- Hronika
- Montesong
- Kolumne
-
Radio
- Izdvajamo
-
Emisije
- Novosti dana
- Dokumentarni program
- Pop top
- Europuls
- Zrno po zrno
- Radio ordinacija
- Kulturna panorama
- Zelena priča
- Epoleta
- +382
- Spona
- Svijet jednakih šansi
- Matica
- Život po mjeri čovjeka
- Link
- Izokrenuti svijet
- Koracima mladih
- Moja profesija je...
- Sportski program
- Kulturno-umjetnički program
- Koracima prošlosti
- Naučno-obrazovni program
- Muzički program
- RCG
- R98
- Programska šema
- Trofej Radija Crne Gore
- Frekvencije
- Radio drama
Ditari
21. 11. 2024.
00:00 >> 16:31
Ditari 21.11.2024
Përgatiti, Senad Gilaj
Ballijagiq është arrestuar në fshatin Golesha e Priboji, në Serbi
Alija Ballijagiq, i dyshuar për një vrasje të dyfishtë në Bijello Pole, është arrestuar sot në mëngjes në fshatin Golesha të Pribojit, në Serbisë, ka njoftuar ministri i Brendshëm i Serbis, Ivica Daçiq.
Ai ka thënë se Ballijagiq është arrestuar sot në mëngjes nga pjesëtarët e njësive speciale antiterroriste me ndihmën e forcave policore. Daçiq ka deklaruar se Ballijagiq, për të cilin ishte lëshuar urdhër i Interpolit për vrasje të dyfishtë, është gjetur në një shtëpi ku kishin informacione se ai herë pas here vinte atje. Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq me rastin e arrestimit të Ballijagiq tha se është e domosdoshme që i dyshuari për vrasjen e dyfishtë të ndiqet penalisht sa më shpejt. Ballijagić, i cili ishte në arrati për 26 ditë, dyshohet se ka vrarë motër e vëlla Maxhgal më 25 tetor në fashtin Sokollac afër Bijello Pole.
Sharanoviq: Arrestimi i Ballijagiq, shembull i punës ekipor dhe profesionalizmit
Forcat policore të Malit të Zi dhe Serbisë, me mbështetjen e ushtrisë malazeze dhe me bashkëpunimin e qytetarëve, edhe një herë treguan se si duket një shembull i vërtetë i punës ekipore dhe profesionalizmit, tha ministri i Punëve të Brendshme i Malit të Zi, Danillo Sharanoviq. Sharanoviq falënderoi Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë dhe të gjithë pjesëtarët e policisë serbe që morën pjesë në operacionin për arrestimin e Ballijagiqit. Sipas tij, kjo është një tjetër dëshmi se bashkëpunimi, këmbëngulja dhe përkushtimi sjellin rezultate edhe në veprimet më komplekse dhe kërkuese.
Arrestohet i dyshuari për vrasje në Podgoricë
Policia e Podgoricës arrestoi Sërgjan Vukçeviq, i cili dyshohet se ka vrarë Gorica Medojeviq të hënën në Podgoricë. Drejtoria e Policisë ka njoftuar se pjesëtarët e Qendrës rajonale të sigurisë “Qendra”, ë Podgoricë, mbrëmë pas mesnate në rrugën “Radosav Buriq”, kanë lokalizuar dhe arrestuar presonin me iniciale, S.V. Siç thuhet në njoftim të Drejtorisë së policisë, ai do të sillet në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë brenda afatit ligjor për hetime të mëtejshme.
Arrestohet një shtetas i Shqipërisë i dyshuar për pastrim parash
Shtetasi shqiptar me iniciale M.T. është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale të pastrimit të parave, në vlerë prej rreth 950.000 euro, njoftoi Prokuroria Speciale e Shtetit. Njësiti i Policisë Speciale, duke kontrolluar mjetin e transportit me ngarkesë të drejtuar nga M.T., kontrolli i të cilit është nisur nga Prokuroria Speciale e Shtetit, ka gjetur rreth 815 mijë euro. Më parë Drejtoria doganore, në vendkalimin kufitar Bozhaj, gjatë kontrollit të personit në fjalë ka gjetur 135 mijë euro. Në njoftim gjithashtu thuhet se M.T. është dorëzuar në zyrën e Prokurorisë speciale, i cili pas dëgjimit hetues i është caktuar masa e ndalimit deri në 72 orë.
Njoftimet për bomba janë dërguar në adresat elektronike të dy shkollave dhe në Ministrinë e Arsimit
Njoftimet për vendosjen e mjeteve shpërthyese janë dërguar në adresat elektronike në Ministrin e Arsimit, në Gjimnazin “Sllobodan Shkeroviq” dhe Shkollën Ekonomike “Mirko Veshoviq” në Podgoricë. Siç na thanë jozyrtarisht nga Drejtoria e policisë, në mesazhet kërcënuese thuhet se janë vendosur mjete shpërthyese. Policia po punon për zbardhjen e rastit.
Kryeministri Spajiq nesër do t'u përgjigjet pyetjeve të deputetëve
Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq do t'u përgjigjet pyetjeve të përfaqësuesve të klubeve të deputetëve, në seancën e posaçme të Kuvendit kushtuar orës së kryeministrit. Disa nga pyetjet të cilat do ti paraqiten kryeministrit janë nëse ai, për shkak të humbjes së dukshme të legjitimitetit politik, a do të japë dorëheqjen dhe do t'ua kthejë mandatin qytetarëve. Këtë pyetje e ka paraqitur deputeti i Partisë Demokratike të Socialistëve, Jevto Erakoviq. Mehmet Zenka nga Klubi i deputetëve të Unionit Demokratik Shqiptarë dhe Iniciativës Qytetare Kroate do ta pyesë Spajiqin nëse Ulqini do të përjetojë zgjidhje të drejtë për çështjen e kufijve të Mirave detare. Deputeti i Forumit Shqiptar, Artan Çobi, është i interesuar për fazën e projektit të ndërtimit të urës së Bunës që do të lidhë Ulqinin me Velipojën, dhe nëse është bërë ndonjë gjë në këtë drejtim, respektivisht nëse është rënë dakord për projektin final me Shqipërinë dhe kur do të fillojnë zyrtarisht punimet në këtë projekt. Vasilije Çarapiq, deputeti i Lëvizjes Evropa Tani është i interesuar nëse programi “Evropa Tani 2” sjellë rritje të borxhit publik, normës së përgjithshme të tatimit mbi vlerën e shtuar si dhe të çmimit të energjisë elektrike. Edhe disa klube tjera të deputetëve kanë paralajmëruar pyetje për kryeministrin, thonë nga Kuvendi.
Bashkëpunimi rajonal është një parakusht për stabilitet dhe përparim drejt BE-së
Në Tiranë është mbajtur takimi i Ministrave të Punëve të Jashtme të Nismës së Evropës Qendrore (CEI), në kuadër të kryesimit shqiptar të kësaj nisme. “Bashkëpunimi rajonal është nxitës i zhvillimit dhe prosperitetit ekonomik, por edhe parakusht për përparimin e mëtejshëm të Malit të Zi në rrugën evropiane”, deklaroi ministri i Jashtëm i Malit të Zi Ervin Ibrahimoviq. Në takimin e ministrave të jashtëm të Iniciativës së Europës Qendrore që u mbajt në Tiranë, ai tha se Mali i Zi ka hyrë në fazën finale të rrugës europiane dhe se është i fokusuar që deri në fund të vitit të mbyllë katër kapituj bashkëbisedues me BE-në. Siç tha Ibrahimoviq, Raporti pozitiv për përmbushjen e standardeve të përkohshme- IBAR dhe Raporti i progresit i Komisionit Evropian dhanë kurajo shtesë për vazhdimin e reformave në vend. Përndryshe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani tha se Shqipëria në kryesimin e saj në disa nisma ka bërë përpjekjet më të mira për të çuar përpara bashkëpunimin rajonal. Në përfundimit të takimit në Tiranë, vendet anëtare miratuan një deklaratë të përbashkët, teksti i së cilës nuk është bërë publik. Pas Shqipërisë, kryesimi për vitin 2025 do t'i kalojë Serbisë.
Sektori bankar dhe i Telekomunikacionit, më i lehti për investime në Mal të Zi
Këshilli i Investitorëve të Huaj prezantoi Librin e Bardhë për vitin 2024, ku vlerësimin më të mirë i dhanë sektorët e telekomunikacionit dhe bankave, ndërsa turizmi dhe tregtia shënuan rënie të indeksit afarist. Energjia mori një vlerësim mesatar, ndërsa sektori i transportit dhe logjistikës regjistroi rritje të lehtë të indeksit, por vlerësimi është ende i ulët. Indeksi i lehtësisë për afarizëm në vitin 2024 është 6,5 për qind dhe tregon rritje të lehtë prej 0,1 pikësh krahasuar me një vit më parë. Kjo është rritja e parë pas dy viteve rënie. Siç tha Tamash Kamarashi, kryetar i Bordit drejtues të Këshillit të Investimeve të Huaja, edhe pse indeksi i rritjes është i lehtë, tregon përparim në zgjidhjen e disa sfidave kryesore të biznesit. Ministri i Financave Novica Vukoviq gjatë prezantimit të Librit të Bardhë tha se qëllimi i Qeverisë është ta bëjë Malin e Zi më tërheqës për investitorët vendas dhe të huaj. Libri i Bardhë gjithashtu vë në dukje 23 rekomandime të reja të ndara në katër fusha në lidhje me talentin dhe kapitalin njerëzor, sundimin e ligjit, politikën tatimore dhe administratën publike.
Mali i Zi nga sot është pjesë e zonës së pagesës në euro
Mali i Zi prej sot është pjesë e gamës gjeografike të skemave të pagesave të zonës unike të pagesave në euro (SEPA), njoftoi Këshilli Evropian i Pagesave. “Banka Qendrore e Malit të Zi ndërmori përpjekje të konsiderueshme për të harmonizuar sistemet dhe rregulloret kombëtare të pagesave malazeze me standardet e Bashkimit Evropian, duke u bërë vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që iu bashkua fushëveprimit gjeografik të SEPA-s, me ç’gjë ka arritur moment historik të rëndësishëm në rrugën drejt anëtarësimit në BE”, thuhet në njoftimin e Këshillit Evropian për pagesa. Sipas vlerësimeve të Bankës Botërore, qasja e zonës unike të pagesave rezulton në kosto e transaksioneve deri në tetë herë më të ulëta për individët dhe kompanitë, pagesa më të shpejta, më efikase dhe më të sigurta, si dhe kursime të shumta në nivel rajonal, të cilat vlerësohen të jenë rreth gjysmë miliardë euro në vit. Hyrja e Malit të Zi në Zonën e vetme të pagesave në euro është konfirmim i reputacionit pozitiv të vendit, rregullimit adekuat dhe stabilitetit të sistemit bankar, kanë vlerësuar në Ministrinë e Financave.
Mugosha: Pranohen propozimet me qëllim të mbrojtjes së interesit publik
Shefi i Grupit Parlamentar të Socialdemokratëve dhe kryetar i Këshillit parlamentar për ekonomi, financa dhe buxhet, Boris Mugosha, njoftoi se Qeveria i ka pranuar propozimet e tij për përmirësimin e Ligjit të propozuar për Inspektim Buxhetor. Përndryshe, Qeveria propozoi që inspekcioni buxhetor të dorëzojë raportin vjetor për punën e tij në Këshillit për ekonomi, financa dhe buxhet të Parlamentit të Malit të Zi. Siç thuhet në dokument, Qeveria ka propozuar dy amendamente. Propozimi i parë ka të bëjë me obligimin ligjor ndaj inspektimit të lartpërmendur në Ligjin për inspektimin buxhetor, ndërsa propozimi i dytë i pranuar i referohet faktit që Ministria e Financave të dorëzojë raportin vjetor për punën e inspektimit te trupit punues i Kuvendi përgjegjës për çështjet buxhetore, si dhe që Inspeksioni Buxhetor të publikojë raportin vjetor të punës në ueb faqe. Siç thuhet në sqarim, ky propozim është bërë në mënyrë që të gjithë të interesuarit dhe mbi të gjitha qytetarët të kenë mundësi të marrin informacionin e nevojshëm për punën e Inspekconit buxhetor në mënyrë të thjeshtë dhe për qasje më të lehtë.
Ligji për Arsimin e Lartë të krijojë kuadër më të mirë për lirinë akademike dhe cilësinë e arsimit
Ligji për Arsimin e Lartë duhet të krijojë kornizë më të mirë për krijimin e programeve akademike që u përgjigjen nevojave të tregut të punës dhe jo nevojave të punonjësve në institucionet e arsimit të lartë, konsiderojnë nga Qendra për Edukim Qytetar. Këshilltarja e lartë e kësaj organizate joqeveritare (OJQ), Snezhana Kallugjeroviq, tha se në debatin publik, ata kanë dërguar komente, propozime dhe sugjerime të shumta për Projektligjin për arsimin e lartë, me qëllim që të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së këtij niveli të arsimimit dhe harmonizimin me nevojat e tregut të punës në Mal të Zi.
Arrestohen 11 persona në lidhje me tragjedinë në stacionin hekurudhor në Novi Sad
Prokuroria e Lartë Publike në Novi Sad të Serbisë njoftoi sot se 11 persona janë arrestuar në lidhje me shembjen e një strehe në një stacion hekurudhor në fillim të këtij muaji, si pasojë e të cilës vdiqën 15 njerëz. Streha prej betoni në stacionin e rinovuar rishtazi në qytetin verior të Serbisë u shemb më 1 nëntor, duke i lënë 15 njerëz të vdekur në vend, dhe tre të lënduar. Zyra e Prokurorit njoftoi në një komunikatë se 11 njerëz u arrestuan për kryerjen e veprave penale kundër sigurisë publike, pas intervistimit të një numri qytetarësh dhe analizimit të incidentit. Disa ditë pas incidentit, ministri i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës i Serbisë, Goran Vesiq, dha dorëheqje. Megjithatë, Vesiq tha në një konferencë të jashtëzakonshme për media se nuk e pranon fajin për incidentin, por u dha dorëheqje si “njeri i përgjegjshëm”. Tragjedia në Novi Sad nxiti një valë protestash në Serbi.
BE i kërkon Serbisë ta sqarojë pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginë
Bashkimi Evropian ka thënë se është në dijeni për shqetësimet e shqiptarëve në jug të Serbisë në lidhje me pasivizimit të adresave të tyre, dhe i ka bërë thirrje përsëri Beogradit zyrtar ta sqarojë këtë çështje, tha sot zëdhënësja për zgjerim në Komisionin Evropian, Ana Pisonero. Gjatë kësaj jave Gjykata Kushtetuese e Serbisë ia hodhi poshtë ankesën një banori shqiptar nga Medvegja për kthimin e adresës së tij, duke nxitur reagime. Pisonero nuk deshi t’i komentojë vendimet e gjyqësorit serb për rastet e pasivizimit të adresave të shqiptarëve, por e përsëriti shqetësim që BE-ja e kishte shprehur edhe në Raportin e Progresit për Serbinë muajin e kaluar.
Osmani: Rrezikimi i partneritetit me aleatët e cenon vetë mbrojtjen e Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalimin e saj vjetor para deputetëve bëri thirrje për ruajtjen e marrëdhënieve me vendet aleate, duke thënë se cenimi i marrëdhënieve me to e cenon vetë Kosovën. Ajo e cilësoi si të pabalancuar dialogun me Serbinë dhe kërkoi trysni ndërkombëtare ndaj Serbisë për respektimin e të drejtave të shqiptarëve atje. Duke folur në një seancë të bojkotuar parlamnetare nga dy prej tri partive më të mëdha opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës, presidentja e vendit tha se “aleanca e Kosovës me vendet e tjera është më e madhe dhe më e rëndësishme se cilido prej nesh si politikan”. Ajo bëri thirrje që Kosova t’i ruajë aleancat e saj, sepse ato, sipas saj, janë “gur themel i sukseseve tona dhe investim në të ardhmen tonë, ku Kosova do të jetë anëtare e barabartë në komitetin euroatlantik të kombeve të lira”.
Në Tiranë mbahet Kuvendi Kombëtar për Gjuhën Shqipe
Kuvendi kombëtar për gjuhën shqipe sot filloi punët në kryeqytetin shqiptar. Aktiviteti është konceptuar si një forum diskutimi për sfidat dhe mundësitë e gjuhës shqipe në epokën moderne, duke mbledhur zyrtarë, studiues, pedagogë dhe studentë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Kuvendi Kombëtar për Gjuhën Shqipe me temë “Sfidat e Gjuhës Shqipe në shekullin XXI” ka mbledhur së bashku në Shqipëri në prag të Ditës së Alfabetit zyrtarë të lartë, drejtues të institucioneve arsimore dhe studiues nga disa vende. I organizuar në formën e një forumi, ceremonia e hapjes është mbajtur në Pallatin e Brigadave në Tiranë me pjesëmarrjen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ministres së Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës, Arbërie Nagavci dhe zyrtarëve të tjerë. Në fjalën e tij në ceremoninë e hapjes, kryeministri Rama u shpreh se ky kuvend kombëtar i gjuhës shqipe, mund të duket modest në formatin e vet, por sipas tij është përmbajtjesor për disa arsye të rëndësishme. Kuvendi i Shqipërisë miratoi në shkurt të këtij viti shpalljen si festë zyrtare të Ditës së Alfabetit, që shëmohet më 22 nëntor.
Ukraina thotë se Rusia e sulmoi me raketë balistike ndërkontinentale
Ukraina njoftoi sot se Rusia lëshoi një raketë balistike ndërkontinentale gjatë natës, duke shënjestruar qytetin Dnjepër në pjesën qendrore të vendit. Kjo është hera e parë që Moska përdor një raketë të tillë gjatë luftës. Raportimet e Forcës Ajrore të Ukrainës për sulm rus me raketë balistike ndërkontinentale pasuan sulmet e Ukrainës me raketa amerikane dhe britanike ndaj objektivave brenda Rusisë këtë javë, pavarësisht paralajmërimeve nga Moska se një veprim të tillë do ta konsideronte si përshkallëzim të madh në luftën. Forca Ajrore e Ukrainës, thanë se trupat ruse sulmuan Dnjepër me lloje të ndryshme raketash, duke përfshirë edhe lëshimin e një rakete balistike ndërkontinentale. Nga Moska nuk komentoi menjëherë mbi deklaratën e Forcave Ajrore.
Rihapet Ambasada e SHBA-së në Kiev
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Ukrainë rifilloi funksionimin normal të punës pasi u mbyll një ditë më parë për shkak të kërcënimeve për një sulm të mundshëm ajror. “Ambasada e SHBA në Kiev ka rifilluar shërbimet pas një pezullimi të përkohshëm të punës", shkroi ambasadorja amerikane në Ukrainë Bridget Brink në rrjetin X. "Inkurajojmë qytetarët amerikanë që të qëndrojnë vigjilentë, të monitorojnë lajmet nga burimet zyrtare të Ukrainës për përditësime dhe të jenë të përgatitur të strehohen nëse shpallet një alarm ajror", shtoi ajo. Edhe Departamenti Amerikan i Shtetit kishte njoftuar më herët se priste që ambasada e Kievit të rifillonte funksionimin normal të enjten. Ambasada italiane, spanjolle dhe ajo greke mbyllën dyert gjithashtu të mërkurën për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme për sulme ajrore, ndërsa ambasada franceze qëndroi e hapur, por u bëri thirrje qytetarëve të saj të jenë të kujdesshëm. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha se mesazhet që nxisin panik ndihmojnë Rusinë, por paralajmëroi ukrainasit që t'u kushtojnë vëmendje alarmeve të sulmeve ajrore.
GJNP lëshon fletarrestime për Netanjahun dhe zyrtarët e Hamasit
Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar sot fletarrestime për kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanjahu, ish-ministrin e tij të Mbrojtjes, si dhe për zyrtarët e Hamasit, duke i akuzuar ata për krime lufte dhe për krime kundër njerëzimit për luftën në Rripin e Gazës, dhe për sulmet e tetorit 2023 në Izrael. Ky vendim nënkupton se Netanjahu dhe të tjerët tani kërkohen ndërkombëtarisht si të dyshuar dhe ka të ngjarë t’i izolojë ata edhe më shumë. Netanjahu dhe liderët e tjerë izraelitë e kanë dënuar kërkesën e kryeprokurorit të GJNP-së, Karim Khan, për lëshimin e fletarrestimeve për ta, duke e cilësuar si antisemitike. Edhe presidenti amerikan, Joe Biden, e kishte kritikuar kërkesën e Khanit dhe kishte shprehur përkrahje për të drejtën e Izraelit për ta mbrojtur veten kundër Hamasit.
Jo armëpushim në Gaza, SHBA vendos veton
Shtetet e Bashkuara i vendosën veton në një projekt-rezolute të OKB-së që parashikonte një armëpushim të menjëhershëm të luftës në Gaza. Këshilli i Sigurimit i OKB-së votoi me 14 vota pro dhe 1 kundër për projekt-rezolutën e propozuar nga 10 anëtarë jo të përhershëm të Këshillit prej 15 anëtarësh, por ajo nuk u miratua për shkak të vetos së SHBA-së. Dokumenti i paraqitur për votim “kërkonte një armëpushim të menjëhershëm, të pakushtëzuar dhe të përhershëm që të respektohej nga të gjitha palët, dhe më tej përsëriste kërkesën e saj për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve”. Rezoluta gjithashtu kërkoi raporte nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres mbi zbatimin e saj dhe një vlerësim gjithëpërfshirës të nevojave për Gazën brenda 90 ditëve. Kjo është hera e katërt që Uashingtoni vendos veton ndaj projektrezolutave të Këshillit të Sigurimit që kërkojnë armëpushim urgjent në Gaza.
Në “Hillton”, pritja me rastin e Festës Kombëtare
Mbrëmë ambasada e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi organizoi pritjen me rastin e ditës së pavarësisë së Shqipërisë. Ky eveniment tuboi përfaqësues të jetës politike e kulturore në Mal të Zi. Ambasadorja shqiptare në Mal të Zi, Zhaklina Peto në fjalën përshëndeste vlerësoi marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe potencoi rëndësinë e kësaj date historike për popullin shqiptar. Ndërsa të pranishmit i përshëndeten edhe zëvendës kryeministri i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj dhe zëvendës ministrja për Evropën dhe punë të jashtme Silda Çepe. Edhe Gjeloshaj dhe Çepe duke përshëndetur të pranishmit potencuan rëndësinë e marrëdhënieve të mira ndërshtetërore mes Malit të Zi dhe Shqipërisë, dhe se së bashku duhet punuar në të mirën e qytetarëve të vendeve dhe rajonit në përgjithësi.
Reagimi i menaxhmentit të RTMZ: “Na vjen keq për vendimin e Millatoviqit, tregoi se nuk i respekton institucionet shtetërore”
Transmetuesi mediatik publik i Malit të Zi (RTMZ) me keqardhje konstatoi vendimin e Presidentit të Malit të Zi, Jakov Millatoviq, për të mos marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 80 vjetorit të Servisit tonë Publik. Ky jubile i rëndësishëm nuk është vetëm festë e RTMZ-së, as festë e stafit drejtues të këtij mediumi, por mbi të gjitha është festë e institucionit dhe e gjithë qytetarëve të Malit të Zi, sepse gjatë tetë dekadave të ekzistencës sonë ne kemi qenë dëshmitarë, kronistë dhe partnerë në momentet kyçe të historisë dhe zhvillimit të vendit tonë. Përndryshe mbrëmë RTMZ festoi 80 vjetorin e themelimit. “Roli i profesionistëve synon forcimin e Servisit Publik për ta bërë atë institucion të fortë që duhet të jetë krenaria e këtij vendi”, tha në fjalën përshëndetëse drejtori i përgjithshëm i Radio Televizionit të Malit të Zi, Boris Raoniq me rastin e jubileut, 80 vjetorin e Servisit Publik. Sipas tij, RTMZ është i gatshëm të përballet me sfidat e epokës digjitale. Ministrja e kulturës dhe mediave, Tamara Vujoviq, ka uruar përvjetorin e RTMZ-së, duke theksuar se urimi i referohet ish-punëtorëve aktualë dhe të gjithë atyre që jetën e tyre të punës e kanë thurur në tetë dekada. "Radio Televizioni i Malit të Zi është dëshmitar i ndërtimit të vendit tonë. Është një nga shtëpitë mediatike më moderne edhe në rajon dhe më gjerë. Sigurisht që sfidat dhe aftësia për t'i tejkaluar këto sfida mbeten", theksoi ajo. Vujoviq siguron se Qeveria do të vazhdojë të jetë mbështetje për Transmetuesit Medial Publik.
Më së shumti borë në Beranë
Në Mal të Zi më së shumti borë sot në mëngjes ka rënë në Beranë, 15 centimetra, sipas të dhënave të publikuara në ueb faqen e Institutit për Hidrometeorologji dhe Sizmologji. Sipas njoftimeve, 14 centimetra borë janë matur në Kollashin, 8 në Shavnik, 7 në Rozhajë dhe 6 në Andrijevicë. Trashësia e borës në Guci ishte pesë dhe në Plluzhinë 4 centimetra.
Nesër mot i ndryshueshëm, paradite me shi, pas dite edhe skllotë dhe borë; gjatë natës ndërprere e të reshurave
Sot në Mal të Zi mbajti mot me vranësira të ndryshueshme por kryesisht i thatë. Fryn erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e ndryshme. Temperaturat në orën 14 u shënuan: në Budvë 16 gradë, Tivar 15, Ulqin 14, Herceg Novi 13, Podgoricë 12, Cetinë 8, Beranë e Nikshiq 7, Plevle 6, Rozhajë 5, Guci 3, Kollashin 2 dhe në Zhablak -2 gradë. Për nesër meteorologët paralajmërojnë të mbajë mot të vranët dhe me reshje të shiut, vende vende reshje të dendura. Pas dite rënie të temperaturës, kështu që në veri shiut do të kthehet në skllotë dhe borë. Në mbrëmje dhe gjatë natës ndërprerje graduale të të reshurave. Do të fryjë erë e fortë deri shumë e fortë nga drejtimet e jugut, kurse pas dite dhe në mbrëmje me intensitet diçka më të dobët veriore. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej 0 deri në 16 kurse më e larta e ditës prej 8 deri në 19 gradë celsius.
Коментари0
Остави коментар