Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема
MNE Play
MNE Play

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

14. 04. 2025. 00:00 >> 17:07

Ditari 14.04.2025

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

Sipas rezultateve paraprake të Komisionit Zgjedhor të Nikshiqit, lista e Partisë Demokratike të Socialistëve fitoi 14,580 vota në zgjedhjet lokale

Në Nikshiq e Herceg Novi dje u mbajtën zgjedhjet lokale. Në Nikshiq  votuan më se 72 përqind, ndërsa në Hercen Novi këtë të drejtë e shfrytëzuan më pak se 50 përqind të zgjedhësve. Sipas informacionit të parë, jozyrtar, në Nikshiq Partia Demokratike e socialistëve fitoi 16 mandate apo 35.5 përqind. Koalicioni së bashku për të ardhmen e Nikshiqit fitoi 15 vende , Lëvizja Evropa tani 5 ,Demokratët fituan tre  dhe Aleanca Evropiane, e cila për herë të parë doli në zgjedhje  fitoi dy këshilltarë. Ndërsa Lëvizja qytetare Ura humbi statusin parlamentar lokal.


Në Herceg Novi, më së shumti vota fitoi lista "Stevan Katiq , 31.9 për qind apo 12 mandate , Lista e Novit, me 25.59 për qind të votave, 10 mandate. Partia Demokratike e socialistëve" fitoi 5 ulëse, e po aq edhe Lista "Për të ardhmen e Herceg Novit dhe Bokës".

 

Seancën e sotme parlamentare, deputetët e filluan me diskutimin për zgjedhjet lokale në Nikshiq dhe Herceg Novi

Deputetet e Parlamentit të Malit të Zi vazhduan sot punën, të cilët në fillim të seancës folën për zgjedhjet lokale në Nikshiq e Herceg Novi.
Nga koalicioni "për të ardhmen e Malit të Zi", uruan, siç thonë ata, "kryetarin e ardhshëm të Komunës së Nikshiqit Marko Kovaçeviq".
Nga Partia Demokratike e Socialistëve, deklaruan se ata janë fituesit e zgjedhjeve në Nikshiq, dhe se "Evropa tani feston fitoren e saj, edhe pse është në fazë e zhdukjes".
Deputeti i partisë demokratike popullore, Dejan Gjuroviq tha se zgjedhjet e djeshme lokale në dy komuna u zhvilluan në atmosferë të qetë dhe korrekte.

 

Kryeministri malazez Milojko Spajiq ndodhet sot për vizitë zyrtare në Itali

Kryeministri malazez Milojko Spajiq ndodhet sot për vizitë zyrtare në Itali, me ftesë të Kryetarit të Këshillit të Ministrave të këtij shteti, Gjorgje Meloni. Spajiq, siç njoftoi Qeveria, do të bisedojë edhe me Presidentin e Italisë, Sergjo Mattarella, dhe Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Lorenzo Fontana. Gjithashtu bëhet me dije se Spajiq do të takohet edhe me nënkryetarin e Qeverisë së Italisë dhe kreun e diplomacisë italiane, Antonio Tajani, si dhe me përfaqësues të kompanisë Terna. Siç është njoftuar, Spajiq do të potencojë rëndësinë e integrimit evropian, angazhimin ndaj NATO-s dhe partnerëve perëndimorë, veçanërisht në kontekstin e rajonit strategjikisht të rëndësishëm të Ballkanit Perëndimor. “Vizita është një mundësi e mirë për të prezantuar rezultatet që ka arritur Mali i Zi, të cilat vijnë si rezultat i përmbushjes së detyrimeve nga axhenda evropiane”, thuhet në njoftim. Theksohet gjithashtu se vizita do të jetë një mundësi për të dinamizuar bashkëpunimin ekonomik në fushat e përcaktuara si të dobishme për të dyja palët."Duke marrë parasysh se një nga investimet më të suksesshme italiane u realizua nëpërmjet ndërtimit të një kablli elektrik, takimi me përfaqësuesit e Terna-s do të jetë një mundësi për të specifikuar forcimin e bashkëpunimit nëpërmjet investimeve dhe projekteve të reja", thuhet në platformë. Shtohet se Italia është një aleate dhe mike e Malit të Zi brenda NATO-s dhe një mbështetëse e idesë evropiane, kështu që vizita do të jetë një mundësi shtesë për të theksuar rëndësinë e mbështetjes në realizimin e prioriteteve të politikës së jashtme.

 

Tanja Fajon - është e rëndësishme të ndihmohen vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt BE-së

Ministrja e Jashtme sllovene Tanja Fajon tha sot, përpara takimit të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian (BE) në Luksemburg, se është e rëndësishme të ndihmohen vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt BE-së dhe theksoi se Mali i Zi po bën përparim të mirë. Ajo shprehu shqetësim për situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë, veçanërisht për shkak të retorikës separatiste që dëmton vendin në rrugën e tij drejt BE-së. "Ajo që po ndodh në rajonin tonë është e rëndësishme. Jemi veçanërisht të shqetësuar për situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë, veçanërisht për retorikën separatiste, e cila sigurisht dëmton vendin në rrugën e tij drejt BE-së", u tha Fajon gazetarëve para fillimit të takimit të ministrave të jashtëm. Ajo tha se dje në një takim joformal me ministrat e punëve të jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor, u ra dakord për domosdoshmërinë gjeostrategjike të ndihmës së vendeve në rrugën drejt BE-së deri në vitin 2030.

 

Gjykata Themelore në Podgoricë ka dënua sot me pesë muaj burg Goran Miqkoviqin

Gjykata Themelore në Podgoricë ka dënua sot me pesë muaj burg Goran Miqkoviqin për sulmin ndaj gazetares së Radio Televizionit të Malit të Zi, Dushanka Pejoviq. Në vendimin e dhënë nga gjyqtarja Dragana Lubarda, thuhet se koha e kaluar në paraburgim do të përfshihet në dënimin e Miqkoviqit. Miqkoviq u shpall fajtor për veprën penale të rrezikimit të sigurisë dhe, meqenëse gjatë procedurës nuk u vërtetua se ai e sulmoi Pejoviq për shkak të punës së saj gazetareske, ajo pjesë e aktakuzës u rrëzua, njoftoi rrjeti rajonal Safe Journalists. Më 9 mars, Pejoviq denoncoi në polici një burrë të panjohur për të në atë kohë, i cili iu drejtua me disa fyerje dhe kërcënime para apartamentit të saj në Podgoricë. Policia mbërriti në vendngjarje dhe arrestoi Miqkoviqin, i cili nga atëherë ndodhet në paraburgim. Në seancën dëgjimore më 10 prill, Pejoviq tha se Miqkoviq iu drejtua asaj me fjalë fyese dhe kërcënuese, por edhe me siedhje  trupore të stimuluara  në marrëdhënie seksuale si dhe me lëvizje trupore së bashku me fjalë të cilat poashtu  nënkuptonin dhunë seksuale.

 

Ndërtesa e re e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Podgoricë do të hapet me 25 prill

Ndërtesa e re e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Podgoricë, në ndërtimin e së cilës qeveria amerikane investoi 264 milionë dollarë, do të hapet më 25 prill, u njoftua nga ky mision diplomatik. Ambasada tha se ndërtesa e re do të përurohet nga ambasadorja e SHBA-së në Mal të Zi, Judy Reising Rajnke, presidenti malazez Jakov Millatoviq dhe drejtoresha e Byrosë për Ndërtimin e Objekteve Jashtë Vendit (OBO), Patrisha A. Lesina. "Qeveria amerikane investoi 264 milionë dollarë amerikanë në ndërtimin e kompleksit të ri", thuhet në deklaratë. Thuhet se gjatë fazës së parë, fillimi i së cilës u shënua me vendosjen e gurit të themelit në vitin 2020, u ndërtuan katër nga gjashtë ndërtesa të reja, u përmirësua infrastruktura komunale dhe u rinovua rrethimi i jashtëm. “Në fazën e dytë, e cila është në vazhdim, do të ndërtohën edhe dy ndërtesa të tjera, dhe punimet e mbetura do të përfundojnë deri në vitin 2027”, shtohet në njoftim.

 

PDK thotë se s’do të marrë pjesë në votimin për kryeparlamentarin, AAK-ja po

Partia Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë në votimin për kryeparlamentarin e ri gjatë seancës konstituive të Kuvendit, të caktuar më 15 prill, pa një “zgjidhje të qëndrueshme për Kosovën”. Por, ndryshe u shpreh Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila tha se në parim është për konstituimin e legjislaturës së nëntë të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Deputeti i zgjedhur nga PDK-ja, Mërgim Lushtaku, tha se partia e tij mendon se zgjidhja e qëndrueshme është që kandidati i saj për kryeministër, Bedri Hamza, të udhëheqë me ekzekutivin e ri. Ai tha se PDK-ja ka zhvilluar takime me partitë e tjera që në legjislaturën e kaluar kanë qenë në opozitë, dhe u bën thirrje që të ketë “një qëndrueshmëri në premtimet që kanë bërë sa i përket moszgjedhjes së kryeministrit aktual në detyrë, Albin Kurti, apo mosdhënies së mundësisë për formimin e Qeverisë Kurti 3”. Megjithatë, pas regjistrimit si deputet në legjislaturën e re, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se në parim partia e tij do të votojë për kryeparlamentarin e ri, që sipas ligjeve duhet të propozohet nga partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit.

 

Rashiq: Nuk jam optimist që të martën do të votojmë për Qeverinë e re

Kryetari i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë nga komuniteti serb, Nenad Rashiq, tha se nuk është optimist që më 15 prill – kur është caktuar seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës – të mund të formohet edhe ekzekutivi i ri. Këto deklarata ai i bëri pasi u regjistrua si deputet i legjislaturës së nëntë në Kuvendin e Kosovës. “Nuk jam optimist që nesër do të votojmë për Qeverinë”, tha Rashiq. Në seancën e 15 prillit, në rend dite është betimi i deputetëve dhe zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit. Rashiq tha se do të marrë pjesë në seancë dhe se do të votojë për kryeparlamentarin, që duhet të propozohet nga Lëvizja Vetëvendosje, "nëse ka ndonjë propozim që është i arsyeshëm". Rashiq, që aktualisht është ministër në detyrë për Kthim dhe Komunitete, tha se procesi i formimit të institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, është një proces i gjatë. “Nuk është hera e parë që mund të ndodhë një ngërç i shkurtër. Ju rikujtoj se më 2014 kemi pasur një situatë të tillë, atëherë po ashtu kam qenë deputet, por pas dy-tre muajsh është zgjidhë kriza.

 

Beogradi reagon pas njohjes së Kosovës nga Sudani

Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë ka shprehur "shqetësim serioz" lidhur me, siç u tha, "vendimin e shprehur verbalisht" të shefit të diplomacisë së Sudanit për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi të shtunën se Sudani e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Ajo u informua për këtë vendim nga ministri i Jashtëm i Sudanit, Ali Yousuf al-Sharif, gjatë Forumit të Diplomacisë në Antalia të Turqisë. Në një njoftim në X, Osmani tha se Kosova dhe Sudani janë pajtuar për të lidhur marrëdhënie diplomatike.

 

Macut ia dorëzon Kuvendit serb propozimin për Qeverinë e re, seanca më 15 prill

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, ka caktuar për nesër më 15 prill një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit , në të cilën do të zgjidhen anëtarët e Qeverisë së re serbe. Ky njoftim u publikua në faqen zyrtare të Kuvendit të Serbisë. Sipas Radio Televizionit të Serbisë (RTS), kandidati për kryeministër të Serbisë, Gjuro Macut, sot i ka dorëzuar Kuvendit propozimin për përbërjen e Qeverisë së Serbisë, së bashku me biografitë e anëtarëve të propozuar. Për zëvendëskryeministër të parë dhe ministër të Financave është propozuar Sinisha Mali, i cili ka ushtruar të njëjtën detyrë edhe më herët. Ministria i Punëve të Brendshme i është besuar Ivica Daçiqit, i cili po ashtu mbetet edhe zëvendëskryeministër. Adrijana Mesaroviq është propozuar për zëvendëskryeministre dhe ministre të Ekonomisë. Ajo e ka udhëhequr këtë resor edhe në Qeverinë e Millosh Vuçeviqit. Sipas propozimit të dorëzuar nga Macut në Kuvendin serb, pritet që në detyrat e tyre të mbeten edhe: Bratislav Gashiq (ministër i Mbrojtjes), Marko Gjuriq (ministër i Punëve të Jashtme), Dubravka Gjedoviq Handanoviq (ministre e Minierave dhe Energjisë), Zllatibor Lonçar (ministër i Shëndetësisë), Nikolla Selakoviq (ministër i Kulturës) dhe Millan Kërkobabiq (ministër për Kujdes ndaj Fshatit). Për ministër të ri të Arsimit është propozuar Dejan Vuk Stankoviq, profesor në Fakultetin e Mësuesisë në Beograd.

 

Ministrat e punëve të jashtme të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) po diskutojnë sot në Luksemburg

Ministrat e punëve të jashtme të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) po diskutojnë sot në Luksemburg situatën në Ballkanin Perëndimor, Ukrainë dhe Lindjen e Mesme. Gjatë drekës së punës, ministrat kanë  diskutuarë çështje të stabilitetit dhe sigurisë rajonale në Ballkanin Perëndimor. Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Kaja Kalas, ka folë dje me ministrat e punëve të jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në takimin e sotëm, ajo do të raportojë mbi vizitat e saj të javës së kaluar në Mal të Zi, Shqipëri dhe Bosnjë e Hercegovinë, raporton Hina. Sa i përket Ukrainës, disa shtete anëtare duan të përshpejtojnë punën për paketën e 17-të të sanksioneve kundër Rusisë, e cila do të përfshijë një embargo mbi importet e gazit. Në margjinat e takimit ministror, ​​do të mbahet një konferencë ndërqeveritare mbi anëtarësimin me Shqipërinë, vend i cili do të hapë negociatat në grupin 2, i cili mbulon disa kapituj që lidhen me tregun e brendshëm. Dialogu i parë politik i nivelit të lartë midis BE-së dhe Autoritetit Palestinez do të mbahet në orët e mbrëmjes. Të dyja palët do të diskutojnë situatën në Gazë dhe Bregun Perëndimor, marrëdhëniet dypalëshe dhe përparimin e mundshëm drejt një zgjidhjeje me dy shtete. Takimi bashkëkryesohet nga Kaja Kalas dhe kryeministri dhe ministri i jashtëm palestinez, Mohamad Mustafa.

 

Kallas: Tensionet në Ballkanin Perëndimor po rriten

Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, tha se tensionet në Ballkanin Perëndimor po rriten, andaj kërkoi që të vazhdojë procesi i zgjerimit të bllokut.“Ne shohim se po rriten tensionet dhe definitivisht duhet të lëvizim me procesin e zgjerimit dhe kjo është diçka e prekshme dhe vërtetë na duhen histori suksesi”, tha Kallas para takimit të Këshillit për Punë të Jashtme që po mbahet në Luksemburg. Kallas nuk përmendi shtetet, në të cilat, sipas saj po rriten tensionet. Por, së voni në Bosnje e Hercegovinë, autoritetet në entitetin e Republikës Serpska kanë ndërmarrë disa veprime, që kanë rritur shqetësimet e bashkësisë ndërkombëtare për shkëputjen e mundshme të këtij entiteti serb nga Bosnja. NATO ka thënë se nuk do të lejohet që të rrezikohet paqja në Bosnje, ndërkaq Shtetet e Bashkuara kanë thënë se po shqyrtojnë disa opsione veprimi, duke theksuar se nuk duhet të ndodhë “shpërbërja e vendit dhe një konflikt i ri”.

 

Xi: Nuk ka fitues në një luftë tregtare

Udhëheqësi kinez, Xi Jinping, tha se nuk ka fitues në luftën me tarifa, teksa Pekini dhe Uashingtoni kanë vendosur tarifa të larta ndaj importeve të njëri-tjetrit. Xi ka nisur turneun e tij në Azinë Juglindore me vizitën e sotme në Vietnam, duke sinjalizuar se Kina është e përkushtuar për tregtinë globale, pasi tarifat e vendosura nga presidenti amerikan, Donald Trump, tronditën ekonominë botërore. Edhe pse Trump ka pezulluar zbatimin e disa tarifave, tarifat ndaj Pekinit prej 145 për qind kanë mbetur në fuqi. Kina i është kundërpërgjigjur SHBA-së, duke vendosur po 145 për qind tarifë ndaj importeve amerikane. “Nuk ka fitues në një luftë tregtare apo në një luftë me tarifa”, shkroi X në një editorial që është publikuar në mediat shtetërore të Vietnamit dhe Kinës. “Shtetet tona duhet të mbrojnë me vendosmëri sistemin multilateral të tregtisë, zinxhirët industrialë dhe të furnizimit globalë si dhe mjedisin e hapur dhe bashkëpunues ndërkombëtar”, tha presidenti kinez Xi Jiping.

 

Nesër mot i ndryshueshëm

Sot në Mal të Zi ka mbajtë mot kryesisht i vranëlt dhe me reshje të dobëta të shiut. Frynë  erë edobët deri e mesme e vende vende deri e forte nga drejtimi i jugut. Temperaturat në orën 14:  Tivar 20 gradë, H.Novi e Ulqin 19, Budvë 17, Podgoricë, Beranë e B.Pole 16, Rozhajë 15, Plevle e Andrievicë 14, Guci 13, Kollashin, Plluzhinë e Shavnik 12, Nikshiq 11 dhe në Zhablak 6 gradë.

Për nesër, paradite parashihet  të mbajë mot kryesisht  i vranët dhe vende vende me reshje të dobëta të shiut, kurse pasdite mot kryesisht i thatë dhe pa të reshura. Do të fryjë erë e mesme deri e forte nga drejtimi i jugut. Temperatura e mëngjesit do të sillet prej 5 deri në 15 kurse më e larta e ditës prej 11 deri në 21 gc.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се