- Hronika
- Montesong
- Kolumne
-
Radio
- Izdvajamo
-
Emisije
- Novosti dana
- Dokumentarni program
- Pop top
- Europuls
- Zrno po zrno
- Radio ordinacija
- Kulturna panorama
- Zelena priča
- Epoleta
- +382
- Spona
- Svijet jednakih šansi
- Matica
- Život po mjeri čovjeka
- Link
- Izokrenuti svijet
- Koracima mladih
- Moja profesija je...
- Sportski program
- Kulturno-umjetnički program
- Koracima prošlosti
- Naučno-obrazovni program
- Muzički program
- RCG
- R98
- Programska šema
- Trofej Radija Crne Gore
- Frekvencije
- Radio drama
Ditari
18. 11. 2024.
00:00 >> 18:48
Ditari 18.11.2024
Ditarin e përgatiti, Violeta Gjokaj
BPB DO TË DYFISHOHET NË GATI TETË MILIARDË, NUK KA MË "BILANCI ËSHTË ZERO"
Të ardhurat buxhetore për vitin 2025 arrijnë në 2,88 miliardë euro, ndërsa mjetet që mungojnë e kapin vlerën e 1,14 miliardë euro. Borxhi të cilin duhet paguar është në shumë prej 820 milionë, derisa shpenzimet janë 4 miliardë euro dhe janë 505 milionë më shumë se në vitin rrjedhës, njoftuan sot në konferencën për media, kryeministri Millojko Spajiq dhe ministri i Financave Novica Vukoviq, të cilët prezantuan projektligjin për buxhetin e vitit të ardhshëm. Kryeministri Spajiq theksoi se suficiti aktual është gjëja më e rëndësishme për një vend dhe se Mali i Zi ka nevojë për rritje, ulje të borxhit sipas Bruto Prodhimtarisë së Brendshme, paga dhe pensione më të larta, investime kapitale më të mëdha dhe theksoi se deficiti rrjedhës është nën kontroll. Sipas propozim-buxhetit për vitin 2025, të ardhurat totale janë planifikuar në më shumë se 4 miliardë euro.
TË PREMTEN, SPAJIQ DO T'U PËRGJIGJET PYETJEVE TË DEPUTETËVE
Kryeministri Millojko Spajiq do t'u përgjigjet pyetjeve të deputetëve të premten, në seancën e Kuvendit kushtuar Orës së Kryeministrit.
Afati për paraqitjen e pyetjeve drejtuar kryeministrit është jo më vonë se 72 orë para fillimit të seancës së posaçme.
Siç thuhet, në rend dite të seancës janë edhe pyetjet parlamentare lidhur me një temë të caktuar.
Seanca e posaçme e Kuvendit është caktuar për në orën 13:00.
DUKAJ: NUK KEMI PASUR MBROJTJEN KYÇE TË INFRASTRUKTURËS SË INFORMACIONIT
Në vazhdim të seancës në Kuvendin e Malit të Zi, sot u diskutua për Propozimin e Ligjit për sigurinë informative. Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, theksoi se Projektligji në fjalë është diskutuar në dy cikle, por sot fokusi duhet të jetë në aspektin e sigurisë kibernetike. Puna në këtë ligj ishte, siç thotë ai, gjithëpërfshirëse. Dukaj tha se në vitin 2016 ishte në fuqi Ligji për komunikimet elektronike, i cili nuk ishte nën përgjegjësinë e Ministrisë së administratës publike. "Ne jemi duke themeluar Agjencinë për shkak të infrastrukturës kyçe. Qëllimi kryesor është mbrojtja e infrastrukturës sonë informative dhe Agjencia do të jetë organ kryesor", tha Dukaj.
Deputeti i Demokracisë së Re Serbe (NSD), Dejan Gjuroviq, tha se është e pashmangshme të respektohet mendimi i partnerëve evropianë, por se ata nuk janë të bindur, por mendojnë vetë. Ai shtoi se kërkoi nga këshilli që të hetojë dhe ta nisë historinë nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2016, kur Agjencia për Komunikime Elektronike dhe Shërbime Postare (EKIP) ndërpreu komunikimin me Viber dhe WhatsApp nga ora 17:30 deri në orën 19:30.
Deputeti i PDS-së, Ivan Vukoviq, theksoi se nuk është e largët dita kur do të organizohen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare dhe kur qeveria do të ketë njerëz të përkushtuar ndaj interesave shtetërore dhe kombëtare të Malit të Zi.
Kjo zgjidhje ligjore, pra Projektligji për Sigurinë e Informacionit, nënkupton formimin e Agjencisë për Siguri Kibernetike, ka kujtuar Vukoviq në komentin e tij për projektligjin.
ZGJEDHJET NË BUDVA: I NJËJTI OBJEKTIV, E NJËJTA DISTANCË
Zgjedhjet e përsëritura lokale në Budvë nuk sollën ndonjë epilog të ndryshëm, kështu që listat kryesore morën të njëjtin numër mandatesh si në zgjedhjet e mëparshme, të cilat u mbajtën në maj të këtij vit, prandaj është e vështirë të parashikohet se kur dhe si mund të formohet qeveri e qëndrueshme lokale. Sipas rezultateve preliminare, koalicioni “Për Ardhmërinë e Budvës” fitoi 25,9 përqind të votave kurse Lista, “Budva qyteti ynë” 25,3 përqind. Partia Demokratike e Socialistëve ka marrë 21,9 për qind, Koalicioni i Demokratëve dhe Lëvizjes Evropa Tani 9,7 përqind të votave, “Lëvizja për qytet – Gjorgje Zenoviq” ka marrë 6,4 përqind, Aleanca Evropiane 5,9 ndërsa Lëvizja Qytetare URA 3,6 përqind të votave. Lista "Doktor Vujiçiq Bozhidar - Zëri për ndryshime", fitoi 1.2 për qind të votave dhe nuk e kaloi cenzusin për të hyrë në parlamentin lokal të këtij qyteti. Sipas këtyre të dhënave, “Për Ardhmërinë e Budvës” dhe lista, “Budva qyteti ynë” do të kenë nga 9 ulëse në Kuvendin komunal, PDS shtatë, Demokratët dhe PES-i nga tre, “Lëvizja për Qytet” dhe Aleanca Evropiane nga dy dhe URA një mandat. Në zgjedhjet lokale në Budvë votuan 60.7 për qind nga 19 mijë e 183 votues të regjistruar. Parlamenti lokal i Budvës ka 33 vende, kështu që për të formuar shumicën dhe pushtetin nevojiten 17 këshilltarë.
“DHUNA NDAJ GAZETARËVE ËSHTË E PAPRANUESHME, ÇËSHTJA DUHET TË MARRË FUND EFEKTIVISHT”
Institucionet kompetente duhet në mënyrë efektive t'i japin fund rastit të sulmit ndaj gazetares së Pobjeda-s, Ana Raiçkoviq dhe në këtë mënyrë të dërgojnë mesazh të qartë se shteti nuk do ta tolerojë dhunën ndaj gazetarëve, tha presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq. Ai sot priti gazetaren Raiçkoviq, e cila u sulmua verbalisht e pastaj edhe fizikisht javën e kaluar. Në takimi ishin edhe kryeredaktori e drejtori ekzekutiv i gazetës “Pobjeda” Nenad Zeçeviq. Siç njoftuan nga kabineti i presidentit, Millatoviq ka thënë se dhuna ndaj gazetarëve është e papranueshme.
APLIKIMET PËR PROGRAMIN E FORMIMIT PROFESIONAL DERI NË ORËN 14:00
Afati për regjistrimin e kandidatëve në Programin e aftësimit profesional me arsim të lartë, ishte sot deri në orën 14:00, njoftoi Ministria e Arsimit. Nga ky resor kumtuan se të gjithë kandidatët e mundshëm që kanë kaluar hapin e parë në procedurën e aplikimit kanë mundësinë të plotësojnë aplikimin, ndërkohë që theksuan se për ciklin e 13 të këtij Programi kanë aplikuar 2 mijë e 259 kandidatë me arsim të lartë, ndërsa 2 mijë e 54 përfitues kanë zgjedhur me sukses punëdhënësit. Siç njoftuan nga kjo Ministri, punëdhënësit këtë vit kanë shpallur 15 mijë e 671 vende të lira pune.
NESËR NË NIKSHIQ DO TË MBAHEN KONSULTIME ME PRINDËRIT PËR SISTEMIN ARSIMOR
Shoqata e prindërve nesër në Nikshiq do të organizojë konsultime për gjendjen e arsimit në Mal të Zi me prindërit e fëmijëve që vijojnë kopshtet, shkollat fillore dhe të mesme. Kjo shoqatë njoftoi se në këtë mënyrë prindërit do të përfshihen drejtpërdrejt në procesin e planifikimit të reformës në sistemin arsimor. Konsultimet organizohen nga Shoqata e Prindërve, në kuadër të projektit “Arsim cilësor për të gjithë fëmijët”, i cili realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, UNICEF-in, Bashkimin Evropian dhe Fondin e Kombeve të Bashkuara për ndërtimin e Paqes.
DREJTORIA PËR STATISTIKAT- MONSTAT ËSHTË DUKE ZHVILLUAR REGJISTRIMIN E BUJQËSISË
Nga data 1 tetori e deri më 1 dhjetor, Drejtoria për Statistikat- Monstat është duke zhvilluar Regjistrimin e Bujqësisë, sipas Ligjit për Regjistrimin e Bujqësisë dhe Ligjin për Statistikat Zyrtare. “Qëllimi i kryerjes së Regjistrimit të Bujqësisë është sigurimi i të dhënave ndërkombëtarisht të krahasueshme për përmirësimin e mëtejshëm të statistikave zyrtare në fushën e bujqësisë, si dhe të dhënave me rëndësi për krijimin e politikave të qëndrueshme bujqësore, thanë nga Monstati. Ata po ashtu thonë se Regjistrimi do të përfshijë të gjitha amvisëritë bujqësore që i plotësojnë kushtet në përputhje me Ligjin për Regjistrimin e Bujqësisë.
ÇMIMET E KORRIGJUARA TË TË GJITHA LLOJEVE TË KARBURANTEVE
Ministria e Minierave, Naftës dhe Gazit njoftoi se nga mesnata do të ketë korrigjime të çmimeve për të gjitha llojet e karburanteve.
Eurosuper 95 do të jetë më i lirë për një cent dhe do të kushtojë 1.42 euro.
Eurosuper 98 do të jetë më i lirë për një cent dhe do të kushtojë 1.46 euro.
Nafta për ngrohje do të shtrenjtohet një cent dhe do të kushtojë 1.31 euro për litër, ndërsa Eurodieseli do të shtrenjtohet dy cent dhe do të kushtojë 1.34 euro për litër.
KOSOVA DHE MAQEDONIA E V. THELLOJNË BASHKËPUNIMIN
Marrëveshja për kalime të përbashkëta kufitare ishte kryefjala për kryeministrin Albin Kurti gjatë takimit ndërqeveritar mes kabinetit në Kosovë e asaj në Maqedoni të Veriut që u mbajt në Prishtinë. Ai ka përmendur edhe investimet që priten të bëhen në infrastrukturën kufitare. Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, ka potencuar se vitin e ardhshëm bashkëpunimi ekonomik ndërmjet shtetit që ai udhëheq dhe Kosovës do të arrij shifrën prej gjysmë miliardë euro. Mickoski ka potencuar se marrëveshjet do të jenë nga fushat energjetike, kufitare dhe ekonomike. Ndërsa kryeministri Kosovar ka potencuar edhe rëndësinë e fqinjësisë së mirë dhe zbatimit të plotë në praktikë të çdo marrëveshje që nënshkruhet.
GJA: NESËR SEANCA PËR ISH-PRESIDENTIN
Nesër, në Gjykatën e Apelit (GJKKO) do të zhvillohet seanca për ish-presidentin Ilir Meta. Kreu i PL-së në një postim në rrjetin social Facebook, shprehet se ka dijeni të iniciativave të personave të paautorizuar nga unë apo spontane për të protestuar përpara gjykatës, ndërsa thekson se veprime të tilla janë të padobishme dhe madje të dëmshme për të.Ndryshe nga kreu i PD-së, Sali Berisha, Meta u bën thirrje mbështetësve që të distancohen nga çdo iniciativë për grumbullime dhe protesta.
BAJDEN KA HEQUR KUFIZIMET QË NUK E LEJONIN UKRAINËN TË PËRDORTE ARMATIME AMERIKANE PËR TË KRYER SULME NË THELLËSI TË TERRITORIT RUS
Administrata e Presidentit amerikan Xho Bajden ka hequr kufizimet që nuk e lejonin Ukrainën të përdorte armatime amerikane për të kryer sulme në thellësi të territorit rus, thanë për agjencinë e lajmeve Reuters tre burime që kanë dijeni për këtë çështje, një ndryshim i rëndësishëm në politikën e Shteteve të Bashkuara lidhur me konfliktin Ukrainë- Rusi. Ukraina planifikon të kryejë sulmet e saj të para me rreze të gjatë veprimi në ditët në vazhdim, thanë burimet për Reuters, pa dhënë detaje për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë e operacioneve. Shtëpia e Bardhë ende nuk pranoi të komentonte këtë. Rusia ka paralajmëruar se lehtësimi i kufizimeve për përdorimin e armëve amerikane nga Ukraina do të paraqiste një përshkallëzim të madh.
TË PAKTËN 11 TË VRARË, 89 TË PLAGOSUR NGA SULMI RUS NË UKRAINË
Një sulm raketor rus e goditi një ndërtesë banimi në qytetin verilindor të Ukrainës, Sumi, duke i vrarë 11 njerëz, përfshirë dy fëmijë, njoftuan sot zyrtarët ukrainas. 89 njerëz, përfshirë 11 fëmijë, u plagosën si pasojë e këtij sulmi, njoftoi shërbimi emergjent shtetëror i Ukrainës. Sulmi në Sumi i pasoi bombardimet e pareshtura ruse kundër rrjetit energjetik të Ukrainës. Kievi njoftoi se Rusia i përdori 120 raketa dhe 90 dronë gjatë sulmeve, si pasojë e të cilave humbën jetën shtatë njerëz. Forca Ajrore e Ukrainës tha se forcat ruse përdorën raketa të llojit Iskander-M, dhe një raketë të telekomanduar Kh-59, gjatë sulmit të natës.
NESËR MOT I VRANËT DHE ME RESHJE TË SHIUT
Për nesër meteorologët paralajmërojnë të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të përkohshme të shiut, në mbrëmje reshje më intensive.
Do të fryjë erë e mesme deri e fortë, pas dite deri shumë e fortë nga drejtimet e jugut. Temperatura maksimale e ditës do të jetë prej 7 deri në 17 gradë celsius.
Коментари0
Остави коментар