- Hronika
- Kolumne
-
Radio
- Izdvajamo
-
Emisije
- Dokumentarni program
- Pop top
- Europuls
- Zrno po zrno
- Radio ordinacija
- Kulturna panorama
- Zelena priča
- Epoleta
- +382
- Spona
- Svijet jednakih šansi
- Matica
- Život po mjeri čovjeka
- Link
- Izokrenuti svijet
- Koracima mladih
- Moja profesija je...
- Sportski program
- Kulturno-umjetnički program
- Muzički program
- Koracima prošlosti
- Naučno-obrazovni program
- RCG
- R98
- Programska šema
- Trofej Radija Crne Gore
- Frekvencije
- Radio drama
Ditari
16. 07. 2025.
00:00 >> 17:34
Ditari 16.07.2025
Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj
Igor Nedoviq nga Podgorica, i cili u plagos sot pas të shtënave me armë zjarri në lagjen Stara Varosh të Podgoricës, ndërroi jetë
Igor Nedoviq nga Podgorica, i cili u plagos sot pas të shtënave me armë zjarri në lagjen Stara Varosh të Podgoricës, ndërroi jetë nga plagët e marra në Qendrën Klinike të Malit të Zi. Siç raportohet nga Administrata e Policisë, Nedoviq u qëllua nga një person ende i panjohur pranë shtëpisë familjare në rrugën Gojka Radonjiqa rreth orës 13:30. "Pas marrjes së ndihmës mjekësore, ai ndërroi jetë nga plagët e marra në QK, tha policia. Thuhet se oficerët e policisë, në koordinim me Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë, po ndërmarrin masa dhe veprime hetimore për të hedhur dritë mbi këtë akt kriminal, për të identifikuar dhe gjetur autorin e krimit. Policia i kërkoi opinjonit mirëkuptim kur bëhet fjalë për raportimin e kësaj ngjarjeje, duke marrë parasysh, siç thanë ata, faktin se është një krim i rëndë dhe i kompleksuar. “Zyrtarët e Administratës së Policisë, për aq sa është e mundur, do të informojnë opinjonin për rrethanat e reja dhe ecurinë e hetimit, pas shqyrtimit të të gjitha fakteve relevante, hetimit të përfunduar dhe masave e veprimeve të tjera”, thuhet në njoftim.
E.Ibrahimoviq -Mali i Zi dhe Mbretëria e Bashkuar (MB) kultivojnë partneritet të fortë aleance brenda NATO-s
Mali i Zi dhe Mbretëria e Bashkuar (MB) kultivojnë partneritet të fortë aleance brenda NATO-s dhe mbeten të përkushtuar për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe tradicionalisht të mira dhe thelbësore, u vlerësua në bisedën midis zyrtarëve të të dy vendeve. Ministri i Punëve të Jashtme, Ervin Ibrahimoviq, është takua sot me Nënsekretarin e Përhershëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Oliver Robins, i cili po qëndron në Mal të Zi, si pjesë e vizitës së tij në rajon. Siç u njoftua nga Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ), bashkëbiseduesit vlerësuan se Mali i Zi dhe Mbretëria e Bashkuar kultivojnë partneritet të fortë aleance brenda NATO-s dhe se mbeten të përkushtuar për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe tradicionalisht të mira dhe kuptimplote. "Mbretëria e Bashkuar është një mik i besueshëm i Malit të Zi dhe një partner i rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve tona demokratike dhe institucionale", tha Ibrahimoviq. Duke folur për kontekstin rajonal, Ibrahimoviq theksoi rëndësinë e Procesit të Berlinit si një platformë për lidhje dhe bashkëpunim, duke theksuar se vendimi britanik për të pritur Samitin e këtij viti konfirmon më tej angazhimin e saj ndaj Ballkanit Perëndimor.
Spanja mbetet një promovuese e fortë e politikës së zgjerimit dhe fuqishëm përkrah Malin e Zi
Spanja mbetet një promovuese e fortë e politikës së zgjerimit dhe mbështet fuqishëm integrimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian (BE), tha nënkryetari i parë i Komitetit të Punëve të Jashtme të Kongresit të Deputetëve të Spanjës, Enrique Fernando Santiago Romero, në një takim me nënkryetarin e Qeverisë malazeze, Filip Ivanoviq. Siç u njoftua nga kabineti i tij, Ivanoviq e filloi vizitën e tij zyrtare në Madrid me një takim me Santiago Romeron. Thuhet se, gjatë takimit, Ivanoviq paraqiti prioritetet e politikës së jashtme të Malit të Zi, duke theksuar angazhimin e plotë për anëtarësim në BE si qëllim strategjik. "Duke e njohur bashkëbiseduesin me dinamikën e procesit të negociatave, Ivanoviq theksoi se Mali i Zi ka arritur një numër hapash kyç përpara që nga viti 2023, duke përfshirë marrjen e një Raporti pozitiv mbi Përmbushjen e Standardeve të Përkohshme (IBAR)", thuhet në njoftim.
Mujoviq - nuk u ndjeva rehat pas incidentit që ndodhi gjatë festimit të Ditës së Shtetit
Kryetari i bashkisë së Podgoricës, Sasha Mujoviq, tha se nuk ndihej rehat pas incidentit që ndodhi gjatë festimit të Ditës së Shtetit në kodrën e Goricës, veçanërisht që u quajt fashist, por se nuk e gjeti veten në këto fjalë. Në programin e mëngjesit të Televizionit të Malit të Zi, ai tha se i vinte keq që u hodh hije mbi tubimin, i cili ishte organizuar me qëllime të mira. "Fakti që më fishkëllyen nuk është problem për mua, u është fishkëllyer edhe më të mire se mua dhe unë duhet ta mbaj këtë barrë", deklaroi Mujoviq. Ai tha se nuk u shfaq në festimin e Ditës Kombëtare me iniciativën e tij, por me ftesë të Unionit të Shoqatave të Luftëtarëve të Luftës Nacionalçlirimtare dhe antifashistëve të Malit të Zi, me të cilët kishin përgatitur programin për gjashtë muaj. “Pra, nëse më kanë ftuar mua, atëherë ata me siguri e dinë më mirë se kush është fashist dhe nuk do ta ftonin një person të tillë në festë. Podgorica ishte qendra rajonale e antifashizmit atë ditë dhe ne kishim një qëllim të mirë”, tha Mujoviq, raporton Portali RTCG.
Beate Majln-Reijzinger, nesër do të vizitojë Malin e Zi
Ministrja e Austrisë për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare, Beate Majln-Reijzinger, nesër do të vizitojë Malin e Zi. Siç është njoftuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi (MVP), Zëvendëskryeministri dhe Shefi i Diplomacisë Malazeze, Ervin Ibrahimoviq, do të takohet me Majln-Rajzinger në Villa Gorica. MPJ njoftoi se Ibrahimoviq dhe Majln-Reijzinger pas takimit do të japin deklaratë për opinjon.
Nesër lirim të derivateve
Ministria e Energjisë dhe Minierave njoftoi se nga nesër, të gjitha llojet e karburanteve do të jenë më të lira. Kështu, në 15 ditët e ardhshme, një litër BMB 98 do të kushtojë 1.45 euro, BMB 95 1.42 euro, Eurodizel 1.36 euro dhe naftë 1.30 euro. "Sipas dispozitave të Rregullores mbi mënyrën dhe nivelin e elementeve në bazë të të cilave formohen çmimet maksimale të derivateve të naftës, llogaritja tjetër do të bëhet më 28 korrik, dhe çmimet e mundshme të ndryshuara të derivateve të naftës do të jenë të vlefshme nga 29 korriku", thuhet në njoftim.
Specialja rrëzon mocionin e mbrojtjes në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë refuzuar plotësisht mocionin e mbrojtjes që kërkonte heqjen e disa fakteve materiale të aktakuzave ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Mocioni kishte për qëllim të sfidonte përfshirjen e ngjarjeve që kanë ndodhur para majit të vitit 1998 dhe pas 20 qershorit 1999. Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, sqaroi se incidentet e përmendura nga mbrojtja nuk konsiderohen si akuza të veçanta, por si pjesë përbërëse e akuzave ekzistuese. Smith tha se “ajo çfarë kundërshton mbrojtja nuk është një akuzë, por është një pjesë e një akuze në formën e fakteve të materialeve të caktuara” që sipas tij përbëjnë akuzat apo pikat në aktakuzë. Sipas Smith, rregulla 130 nuk i jep trupit gjykues kompetencën për të rrëzuar pjesë të veçanta të akuzës që përmbajnë fakte materiale, nëse këto nuk përbëjnë akuza të pavarura. Ai theksoi se interpretimi i kësaj rregulle kërkon një shqyrtim të plotë të secilës pikë të aktakuzës, e jo të çdo fakti individual që kontribuon në ndërtimin e saj. “Trupi gjykues vëren se incidentet dhe ngjarjet që kanë ndodhur në kohën që kundërshtohen prej mbrojtjes nuk janë akuza brenda kuptimit të Rregullës 130”, u shpreh ai. Gjyqtari shtoi se shumë nga faktet në fjalë lidhen me krime kundër njerëzimit, për të cilat, ndryshe nga krimet e luftës, nuk është e domosdoshme të provohet ekzistenca e një konflikti të armatosur. Për këtë arsye, edhe nëse argumentet e mbrojtjes do të pranoheshin, ato nuk do të çonin në rrëzimin e ndonjë pike të aktakuzës, theksoi Smith.
LDK dorëzon vendimin e Supremes në Prokurori, kërkon hetim penal për qeverinë
Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa dhe Alban Zogaj, kanë dorëzuar në Prokurorinë Speciale të Kosovës vendimin e fundit të Gjykatës Supreme, që lidhet me çështjen e arkave fiskale. Sipas tyre, ky është një hap drejt "kërkimit të përgjegjësisë institucionale" për shkeljet ligjore nga qeveria në detyrë. Deputeti Besian Mustafa tha se aktgjykimi i Gjykatës Supreme konfirmon se “kryeministri në detyrë dhe disa ministra kanë vepruar jashtëligjshëm pasi janë çertifikuar si deputetë më 27 mars”. “Dje Gjykata Supreme ka nxjerr një aktgjykim ku konfirmon atë që ka thënë LDK-ja tash e disa muaj. Këtë aktgjykim e kemi bashkangjitur në dosjen tonë, ku kemi dorëzuar në muajin maj 17 kallëzime penale për ish-kryeministrin Kurti dhe ministrat e kabinetit të tij”, tha ai. Mustafa theksoi se nga momenti i çertifikimit të deputetëve, ata nuk mund të ushtrojnë funksione në qeveri. “Një deputet i çertifikuar nuk mund njëkohësisht të ushtrojë detyrën në ekzekutiv dhe të jetë kryeministër në detyrë”, theksoi Mustafa. Ndërkohë, deputeti Alban Zogaj kërkoi nga Prokuroria Speciale që të ndërmarrë veprime konkrete.“Çdo vendim që është marrë pas çertifikimit të zgjedhjeve është vendim i jashtëligjshëm”, tha ai. Zogaj theksoi se kanë dorëzuar edhe një dokument shtesë, duke kërkuar hetim penal ndaj ministrave që “mbajnë dy pozita”.
Një vit e tetë muaj burgim për rivalin kryesor të Erdoganit në Turqi
Një gjykatë turke ka dënua sot kryetarin opozitar të Stambollit, Ekrem Imamoglu, me një vit e tetë muaj burg për fyerje dhe kërcënim ndaj një zyrtari publik. Imamoglu, rival kryesor i presidentit Recep Tayyip Erdogan, ndodhet në burg që nga 23 marsi dhe pritet të apelojë vendimin, raporton AP. Rasti lidhet me komentet e tij më 20 janar, ku ai kritikoi Prokurorin e Përgjithshëm të Stambollit, Akin Gurlek, duke e akuzuar për hetime të motivuara politikisht ndaj figurave opozitare. Gjykata e shpalli Imamoglun fajtor për fyerje dhe kërcënim, por e liroi nga akuza për identifikim publik të zyrtarit me qëllim shënjestrimi. Imamoglu e ka mohuar fajësinë, duke e quajtur procesin “ndëshkim, jo drejtësi”, dhe ka akuzuar gjyqësorin se vepron nën presionin e qeverisë. Ai u arrestua bashkë me figura të tjera të Partisë Popullore Republikane, partia kryesore opozitare, si pjesë e një hetimi për korrupsion, arrestime që nxiten protestat më të mëdha në Turqi në mbi një dekadë. Pavarësisht se ndodhet në burg, Imamoglu është shpallur zyrtarisht kandidat presidencial nga Partia Popullore Republikane për zgjedhjet që pritet të mbahen në vitin 2028, por që mund të përshpejtohen.
Zyrtarët ukrainas njoftuan herët në mëngjes se dronët dhe raketat ruse sulmuan zona të largëta të Ukrainës, duke vrarë të paktën dy persona
Zyrtarët ukrainas njoftuan herët në mëngjes se dronët dhe raketat ruse sulmuan zona të largëta të Ukrainës, duke vrarë të paktën dy persona. Shërbimet kombëtare të emergjencës raportuan dy vdekje në sulmet me dronë në lindje të qytetit verilindor të Kharkiv, pranë Kupyansk, një zonë që ka qenë nën sulmet ruse për disa muaj, raporton Reuters. Guvernatori rajonal i Kharkiv, Oleh Sinehubov, tha se të paktën 17 shpërthime u regjistruan në qytet në sulmin 20-minutësh me dronë, në të cilin u plagosën tre persona. Kreu i administratës ushtarake në qytetin juglindor të Kryvyi Rih, Oleksandr Vilkul, tha se forcat ruse kishin përdorur raketa dhe dronë në sulmin e zgjatur, i cili ndërpreu furnizimin me energji elektrike dhe ujë.
Izraeli kërcënon me përshkallëzim ushtarak në Siri
Izraeli ka paralajmëruar se do të rrisë përfshirjen ushtarake në jug të Sirisë, nëse forcat qeveritare siriane nuk tërhiqen nga zonat e banuara nga pakica druze. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, deklaroi sot se ushtria izraelite "do të vazhdojë të godasë forcat e regjimit derisa ato të tërhiqen dhe do të rrisë nivelin e përgjigjes nëse mesazhi nuk kuptohet". Edhe kryeministri Benjamin Netanyahu tha se Izraeli është i përkushtuar të ruajë rajonin jugperëndimor të Sirisë si një zonë të çmilitarizuar dhe të mbrojë pakicën druze në kufi. Kërcënimi i Izraelit vjen pas shpërthimit të dhunës në qytetin Sueida, ku një armëpushim i arritur të martën mes forcave qeveritare siriane dhe grupeve të armatosura druze u thye të mërkurën. Ministria siriane e Mbrojtjes akuzoi milicitë lokale për shkeljen e marrëveshjes, duke thënë se ushtria rifilloi operacionet për të "mbrojtur banorët dhe garantuar kthimin e sigurt të atyre që janë larguar".
Kina kritikon politizimin e tregtisë në mes të përplasjes me SHBA-në
Zëvendëskryeministri kinez, He Lifeng, ka paralajmërua sot se është kundër politikave tregtare proteksioniste dhe politizimit të zinxhirëve globalë të furnizimit, në një kritikë të tërthortë ndaj Shteteve të Bashkuara pas kërcënimeve të fundit për tarifa nga Uashingtoni. Duke folur në hapjen e Panairit Ndërkombëtar të Zinxhirëve të Furnizimit në Pekin, He tha se disa vende po ndërhyjnë në tregje nën pretekstin e reduktimit të rrezikut, duke përdorur mjete si tarifat dhe masa kufizuese për të promovuar të ashtuquajturën rikthim të prodhimit. Ai shtoi se Kina kundërshton shfrytëzimin artificial të çështjeve tregtare për qëllime politike dhe ideologjike. He nuk përmendi asnjë vend drejtpërdrejt, por theksoi se në një luftë tarifore nuk ka fitues raporton DPA. Zinxhirët globalë të furnizimit u vunë sërish nën presion në prill, pasi Kina vendosi kufizime në eksportet e tokave të rralla dhe SHBA shpalli tarifa të reja për importet nga disa vende. Kompanitë gjermane kanë shprehur gjithashtu shqetësime për mungesa të mundshme të materialeve kritike nga Kina. Tensionet kohët e fundit ishin zbutur, pasi të dy vendet ranë dakord të heqin disa kufizime tregtare. Prodhuesi amerikan i çipave Nvidia ka thënë të hënën se pret të marrë miratimin e SHBA për të rifilluar shitjet e çipave të posaçëm për Kinën, pas shtrëngimit të kufizimeve të eksportit në muajin prill.
Kreu i organizatës për migracionin i bën thirrje BE-së të shtojë dëbimet e migrantëve
Kreu i një organi me ndikim i financuar nga Bashkimi Evropian për këshillim mbi migracionin ka bërë thirrje që blloku evropian të forcojë dëbimet e azilkërkuesve të refuzuar në kuadër të paktit të ri për migracionin dhe ka mbrojtur organizatën e tij ndaj kritikave për shkelje të të drejtave të njeriut.Drejtori i përgjithshëm i Qendrës Ndërkombëtare për Politikat e Migracionit (ICMPD) mohoi përgjegjësinë për atë që e quajti "raste individuale" të abuzimeve me të drejtat e njeriut nga autoritetet në vendet ku vepron organizata e tij. Michael Spindelegger, ish-zëvendëskancelar nga Partia Popullore Austriake konservatore, foli në një intervistë për agjencinë e lajmeve AFP, ndërsa Brukseli po përballet me presion për të ndaluar apo dëbuar migrantët, për shkak të forcimit të partive të djathta ekstreme që kanë qasje kundër migracionit në mbarë Evropën. Pakti i migracionit i BE-së, i miratuar vitin e kaluar dhe që do të hyjë në fuqi në qershor 2026, forcon procedurat për azilkërkuesit në kufijtë e bllokut. “Është shumë e rëndësishme që të krijohet një politikë funksionale e kthimit, gjithashtu në frymën e këtij pakti”, tha Spindelegger për AFP-në.
Në Indinë Veriore mbi 100 të vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm
Zyrtarët thanë se më shumë se 100 persona kanë vdekur në aksidente të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm të musoneve në Indinë veriore. Sipas Qendrës së Operacioneve të Emergjencës, numri i të vdekurve është rritur në 104, ndërsa të paktën 189 persona janë plagosur për shkak të shirave të rrëmbyeshëm që kanë goditur shtetin e Himachal Pradesh në javët e fundit. Siç raporton Anatolia, 35 persona rezultojnë të zhdukur. Qendra e emergjencës shtoi se shirat e rrëmbyeshëm vranë gjithashtu të paktën 22,690 kafshë. Shirat e musoneve në Indi fillojnë kryesisht në qershor dhe kulmojnë në shtator.
Kombëtarja e Malit të Zi në vaterpolo do të luajë kundër Kanadasë në raundin e 16-të të Kampionatit Botëror në Singapor
Kombëtarja e Malit të Zi në vaterpolo do të luajë kundër Kanadasë në raundin e 16-të të Kampionatit Botëror në Singapor. Në raundin e fundit të Grupit D, Mali i Zi mposhti Kinën 13:8 dhe pas humbjes së Greqisë nga Kroacia (10:9) përfundoi në vendin e dytë. Ajo triumfoi gjithashtu kundër Greqisë, dhe humbja e saj e vetme ishte kundër Kroacisë. Me performancë maksimale, Kroacia fitoi vendin e parë dhe siguroi kualifikimin e drejtëpërdrejtë në çerekfinale. Nëse Mali i Zi eliminon Kanadanë, në çerekfinale do të luajë me ekipin që triumfon në ndeshjën Spanjë - Hungari.
Nesër mot jostabil
Sot në Mal të Zi mban mot me vranësira të ndryshueshme dhe me intervale me diell. Frynë erë e dobët deri e mesme nga drejtimet e ndryshme.Temperatura në orën 14: Podgoricë e H.Novi 36 gradë, Ulqin 35, Beranë 32, Tivar , Nikshiq e B.Pole 31, Andrievicë 30 Plluzhinë e Shavnik 29, Cetinë, Plevle,Kollashine Rozhajë 28 Guci 27, Petnicë 26 dhe Zhablak 21 gradë.
Për nesër metereologët parashohin të mbajë mot kryesisht i vranët ,jostabil dhe vende vende me reshje të shiut.Do të fryjë erë e dobët deri e mesme nga drejtimet be ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 13 deri në 25 kurse më e larta e ditës prej 20 deri në 32 gc.
Коментари0
Остави коментар