Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема
MNE Play
MNE Play

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

15. 04. 2025. 00:00 >> 17:06

Ditari 15.04.2025

Përgatiti, Gjokë Dukaj

Millatoviq, kërkon nga deputetët të shtyjnë debatin derisa të arrij mendimi i KE  

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, edhe një herë ka apeluar që  deputetët e Kuvendit të Malit të Zi, të shtyjnë debatin për Marrëveshjen e nënshkruar nga Qeveria e Malit të Zi me Emiratet e Bashkuara Arabe, derisa të arrijnë qëndrimet e Komisionit Evropian dhe agjencive kompetente në Mal të Zi.

Millatoviq, ka takuar sot përfaqësuesit e sektorit të OJQ -ve në Villa Gorica, ku temë e bisedimeve është marrëveshja e nënshkruar kohët e fundit midis Qeverisë së Malit të Zi dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Para nënshkrimit të marrëveshjes ndërshtetërore me Emiratet e Bashkuara Arabe ose ndonjë dokumenti të ngjashëm që mund të ketë elemente të ndihmës shtetërore, Qeveria duhej të konsultohej me Agjencinë për Mbrojtjen e Konkurrencës, dhe vetëm pas marrjes së mendimit, procedura e përmendur të zyrtarizohet, ka deklaruar kryetari i Këshillit të Agjencisë Dragan Damjanoviq. Duke pasur parasysh se ky hap nuk është respektua, Këshilli i Agjencisë do të japë udhëzime të sakta për shërbimet profesionale dhe të mbledhë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për fillimin eventual të procedurave të mëvonshme të kontrollit.

 

Mbështetje e fuqishme për hyrjen e Malit të Zi në BE

Kryeministrja e Italisë, Gjorxha Meloni, shprehu mbështetjen e saj të fuqishme për hyrjen e Malit të Zi në BE, gjatë presidencës italiane në gjysmën e parë të vitit 2028, si dhe lidhjen strategjike ekonomike të dy vendeve mike, u njoftua në takimin e kryeministres Meloni me kryeministrin e Malit të Zi, Millojko Spajiq.

Siç thuhet në rrjetin X, të kryeministrit Spajiq, në muajt në vijim pritet një vizitë e delegacionit të  biznesit dhe pas kësaj, siç ka thënë ai, do të vazhdojmë me lidhjen e marrëveshjes ndërshtetërore. “Ne pajtohemi se është e nevojshme të forcohen partneritetet me akterët me ndikim jashtë Evropës, veçanërisht me partnerë të besueshëm si SHBA-të dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, me të cilët të dyja vendet kanë nënshkruar ose planifikuar marrëveshje bashkëpunimi”, tha ai.

 

Raportet mes autoriteteve nuk do të ndikojnë në punën e pushtetit në Podgoricë

Kryetari i Komunës së Podgoricës, Sasha Mujoviq, vlerësoi se marrëdhëniet ndërmjet presidentit të shtetit, Jakov Millatoviq dhe kryeministrit, Millojko Spajiq, nuk do të ndikojnë në punën e autoriteteve në Podgoricë dhe thekson rëndësinë e lidhjeve ndërmjet dallimeve politike dhe përgjegjësisë ndaj qytetarëve. Po ashtu, Mujoviq tha se ka pasur bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë me kryeministrin, por edhe me presidentin e vendit, që nga dita e parë kur mori postin e kryetarit. Kryetarja e Kuvendit, Jelana Boroviniq-Bojoviq, beson se përbërja heterogjene e pushtetit në Podgoricë, paraqet cilësi shtesë të tij, sepse profilet e ndryshme ideologjike krijojnë konkurrencë të shëndetshme që përmirëson punën e Kuvendit dhe kontribuon në demokratizimin e pushtetit. Boroviniq Bojoviq, tha se në njëqind ditët e para të administrimit të ri të qytetit janë iniciuar shumë gjëra dhe se në atë periudhë të shkurtër nuk mund të pritet shumë, por mund të fitohen disa parakushte që janë të nevojshme për aktivitetet e ardhshme.

 

Në përkujtim të tërmetit të viti 1979

Në ditën e sotme, 46 vjet më parë, pikërisht me 15 prill të vitit 1979, në ora 7:19 të mëngjesit, Mali i Zi u godit nga një tërmet shkatërrues me intensitet 7 gradë të Rihterit. 101 persona humbën jetën në Mal të Zi dhe 35 në Shqipëri, kurse mbi 100 mijë mbetën pa çati mbi kokë. Epiqendra e tërmetit ishte në Detin Adriatik, midis Ulqinit dhe Tivarit, në një distancë prej 15 kilometrash nga bregu. Tërmeti zgjati dhjetë sekonda dhe u ndije përgjatë bregdetit të Malit të Zi dhe Shqipërisë duke lenë pas dëme katastrofike.

 

Millatoviq, dënon ashpër kërcënimet ndaj gazetarëve

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ka pritur sot gazetaren e të përditshmes “Vijesti”, Jelena Jovanoviq, e cila ishte cak i kërcënimeve e që po hetohet nga policia dhe prokuroria, dhe ka përsëritur se dënon ashpër kërcënimet e këtilla duke thënë se sulmet ndaj mediave janë të papranueshme.

“Pres reagim të shpejtë, të plotë dhe të prerë nga institucionet kompetente”, ka thënë Millatoviq, në rrjetin “X”.

Jovanoviq, thotë ai, ka raportuar për krimin e organizuar, korrupsionin dhe strukturat e sigurisë për vite me radhë, prandaj ka qenë nën mbrojtje të vazhdueshme policore që nga viti 2021.

 

Bojoviq, pret formimin e  pushtetit në Nikshiq në përputhje me parimet demokratike

Deputeti i Partisë Demokratike Popullore, Dragan Bojoviq, pret që në përputhje me parimet demokratike, pushteti në Nikshiq do të formohet nga subjektet që përbëjnë shumicën parlamentare.

Ai për emisionin "Link", të radios së Malit të Zi tha se janë shumë të kënaqur me rezultatet e arritura në Nikshiq, dhe se kanë shënuar hap para në krahasim me zgjedhjet e mëparshme.

 

Pushteti në Nikshiq, do të formohet mbi parimet demokratike

Bartësi i listës "Për të ardhmen e Nikshiqit" Marko Kovaçeviq, duke komentuar deklaratën e deputetit të  Lëvizjes Evropa Tani, Darko Dragoviq se subjekti i tij nuk e dëshiron atë për kryetar të Komunës, tha se pushteti lokal në Nikshiq do të formohej mbi parimet demokratike dhe pret që të jetë përsëri në krye të komunës.
Bartësi i listës së Demokratëve Stevan Katiq tha se është i kënaqur me rezultatet në Herceg Novi dhe shtoi se pjesëmarrja e vogël tregon se qytetarët jetojnë më mirë dhe nuk mund të blihen.
Në PDS dhe Aleancën Evropiane, deklaruan se kanë më shumë mbështetje pavarësisht abuzimeve zyrtare.

 

Seancë dëgjimore kundër P.Llazoviq

Në gjykatën e lartë në Podgoricë, u mbajt seancë dëgjimore kundër Petar Lazoviqit, të ngritur nga prokuroria e lartë e shtetit.
Lazoviq i cili akuzohet për veprën penale të rrëmbimeve, u deklarua se nuk është fajtor.

 

OKB: Malin e  Zi e  pret një rënie drastike të natalitetit

Sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara (OKB), pritet që deri në vitin 2055 numri i të porsalindurve në Shqipëri të jetë pothuajse katër herë më i vogël se ai aktual, njoftoi agjencia MIA. Në raportin e fundit të Kombeve të Bashkuara (OKB) për natalitetin, Shqipëria u evidentua si një nga vendet me rënien më të madhe të natalitetit. Sipas OKB-së, dy faktorë kryesorë qëndrojnë pas rënies së natalitetit në Shqipëri: emigrimi dhe plakja e popullsisë. Shqipëria nuk është e vetmja që pritet të përballet me këtë fenomen, pasi parashikimet e rënies së natalitetit prekin të gjithë rajonin e Ballkanit – ulje drastike parashikohen edhe në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

 

Kurti, jep dorëheqje nga posti i kryeministrit për të verifikuar mandatin e deputetit  

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit, në mënyrë që të mund të bëjë betimin si deputet i legjislaturës së nëntë. Dorëheqje kanë dhënë edhe anëtarët e tjerë të Qeverisë në detyrë të Kosovës, që janë zgjedhur deputetë.Kjo është bërë e ditur përmes një letre të cilën, Kurti i ka drejtuar Sekretariati të Kuvendit të Kosovës.

 

Nuk verifikohet raporti i Komisionit për verifikimin e mandatave

Seanca e Kuvendit të Kosovës që parashihej të nis në ora 10:00, nisi me vonesë- por pavarësisht kësaj nuk është se brenda saj u realizua ndonjë punë e madhe.

Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari njoftoi se pas një pauze të shkurtër ka ndërprerë seancën, për shkak të mosmiratimit të raportit të Komisionit për verifikimin e mandatave.

Tashmë nuk dihet nëse presidentja Vjosa Osmani do të thërrasë seancën e radhës brenda 48 orëve sic edhe parashihet, apo kjo situatë më pas do të mbetet në duart e Gjykatës Kushtetuese.

“Dorëheqja” e Kurtit nuk është se i bindi përfaqësuesit e partive politike sot në Kuvend që të votojnë Komisionin për verifikimin e mandatave të deputetëve. Këta të fundit nga partitë politike si LDK, PDK , AAK refuzuan që të votojnë pasi sipas tyre e gjithë kjo do të ishte shkelje e Kushtetutës.

 

Delegacioni i BE, përshëndet hapjen e kapitullit për tregtinë e brendshme

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka përshëndetur hapjen e grup - kapitullit për Tregun e Brendshëm, duke e cilësuar një zhvillim të rëndësishëm në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

Në një reagim zyrtar në platformën sociale “X”, delegacioni thekson rëndësinë e miratimit dhe zbatimit të reformave në përputhje me standardet evropiane.

Vijimi i përafrimit me legjislacionin e BE-së e afron Shqipërinë me një Evropë më të bashkuar dhe më të sigurt”, shkroi ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato.

Delegacioni e mbyll deklaratën me zotimin se BE do të vijojë të mbështesë Shqipërinë në çdo hap të këtij procesi integrues.

 

Kuvendi i Serbisë debaton zgjedhjen e Qeverisë së re serbe

Në Kuvendin e Serbisë sot është duke u mbajtur seancë, në të cilën do të zgjidhen anëtarët e Qeverisë së re serbe.

Në propozimin për përbërjen e kabinetit janë 30 ministra, prej të cilëve 10 janë emra të rinj.

Mandatari për përbërjen e Qeverisë së re të Serbisë, Gjuro Macut, në ekspozenë që paraqiti para deputetëve serbë, tha se institucionet duhet të funksionojnë me kapacitet të plotë dhe se kjo është detyra themelore e Qeverisë së re.

 

Gjykata Federale bllokon vendimin për dëbimin e emigrantëve

Gjykatësi i Gjykatës Federale në Boston bllokoi vendimin e administratës së Presidentit Amerikan Donald Tramp për të hequr statusin juridik për 532 mijë emigrantë.
Vendimi i gjykatësit është i fundit për të sfiduar presionin e Trampit mbi dëbimet e shpejta dhe masive që kanë në shënjestër amerikano- latinët.

 

Ushtarët kinez thonë se ishin të “mashtruar”

Dy shtetas kinezë të kapur duke luftuar kundër Ukrainës thanë gjatë një konference për shtyp se ishin “ushqyer me gënjeshtra” nga Rusia dhe se forcat e Vladimir Putin nuk ishin aq të forta sa pretendonin.

Ushtarët, u kapën duke luftuar për Rusinë në Ukrainën lindore në fillim të këtij muaji.

 

Nesër, mot kryesisht i kthjellët

Për nesër meteorologët  parashikojnë mot kryesisht të kthjellët.  Pasdite pritet vranësim gradual dhe me reshje të dobëta të shiut.

Do të fryjë erë e mesme deri e fortë e drejtimeve të jugut. Temperatura e mëngjesit prej 6 deri në 15, kurse më e larta e ditës 17 deri në 26 gradë celsius.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се