Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема
MNE Play
MNE Play

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

23. 05. 2025. 00:00 >> 18:45

Ditari 23.05.2025

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

Këshilli i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit nuk ka zgjedhur drejtorin e këtij institucioni

Këshilli i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit nuk ka zgjedhur drejtorin e këtij institucioni. Në mbledhjen e sotme, të 33-tën me radhë, Këshilli zhvilloi biseda me dy kandidatët për këtë funksion – Millica Millutinoviq dhe ushtruesin e detyrës së drejtorit, Dushan Drakiq. Drejtori i ri i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit ende nuk është zgjedhur, pasi nuk pati mjaftueshëm vota.

Milatoviq do të vizitojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, do të vizitojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) nga nesër deri të hënën. Siç u njoftua nga zyra e presidentit, Millatoviq do të vizitojë SHBA-në me ftesë të kreut të delegacionit amerikan në Asamblenë Parlamentare të NATO-s dhe kongresmenit Mike Turner. “Gjatë vizitës, Millatoviq do të marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, e cila po mbahet në Dejton, me rastin e shënimit të 30 vjetorit të Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit”, njoftoi zyra e tij. Ata thanë se Milatoviq, në kuadër të pjesës zyrtare të programit, së bashku me udhëheqës të tjerë, do të marrë pjesë në një ngjarje të nivelit të lartë në të cilën do të mbajë edhe një fjalim. Zyra e presidentit të shtetit tha se janë planifikuar edhe takime të shumta dypalëshe me zyrtarë të lartë të SHBA-së.“Duke marrë parasysh rëndësinë strategjike të SHBA-së si një partner kyç i politikës së jashtme të Malit të Zi, temat e takimeve do të përqendrohen në forcimin e aleancave dhe thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë”, thuhet në deklaratë.

Beçiq - Mali i Zi mbetet aleat i besueshëm që nuk kërkom privilegjë

Mali i Zi mbetet një aleat i besueshëm që nuk kërkon privilegje, por jep rezultate, tha Zëvendëskryeministri për Sigurinë, Mbrojtjen, Luftën kundër Krimit dhe Politikën e Brendshme, Aleksa Beçiq. Beciq, siç u njoftua nga zyra e tij, u takua në Uashington me kongresmenët e shquar amerikanë Chelly Pingree dhe Robert Aderholt. “Pingri është gjithashtu bashkëkryetar i Kaukusit për Malin e Zi, me të cilin diskutoi tema kyçe me interes të përbashkët në fushën e sigurisë, demokracisë dhe stabilitetit të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftim. Beciq theksoi se Mali i Zi, megjithëse i vogël për sa i përket popullsisë, mbetet një aleat i besueshëm i NATO-s, një vend me një kurs të qartë strategjik drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian (BE).“Edhe sot, Mali i Zi është kandidati më i përparuar në rrugën evropiane, me të gjithë kapitujt e negociatave të hapura dhe gjashtë tashmë të mbyllura, me një vullnet të fortë politik për të mbyllur të tjerët së shpejti”, tha Beçiq.

Spajiq - jemi afër një zgjidhjeje në lidhje me futjen e orarit të punës shtatëorëshe

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq thotë se, pas diskutimeve të gjera se si të gjendet një model që do të kënaqte si sindikatat ashtu edhe punëdhënësit, janë afër një zgjidhjeje në lidhje me futjen e orarit të punës shtatëorëshe. Kryeministri bëri me dije se në fillim të javës së ardhshme, Ministrja e Punës dhe Mirëqenies Sociale Naida Nishiq do të udhëheqë diskutimet në kuadër të dialogut social me përfaqësuesit e sindikatave dhe punëdhënësve, ku, siç tha ai, do të kristalizohet versioni përfundimtar i kësaj reforme. Qëllimi, thotë Spajiq, është të zbatohet një nga reformat më të mëdha në fushën e punës përmes konsultimeve të gjera, e cila synon të përmirësojë cilësinë e jetës së qytetarëve dhe "më shumë kohë për familjet, por edhe punë më efikase dhe më produktive".

Dukaj - Ministria e Administratës Publike ka realizuar të gjitha objektivat e parashikuara

Në më pak se tetë muaj që kur Qeveria miratoi Axhendën e Reformave të Malit të Zi për periudhën nga viti i kaluar deri në vitin 2027, Ministria e Administratës Publike (MJU) ka realizuar të gjitha objektivat e parashikuara për realizim në vitin e parë, tha ministri përkatës Marash Dukaj. Ai tha se Axhenda e Reformave të Malit të Zi, e miratuar nga Qeveria më 26 shtator të vitit të kaluar, është një dokument kyç për zbatimin e reformave të nevojshme për të përshpejtuar integrimin e vendit në Bashkimin Evropian dhe miratimin e 383.5 milionë eurove në grante dhe kredi të buta. “Ne kemi miratuar Planin për zbatimin e plotë të shërbimeve elektronike publike transaksionale në nivel kombëtar dhe lokal për periudhën nga ky vit deri në vitin 2027, i cili përcakton një drejtim të qartë për zhvillimin e mëtejshëm të Shërbimeve Elektronike”, tha Dukaj.

Prokuroria e Lartë e Shtetit të Malit të Zi ka marrë mbështetje unanime për anëtarësim të asociuar në rrjetin e prokurorëve të vendeve anëtare të BE

Prokuroria e Lartë e Shtetit të Malit të Zi ka marrë mbështetje unanime për anëtarësim të asociuar në rrjetin e prokurorëve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të kësaj rrjete, njoftoi Prokuroria. Nga Prokuroria është theksuar se kjo do të ndihmojë në përmirësimin e bashkëpunimit ndërkombëtar si dhe në përafrimin e praktikës prokurore me standardet e vendeve anëtare të BE-së. Prokurori i Lartë i Shtetit, Millorad Markoviq, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme që po mbahet në Budapest, theksoi se anëtarësimi në këtë rrjet, për Prokurorinë e Malit të Zi përfaqëson një hap kyç në forcimin e mëtejshëm të sundimit të ligjit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Popoviq - Mali i Zi është i përkushtuar ndaj sigurisë rajonale dhe globale

Mali i Zi është i përkushtuar ndaj sigurisë rajonale dhe globale dhe është i gatshëm të kontribuojë në ndërtimin e një shoqërie më të qëndrueshme dhe elastike përmes dialogut dhe bashkëpunimit të hapur, tha nënkryetarja e Kuvendit Zdenka Popoviq. Asambleja njoftoi se Popoviq po merr pjesë në Forumin Parlamentar të Inteligjencës dhe Sigurisë në Madrid, të organizuar nga Presidenti i Senatit spanjoll, Pedro Roljan. Asambleja deklaroi se forumi, i cili mbahet në Senatin spanjoll, mblodhi së bashku parlamentarë dhe ekspertë nga vende të shumta me qëllim shkëmbimin e mendimeve dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër kërcënimeve moderne të sigurisë.“Gjatë programit të pasur tre-ditor, u diskutuan temat kryesore të sfidave bashkëkohore globale, duke përfshirë ndikimin e inteligjencës artificiale në sistemet e sigurisë, aspektet gjeopolitike të monedhave dixhitale, investimet e huaja dhe financat e paligjshme, si dhe luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut”, thuhet në deklaratë.

Momçillo Llekoviq, ka paraqitur iniciativë në Komisionin Hetimor që në punën e këtij organi parlamentar të përfshihet edhe rasti i rrahjes brutale të Millorad Martinoviq

Deputeti i Demokratëve, Momçillo Llekoviq, ka paraqitur iniciativë në Komisionin Hetimor që në punën e këtij organi parlamentar të përfshihet edhe rasti i rrahjes brutale të Millorad Martinoviq, që ndodhi në tetor të vitit 2015. Sipas tij, kjo ngjarje ka shkaktuar një reagim të fortë të opinionit publik dhe ka lënë shumë pyetje të hapura, veçanërisht – siç thekson ai – në lidhje me identitetin dhe përgjegjësinë e atyre që kanë marrë pjesë në këtë veprim brutal ndaj Martinoviqit.

Shtetasi i Azerbajxhanit G.T. i cili kërkohet nga Rusia, u arrestua në Aeroportin e Podgoricës

Shtetasi i Azerbajxhanit G.T. i cili kërkohet nga Rusia, u arrestua në Aeroportin e Podgoricës në hyrje të Malit të Zi, në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Interpoli i Moskës. Urdhër arresti ndërkombëtar për G.T. u lëshua me për shkak të dyshimit të bazuar se ai kreu veprën penale të mashtrimit në një shkallë më të gjerë.

Për të njëzetën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar sot të  konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare

Për të njëzetën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar sot të  konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit. As thirrja e kryediplomates së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas - e cila vizitoi Prishtinën për herë të parë, të enjten - që partitë parlamentare të bashkëpunojnë për ta zhbllokuar ngërçin politik në vend, nuk solli ndryshim. Dështimi i radhës ndodhi pak pasi disa organizata të shoqërisë civile i bënë thirrje partive "të arrijnë një marrëveshje që i jep fund bllokadës". Ato thanë se kriza institucionale me bllokimin e konstituimit të Kuvendit "ka kaluar çdo kufi të tolerueshëm dhe po dëmton jo vetëm Kuvendin, por edhe funksionimin e gjithë sistemit demokratik dhe institucional të vendit".Çështja e votimit të fshehtë – që u propozua më 1 maj nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, pasi e propozuara e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, nuk arriti në disa votime t’i merrte 61 votat e nevojshme për t’u konfirmuar në post – është dërguar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës nga partitë që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë.

Kurti i thotë Kallasit se Kosovës duhet t'i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përshëndetur nisjen e heqjes së masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, teksa ka bërë thirrje që ato të hiqen plotësisht. Kurti i ka thënë shefes së diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, të cilën e takoi në Prishtinë, se “Kosova duhet të marrë statusin kandidat si demokracia më e avancuar e Ballkanit Perëndimor”, bën të ditur një komunikatë nga Zyra e Kryeministrit. Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian më 15 dhjetor të vitit 2022, por kërkesa e saj nuk është shqyrtuar ende, dhe si rrjedhojë ajo është vendi i vetëm në Ballkan që ende nuk e ka statusin e vendit kandidat. Më herët, të enjten, në Beograd, Kallas ka thënë se është "thellësisht e përkushtuar" për t'i inkurajuar të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që të shfrytëzojnë "me të vërtetë momentumin aktual që kemi në procesin e zgjerimit" të BE-së.“Po, ky proces ka qenë në zhvillim prej mjaft kohësh, por gjithmonë ekziston një moment politik, dhe ky moment politik është tani – Evropa e Bashkuar është një vizion për të cilin duhet të punojmë të gjithë", ka theksuar ajo. Në Prishtinë, ndërkaq, Kallas ka thënë se "Kosova i përket familjes evropiane, por nuk ka rrugë të shkurtër drejt anëtarësimit në BE". Ajo ka porositur se "përparimi mund të arrihet vetëm përmes reformave të vazhdueshme".Me kryediplomaten evropiane - e cila vizitoi Prishtinën të enjten, pas qëndrimit në Beograd - Kurti ka diskutuar edhe për dialogun me Serbinë, që ndërmjetësohet nga BE-ja.

Cilat prej masave ndëshkuese ka filluar BE-ja t'ia heqë Kosovës?

Bashkimi Evropian më në fund ka nisur t’ia heqë dalëngadalë masat Kosovës, pas gati dy vjetësh, por me kusht që ajo t’i ulë tensionet në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe, kështu paralajmëroi në Prishtinë shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas. Derisa Kallasi nuk shpjegoi se kur ka filluar heqja e masave dhe çfarë masash mund të jenë hequr deri tani, Radio Evropa e Lirë mëson nga burime të saj në Bruksel masat që janë hequr kanë të bëjnë me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA), paktit të parë kontraktual ndërmjet Kosovës dhe bllokut evropian, dhe Kornizën e Investimeve për Ballkanin Perëndimor. Sipas burimeve, tani ka filluar puna e disa nën-komiteteve të MSA-së, si dhe ofrimi i ndihmës teknike në kuadër të Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor. Korniza Investuese e Ballkanit Perëndimor është iniciativë e përbashkët e BE-së, institucioneve financiare dhe donatorëve, që synon zhvillimin socio-ekonomik dhe të perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Vendet e G7-s pajtohen për rritje trysnie ndaj Rusisë, nëse s’ka armëpushim në Ukrainë

Ministrat e Financave dhe guvernatorët e bankave qendrore të vendeve të G7-s janë pajtuar gjatë një takimi në Kanadanë perëndimore se Rusia mund të përballet me sanksione shtesë, nëse ajo i reziston një nisme për një armëpushim në luftën e saj në Ukrainë. Shefat e Financave të G7-s kanë dënuar “luftën brutale” të Rusisë nëpërmjet një komunikate më 22 maj, në fund të takimit të tyre, dhe kanë thënë se nëse përpjekjet për të arritur një armëpushim dështojnë, ata do t’i shqyrtojnë të gjitha opsionet e mundshme, përfshirë “një shtim të mëtejmë të sanksioneve”.Komunikata ka thënë, po ashtu, se asetet sovrane të Rusisë, që mbahen në juridiksionet e vendeve të G7-s, do të mbeten të ngrira derisa Moska t’i japë fund luftës dhe të paguajë për dëmet që ia ka shkaktuar Ukrainës. Ministrat janë zotuar edhe që të punojnë bashkë që të sigurojnë se asnjë vend apo entitet që financon apo furnizon “makinerinë rus të luftës” nuk do të mund përfitojnë nga rindërtimi i Ukrainës. “Ky është një qëndrim shumë i fortë”, ka thënë ministri kanadez i Financave, Francois-Philippe Champagne, duke e quajtur një shtyllë thelbësore të komunikatës, e cila nuk ka përmendur Kinën apo vendet e tjera që akuzohen se e furnizojnë Rusinë me komponentë kritikë.

BA-ja dhe Irani mbajnë rund vendimtar të bisedimeve bërthamore në Romë

Shtetet e Bashkuara dhe Irani pritet ta zhvillojnë rundin e pestë të bisedimeve për programin bërthamor të Teheranit në Romë. Rëndësia e këtyre bisedimeve kurrë nuk ka qenë më e madhe.Pengesa kryesore është pasurimi i uraniumit nga Irani. Shtetet e Bashkuara këmbëngulin se Irani duhet të heqë dorë nga kjo për të arritur marrëveshje, në mënyrë që të mos e përdorë atë për zhvillimin e bombave atomike. Megjithatë, për Iranin, vazhdimi i pasurimit të uraniumit është bërë çështje parimore, pasi ministri i Jashtëm, Abbas Araqchi, tha se pasurimi do të vazhdojë “me apo pa marrëveshje”. Araqchi e tha këtë para se të nisej nga Teherani për në kryeqytetin italian të premten. Ai shkroi në X se arritja e një marrëveshjeje varet nga ajo nëse SHBA-ja do ta zbusë qëndrimin e saj për uraniumin. “Gjetja e rrugës drejt një marrëveshjeje nuk është shkencë në vete”, shkroi Araqchi, “është koha për të vendosur”. Administrata Trump mban qëndrimin se Irani duhet ta ndala plotësisht pasurimin e uraniumit, dhe i dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff, tha rishtazi se qëndrimi i Uashingtonit është thelbësor, “sepse pasurimi mundëson armatosjen”.

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë një numër të madh të burgosurish

Një shkëmbim i madh i të burgosurve midis Ukrainës dhe Rusisë është zhvilluar sot, mëson Radio Evropa e Lirë nga një burim i saj ukrainas. Burimi, i cili nuk ishte i autorizuar të fliste publikisht, foli në kushte anonimiteti pasi presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Ukraina dhe Rusia sapo kishin përfunduar një shkëmbim të madh të të burgosurve. Palët kishin bërë përgatitje për këtë shkëmbim që nga bisedimet për paqe në Stamboll javën e kaluar, sipas tij.“Një shkëmbim i madh i të burgosurve sapo ka përfunduar midis Rusisë dhe Ukrainës. Do të hyjë në fuqi së shpejti”, shkroi  sot Trump në platformën e tij Truth Social. Të enjten, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se marrëveshja për një shkëmbim të burgosurish “1.000 për 1.000” ishte “ndoshta rezultati i vetëm real” i një takimi 90-minutësh në Stamboll më 16 maj. Ai ishte takimi i parë i drejtpërdrejtë për paqe midis zyrtarëve ukrainas dhe rusë që nga fillimi i pushtimit të potë të Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022. Zelensky tha se palët kanë shkëmbyer lista të të burgosurve që mund të përfshiheshin në marrëveshje. Ministri i Mbrojtjes, Rustem Umerov, ka deklaruar se institucionet “kyçe” të Ukrainës kanë punuar për zbatimin e planit hap pas hapi për shkëmbimin e të burgosurve. Rusia nuk i ka pranuar thirrjet nga Ukraina, Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane për një armëpushim 30-ditor dhe nuk është caktuar asnjë takim i ri. Rusia dhe Ukraina kanë kryer disa shkëmbime të të burgosurve që nga fillimi i pushtimit.

Vrasja në Madrid: Kush ishte Andriy Portnov, këshilltari presidencial ukrainas?

Derisa po shkonte për të hipur në veturën e tij të tipit, Mercedes, pasi i kishte lënë fëmijët në një shkollë ndërkombëtare afër Madridit, një avokat ukrainas, i quajtur Andriy Portnov, u qëllua pesë herë nga njerëz të armatosur. Plumbin e fundit e mori në kokë. Vrasja e Portnovit në mes të ditës më 21 maj tronditi spanjollët. Por, ajo shkaktoi edhe më shumë tronditje në qarqet politike ukrainase, ku Portnov ishte aktiv prej vitesh: si avokat, ndërmjetës dhe operativ politik. “Portnov ishte shumë i lidhur me sistemin gjyqësor. Një kohë të gjatë, ai drejtonte shumë gjykime të ndryshme. Ai ndikonte tek gjyqtarët, ndikonte tek zyrtarët e sigurisë”, tha për Current Time Ivan Stupak, analist ushtarak dhe ish-anëtar i Shërbimit të Sigurisë Ukrainas, SBU. Nën Yanukovychin, Portnov mori përsipër reformimin e Kodit Penal dhe procedurave. Iniciativa u kritikua sepse e bënte më të vështirë zhvillimin e gjykimeve të drejta dhe pengonte hetimet për korrupsion dhe ryshfet. Para se ta këshillonte Yanukovychin, Portnov kishte punuar me Yulia Tymoshenkon, rivale e përbetuar politike e Janukovychit që humbi zgjedhjet presidenciale të 2010-ës.

Doli numri i ri i gazetës Koha Javore

Në numrin e ri të gazetës “Koha javore” mund të lexoni: Nga profesor Qamil Gjyrezi – “Shkodra Elektronike” fitoi zemrat e publikut. Në Rozhajë u mbajt edicioni i 15-të i manifestimit tradicional “Ora e Maleve” – Zëri i fjalës shqipe atje ku shpesh përpiqen ta heshtin. Në rubrikën “Histori”: Ciboriumi i Ulqinit në Beograd – Monument që dëshmon për një periudhë të rëndësishme të historisë së UlqinitReportazhin Në Malësi, aty ku blegtoria vazhdon të jetojë si dikur – Pretash Sinishtaj, zgjodhi blegtorinë jo vetëm si mënyrë jetese, por si trashëgimi familjare. Në rubrikën “Toponomastikë”: Nga toponimia e Krajës – Disa mikrotoponime në Martiq dhe në Ostros të Vogël. Në rubrikën “Letërsi”: Zëra të rinj poetikë – Sara Doçi. Si dhe shumë artikuj të tjerë me interes për lexuesin.

Nesër mot i vranët

Sot mban mot me vranësira mesatare deri krejt i vranët, vende-vende me shi të dobët. Frynë erë e dobët deri mesatare, vende-vende e fortë nga drejtimet e jugut.

Temperaturat në ora 14: Podgoricë, Tivar, Ulqin e Beran 23, Budvë e Herceg Novi 22, Andrijevicë, Petnjicë e Guci 19, Plevle e Bjello Pole 18, Plluzhinë e Shavnik 16, Cetinë e Nikshiq 15, Kollashin 13 dhe në Zhablak 10 gradë.

                 Për nesër në veri pritet mot i vranët, kurse në jug me vranësira të ndryshueshme me intervale me diell, vende-vende edhe me reshje të përkohshme të shiut. Do të fryjë erë me mesatare deri në të fortë nga veriu dhe verilindja. Temperatura e mëngjesit nga 5 deri në 16, ndërsa  më e lartë ditore nga 9 deri në 26 gradë.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се