrencën gjatë samitit të tyre joformal të mbajtur javën e kaluar. “Çmimet e energjisë patjetër duhet të ulen. Kjo nënkupton se sanksionet duhet të rishqyrtohen sepse sipas politikës aktuale të sanksioneve, çmimet e energjisë nuk mund të ulen”, tha Orban gjatë një interviste për radion publike hungareze.
NESËR ME DIELL, DERI NË 17 GRADË
Sot në vendin tonë ka mbajtur mot i ndryshueshëm, në veri dhe bregdete me vranësira të pakta, kurse në pjesët qendrore kryesisht me diell. Frynë erë e mesme deri e fortë nga drejtimet e veriut. Temperaturat në ora 13 ishin; H. Novi 16, Budvë 15, Tivar 13, Podgoricë 12, Ulqin 10, Cetinë 9, Nikshiq 8, Shavnik 6, Plizhinë 4, Beran, B. Pole e Guci 3, Kollashin, Andrievicë, Rozhajë e Petnicë 2, Plevle 1 dhe në Zhablak -3 gradë. Për nesër meteorologët paralajmërojnë mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë e mesme deri e fortë nga drejtimet e veriut. Temperatura e mëngjesit prej -5 deri në 10, kurse më e larta e ditës prej 2 deri në 17 gra.
Коментари0
Остави коментар