- Hronika
- Kolumne
-
Radio
- Izdvajamo
-
Emisije
- Dokumentarni program
- Pop top
- Europuls
- Zrno po zrno
- Radio ordinacija
- Kulturna panorama
- Zelena priča
- Epoleta
- +382
- Spona
- Svijet jednakih šansi
- Matica
- Život po mjeri čovjeka
- Link
- Izokrenuti svijet
- Koracima mladih
- Moja profesija je...
- Sportski program
- Kulturno-umjetnički program
- Muzički program
- Koracima prošlosti
- Naučno-obrazovni program
- RCG
- R98
- Programska šema
- Trofej Radija Crne Gore
- Frekvencije
- Radio drama
Ditari
18. 04. 2025.
00:00 >> 17:20
Ditari 18.04.2025
Përgatiti, Gj. Dukaj
Këshilli përkatës, miratoi propozimet lidhur me marrëveshjen me Emiratet e Bashkuara
Këshilli Parlamentar për Ekonomi, Financa dhe Buxhet miratoi dy opinione për marrëveshjet ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA). Votimi u bë pas gati tetë orësh diskutim dhe dy mendime do t'i përcillen komisionit përkatës, pra organit për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe mërgimtarët. Sipas këtij mendimit, vlerësimi i ndikimit fiskal në buxhet do të përcaktohet më vonë, në varësi të projekteve të mundshme. Kryeministri Millojko Spajiq, tha se përfitimet nga projektet e paralajmëruara janë të mëdha, duke theksuar se praktikat nga e kaluara, si mos konsultimi me Parlamentin dhe komunitetin vendor, nuk do të ndodhin tani. Spajiq, tha se marrëveshja na mundëson të tërheqim 35 miliardë euro.
"Kjo varet nga ne, nga vullneti ynë për të mundësuar projekte. Potenciali mund të jetë edhe më i madh," tha Spajiq.
"Unë e kuptoj që shumë kanë frikë nga bashkëpunimi midis Malit të Zi dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, mund të shfaqen disa informacione interesante për sigurinë që mund të jenë të papërshtatshme për disa që ishin ose janë ende në jetën politike të Malit të Zi. Prandaj ndoshta për këtë edhe ndodhin opstruksionet”, tha kryeministri.
M. Gorçeviq; “Është koha për anëtarësim në BE”
Ministrja e Çështjeve Evropiane Maida Gorçeviq, tha në forumin "BE takon Ballkanin" i cili po mbahet në Sofje, se është koha për anëtarësim në BE dhe se qytetarët e vendeve tona duan rezultate dhe institucionet e BE-së pranojnë se një politikë e besueshme e zgjerimit është çelësi i stabilitetit dhe qëndrueshmërisë së të gjithë kontinentit.
"Evropa nuk është vetëm një treg i përbashkët - është një bashkësi vlerash. Sundimi i ligjit, liria, demokracia dhe solidariteti - këto janë themelet e BE-së. Dhe Ballkani Perëndimor natyrisht i përket atij komuniteti, jo vetëm nga gjeografia, por edhe nga besimet dhe aspiratat e tij", tha Gorçeviq. Forumi i organizuar nga partia Alde, Klubi Atlantik dhe Forumi Liberal Evropian, mblodhi së bashku përfaqësues të lartë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Turqisë dhe Rumanisë, ndërsa fjalën e hapjes e mbajti Komisionerja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos. Gorçeviq, tha se reformat gjithëpërfshirëse të zbatuara nga Qeveria kanë për qëllim forcimin e institucioneve, përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve dhe përshpejtimin e rrugës drejt BE-së.
Gjermania mbështet fuqishëm perspektivën e anëtarësimit në BE
Ambasadori gjerman në Mal të Zi, Peter Felten, tha në një intervistë për Portalin RTMZ, se Gjermania mbështet fuqishëm perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE) të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe Ukrainës dhe Moldavisë, dhe veçanërisht Malit të Zi, i cili ka përparuar më së shumti në procesin e anëtarësimit. Gjermania mbështet fuqimisht perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe Ukrainës dhe Moldavisë, e veçanërisht Malit të Zi, i cili ka përparuar më së shumti në procesin e anëtarësimit dhe për këtë arsye me të drejtë mban emrin “Frontruner”. Procesi i anëtarësimit bazohet në merita, që do të thotë se aplikantët për anëtarësim duhet të plotësojnë të gjitha kriteret e dakorduara përpara se të konsiderohen për anëtarësim. Kjo është arsyeja pse ne jemi të lumtur që Mali i Zi, tashmë ka arritur shumë - por ka ende shumë për të bërë, para se të mbyllen të gjithë kapitujt e negociatave. Pra, vazhdoni kështu”, ka porositur ambasadori Felten.
Kryeministri Spajiq, javën e ardhshme do të vizitojë SHBA-në
Kryeministri Millojko Spajiq, javën e ardhshme do të jetë për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Më 17 prill 2025, në një seancë telefonike, në bazë të pëlqimit të shumicës së anëtarëve, Qeveria përcaktoi Platformën për vizitën e punës së kryeministrit të Malit të Zi, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prej 21 deri më 28 prill 2025”, është njoftuar nga Qeveria e Malit të Zi.
Besimtarët e Krishterë, shënojnë sot të Premten e Madhe
Besimtarët ortodoksë dhe katolikë këtë vit festojnë së bashku Pashkët. E Premtja e Madhe konsiderohet dita më e pikëlluar e krishterimit, pasi pikërisht të premten e Madhe, nuk organizohen aktivitete solemne dhe liturgji por kjo është ditë agjërimi. Po ashtu, në traditën e këtyre besimeve të Premten e Madhe, bëhet ngjyrosja e vezëve, zakonisht me ngjyrë të kuqe, që simbolizon gjakun e Jezusit. Ndërkaq, të dielën sipas besimit, Jezusi ringjall këmbanat kur edhe kremtohet festa e Pashkëve. Tradicionalisht, kjo festë është njëra ndër kremtet më të gëzuara për besimtarët e krishterë e cila, në trevat tona, kremtohet në mënyrë solemne me të afërm dhe të dashurit e vet, kurse besimtarët i bëjnë përgatitjet e nevojshme në nderë të shënimit të kësaj feste. Po ashtu, me rastin e kësaj feste, autoritete të larta shtetërore dhe përfaqësues të jetës publike, kulturore e politike, urojnë besimtarët me dëshirë që festën ta kalojnë në qetësi, mirëkuptim dhe dashuri të ndërsjellë.
Mbi 145 milion euro për realizimin e strategjisë së reformës në arsim
Qeveria e Malit të Zi, miratoi Strategjinë e Reformës në Arsim 2025-2035, e cila nis një transformim gjithëpërfshirës të sistemit arsimor dhe tashmë në dy vitet e ardhshme do të investohen mbi 145 milionë euro për zbatimin e masave kyçe. Siç sqarohet nga Ministria e arsimit, shkencës dhe inovacionit, pjesa më e madhe e mjeteve do të drejtohen për ndërtimin e objekteve brenda sistemit arsimor, gjë që krijon parakushte për modernizimin dhe krijimin e sistemit arsimor në përputhje me praktikat më moderne të BE-së. Cilësia e mësimdhënies do të përmirësohet nëpërmjet trajnimit të një numri të madh mësimdhënësish, në fusha të ndryshme, duke përfshirë përdorimin e mjeteve dixhitale, zhvillimin e aftësive sociale dhe emocionale të fëmijëve, ofrimin e mbështetjes për fëmijët e grupeve vulnerabël, zbatimin e parimeve të vlerësimit të drejtë dhe të qartë të bazuar në standarde, etj.
Drejtësi për familjet e viktimave në Husaj të Rozhajës
Kanë kaluar 26 vjet nga krimi në Husaj, ku pjesëtarët e Ushtrisë së Republikës Federale të Jugosllavisë vranë 22 civilë dhe plagosën shtatë të tjerë në zonën e Husajve, afër Rozhajës, theksuan nga Partia Boshnjake. "Ne mbështesim nismën për ngritjen e një memoriali për viktimat e krimit në Husaj, dhe i bëjmë thirrje edhe një herë Prokurorisë që të hetojë rrethanat në të cilat janë vrarë njerëz të pafajshëm dhe të dënojë në mënyrë adekuate autorët e këtij krimi. Edhe pse dora e vonuar ngushëlluese mund të jetë i vetmi ngushëllim për familjarët e viktimave, e vetmja mënyrë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për shoqërinë tonë është të përballemi me të kaluarën realisht”, tha ajo.
Nesër, seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Derisa kanë mbetur edhe 24 orë nga tentativa e tretë e deputetëve të certifikuar nga KQZ-ja, por ende të pabetuar si ligjvënës të legjislaturës së nëntë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk i është përgjigjur interesimit të gazetarëve nëse do të votohet nesër kryeparlamentari i ri.
“Ajo është nesër apo jo”, ka qenë përgjigjja e shkurtër e tij, derisa nuk u përgjigj në pyetjen nëse i kanë numrat e mjaftueshëm.
Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet as në tentimin e dytë të enjten, pasi kryesuesi Avni Dehari tha se nuk pati konsensus mes partive në takimin që e thirri ai, ftesë të cilën PDK, LDK e AAK e quajtën jashtë mandatit të tij si kryesues.
Serbia, trajton shtetësinë e Kosovës si çështje sigurie për të justifikuar sjelljet e veta
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) përmes një raporti tregon se doktrina kombëtare e sigurisë së Serbisë është shndërruar në një instrument për institucionalizimin e armiqësisë ndaj Kosovës, duke thelluar njëkohësisht bashkëpunimin strategjik me Rusinë dhe Kinën, një zhvillim që ka potencialin të minojë interesat e BE-së dhe NATO-s në Ballkanin Perëndimor.
Raporti me titull “Si e sheh doktrina e sigurisë së Serbisë Kosovën, Perëndimin, Rusinë dhe Kinën?”, paraqet një analizë të Strategjisë Kombëtare të Sigurisë së Serbisë të miratuar në vitin 2021. Sipas gjetjeve të raportit, pas retorikës së “neutralitetit ushtarak,” Serbia po e ngulit në mënyrë sistematike një narrativë anti-perëndimore dhe po e trajton shtetësinë e Kosovës si çështje sigurie për të justifikuar sjellje agresive.
Autori Ramadan Ilazi thekson se “doktrina e sigurisë së Serbisë jo vetëm që e refuzon pavarësinë e Kosovës, por e portretizon ekzistencën e saj si kërcënim për sigurinë kombëtare.”
Pasaporta e BE-së, status qytetarie evropiane
Kryeministri Edi Rama deklaroi se pasaporta e BE-së e Shqipërisë është një status qytetarie evropiane. Rama theksoi se pasaporta e BE-së e Shqipërisë është dokumenti që provon barazinë e plotë në liri dhe të drejta, ashtu si çdo qytetar tjetër evropian. Kryeministri shtoi se shqiptarët me pasaportë shqiptare mund të lëvizin në BE, por nuk kanë të drejtë qëndrimi dhe nuk janë të barabartë me qytetarët e vendeve anëtare. Sipas kreut të qeverisë, “me hyrjen në BE, një vend bëhet i madh sa vetë BE-ja. Siç lëvizim sot nga Shkodra në Vlorë, nesër do të lëvizim nga Tirana në Lisbonë. Kemi të njëjtat të drejta. S’jemi më studentë të huaj, jemi studentë evropianë”.
Ukraina ka njoftuar nënshkrimin e marrëveshjes për mineralet
Qeveria e Ukrainës ka njoftuar nënshkrimin e planit të një marrëveshjeje mineralesh midis vendit të shkatërruar nga lufta dhe SHBA-së. Ministrja e ekonomisë, Julia Svyrydenko tha se memorandumi i qëllimit hapi rrugën për atë që ajo e quajti një marrëveshje partneriteti ekonomik. Ajo tha se një marrëveshje përfundimtare do të përfshinte gjithashtu një fond investimi për rindërtimin e Ukrainës. Zyrtarët amerikanë shprehën shpresën se një marrëveshje mund të përfundojë deri në fund të javës së ardhshme.
Donald Trump la të kuptohet gjithashtu për marrëveshjen gjatë një konference për shtyp me udhëheqësen italiane Giorgia Meloni. Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj një kërkese për detaje të mëtejshme mbi kohën dhe përmbajtjen e marrëveshjes, raporton agjencia e lajmeve Reuters. Masa është një hap drejt një marrëveshjeje që do t'i lejonte SHBA-së akses në mineralet kritike të Ukrainës, si dhe në naftë dhe gaz.
Nesër, mot kryesisht me diell
Sot në Mal të Zi mban mot me vranësira të pakta deri mesatare, në viset bregdetare kryesisht me diell. Frynë erë e lehtë deri e mesme e drejtimeve jugore. Temperaturat në orën 14: Podgoricë, Budvë e H.Novi 20 gradë, Tivar, Ulqin e Beranë 19, Rozhajë e B.Pole 17, Plevle , Andrievicë e Plluzhinë 16, Cetinë e Kollashin 15, Shavnik e Guci 14, Nikshiq 13 dhe në Zhablak 9 gradë.
Për nesër parashihet të mbajë mot me diell, vende - vende me vranësira të pakta deri mestare. Do të fryjë erë e lehtë deri e mesme e drejtimeve të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 0 deri në 10 kurse më e larta e ditës prej 14 deri në 22 gc.
Коментари0
Остави коментар