Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема
MNE Play
MNE Play

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

03. 09. 2025. 00:00 >> 18:23

Ditari 03.09.2025

Përgatiti, Musa Gjoka

ARREST SHTËPIAK PËR VESNA MEDENICËN

Ish-kryetares së Gjykatës së Lartë, Vesna Medenica, me vendim të Këshillit të Gjykatës së Lartë në Podgoricë, i është caktuar masa e arrestit shtëpiak. Medenica dje nuk është paraqitur në seancën e planifikuar në Gjykatën e Lartë, pasi ndodhet në spitalin e Risanit. Dje, prokurori special, Vukas Radonjiq, paraqiti propozimin për caktimin e arrestit, duke konsideruar se Medenica po shmang gjykimin dhe se ka shkuar për trajtim mjekësor që, sipas tij, nuk është i domosdoshëm në këtë periudhë dhe që mund të ishte kryer më herët ose më vonë. Përveç Vesna dhe Millosh Medenica, në bankën e të akuzuarve janë edhe Marjan Bevenja, Goran Jovanoviq, vëllezërit Bojan dhe Marko Popoviq, Vasillije Petroviq, Lluka Bakoç, zyrtari i policisë Darko Llalloviq, Vojin Perunoviq, Millorad Medenica, Marko Vuçiniq, Petar Millutinoviq, Ivana Kovaçeviq, Radomir Raiçeviq, Stevo Karanikiq dhe Milica Vllahoviq Millosavljeviq, e cila gjykohet në një procedurë të ndarë. Me aktakuzë është përfshirë edhe kompania e Bakoçit "Kopad kompani" nga Nikshiqi. Gjykata konsideron se Medenica po pengon zhvillimin e procedurës duke shmangur paraqitjen në seanca, e gjitha kjo për shkak të afatit të paraburgimit të djalit të saj.

GJELOSHAJ: DO TË SHQYRTOJMË ANULIMIN E VLERËSIMIT TË OFERTAVE

Komisioni i tenderit për dhënien me koncesion të aeroporteve të Malit të Zi do të mbajë një mbledhje të re në ditët në vijim, në të cilën do të shqyrtohet nëse duhet të anulohet vlerësimi dhe si të veprohet më tej. Arsyeja për këtë është qëndrimi i Komisionit shtetëror për koncesione se dhënia e pikëve zero është e ligjshme, gjë që më parë ishte kontestuar, ndaj tani hapet çështja e arsyetueshmërisë së vlerësimit të dytë të ofertave teknike. Këtë e ka paralajmëruar për “Vijesti” zëvendëskryeministri dhe kryetari i Komisionit të tenderit, Nik Gjeloshaj. Komisioni shtetëror për koncesione, duke vendosur mbi ankesën e ofertuesit të renditur i dyti, “Korporatës Amerikane të Aeroporteve ka konstatuar se Komisioni i tenderit për dhënien me koncesion të aeroporteve të Podgoricës dhe Tivatit duhet të arsyetojë sërish listën e renditjes së ofertuesve, pasi ajo listë nuk përmban shpjegim të qartë dhe të vlefshëm të vlerësimit, gjë që krijon hapësirë për arbitraritet dhe vë në pikëpyetje transparencën e procesit.

TË VAZHDOHET URGJENTISHT ME REFORMËN ZGJEDHORE

Qendra për Tranzicion Demokratik u ka bërë thirrje anëtarëve të Komisionit Parlamentar që të fillojnë sa më shpejt punën në pjesën e mbetur të reformës gjithëpërfshirëse zgjedhore. Drejtoresha programore e CDT-së, Milica Kovaçeviq, tha se përvoja në përgatitjen e ndryshimeve të Ligjit për Zgjedhjen e Këshilltarëve dhe Deputetëve tregon se është e domosdoshme të fillohet menjëherë me përgatitjen e ndryshimeve që bashkëkryesuesit e Komisionit dhe anëtarët e tjerë i kanë premtuar publikisht disa herë. Sipas saj, mungesa e kohës për finalizimin e zgjidhjeve, mos mbajtja e një debati serioz publik për zgjidhjet e propozuara dhe shmangia e marrjes së mendimeve nga institucionet relevante ndërkombëtare – që ndodhën në korrik – nuk duhet të jenë model për vazhdimin e reformës. “Prandaj, në kuadër të Komisionit, duhet të fillojë menjëherë puna e tri grupeve të mbetura të punës – njëra që do të vazhdojë punën për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjen e Këshilltarëve dhe Deputetëve, tjetra që do të merret kryesisht me listën zgjedhore dhe e treta që do të përgatisë ndryshimet e Ligjit për Zgjedhjen e Presidentit, Ligjin për Partitë Politike dhe Kodin Etik,” tha Kovaçeviq.

QYTETARËT QË NGA FILLIMI I VITIT KANË DORËZUAR 3.877 ARMË

Qytetarët e Malit të Zi kanë dorëzuar vullnetarisht që nga fillimi i vitit 3.877 copë armë, 128.277 copë municion, 434 granata dore, si dhe qindra pjesë armësh dhe mjete shpërthyese, është bërë e ditur nga Drejtoria e Policisë. Armatimi dhe municioni janë dorëzuar në kuadër të fushatës "Respekto jetën, dorëzo armën", të cilën Drejtoria e Policisë e zbaton prej shumë vitesh. "Policisë i janë dorëzuar vullnetarisht, gjatë tetë muajve, nga data 2 janar deri të martën, gjithsej 3.877 armë, 128.277 copë municion, 434 granata dore dhe qindra pjesë armësh dhe mjete shpërthyese", thuhet në njoftim. Nga policia kanë bërë të ditur se qytetarët, gjatë 15 ditëve të fundit, në komunat në të gjithë Malin e Zi, kanë dorëzuar vullnetarisht 40 armë, 1.436 copë municion, nëntë granata dore, një minë trombloni dhe 27 pjesë armësh. "Në territorin nën juridiksionin e Qendrës Rajonale të Sigurisë Qendra, qytetarët i kanë dorëzuar policisë tetë armë, prej tyre katër pistoleta dhe katër pushkë, 725 copë municion dhe një tytë pushke", thuhet në njoftim.

FUNKSIONARËT NË SISTEMIN E DREJTËSISË TË MARRIN SERIOZISHT GREVËN E PARALAJMËRUAR

Të paraburgosurit e Burgut Hetues në Spuzh kanë apeluar që përgjegjësit në sistemin e drejtësisë ta marrin seriozisht grevën e paralajmëruar. Ata më herët kanë paralajmëruar se nga data 15 shtator do të hyjnë në grevë të përgjithshme dhe se familjarët e tyre do të protestojnë para institucioneve deri në përmbushjen e kërkesave të tyre. Avokati Nikolla Tomkoviq, në një deklaratë për mediat, tha se të paraburgosurit kanë apeluar që ministri i drejtësisë Bojan Bozhoviq dhe kryetarja e Gjykatës së Lartë, Valentina Pavliçiq, t’i vizitojnë ata. “Ata të gjejnë një zgjidhje që do të ishte në përputhje me Ligjin, Kushtetutën dhe praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në mënyrë që të mos jenë në një situatë ku do të duhet të riparojnë dëmin, në rast se fillon greva e paralajmëruar dhe refuzimi i çdo forme të ndihmës juridike nga personat e paraburgosur”, thuhet në deklaratë. Tomkoviq tha se paraburgimet zgjasin më shumë se vetë dënimet, se shëtitjet për të paraburgosurit zgjasin vetëm dy herë nga 30 minuta, ndërsa vizitat e fëmijëve zgjasin 30 minuta, me tre ose katër familje të pranishme në të njëjtën kohë në hapësira prej 25 metrash katrorë. E gjithë kjo, siç u tha, tregon se po shkelet neni 3 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, dhe dëshmia më e mirë për këtë është raporti i Komitetit për Parandalimin e Torturës për vitin e kaluar.

EKSPERTIZAT KONFIRMON DËMIN MILIONËSH

Ekspertët e pylltarisë dhe ekologjisë, pas më shumë se një muaji, po i japin fund vlerësimit të dëmit që ka shkaktuar krimbi i lëvores në zonën e Parkut Kombëtar "Bjeshkët e Nemuna", dhe sipas informacioneve të Portalit të RTCG-së, është konfirmuar se dëmi është milionësh. Këtë për portalin tonë e ka thënë inspektori i pylltarisë Hakia Jasaviq, i cili gjithashtu ka nisur këtë çështje kur më parë kishte dorëzuar kallëzim penal kundër ish-menaxhmentit të Parqeve Kombëtare të Malit të Zi, kallëzim i cili nga Prokuroria Speciale është kthyer në Prokurorinë Themelore në këtë qytet verior. “Megjithatë, nëse vlerësohet se dëmi është më i madh se tridhjetë mijë euro – dhe në këtë rast bëhet fjalë për dëme milionëshe – mendoj se rasti duhet përsëri të dërgohet në Prokurorinë Speciale. Kam dhënë deklaratë për gjashtë orë rresht, dhe vlerësimet e mia se është shkaktuar një dëm milionësh, sa di unë, përputhen me ato të ekspertëve nga Podgorica që po e përfundojnë vlerësimin”, tha Jasaviq. Ekspertët kanë arritur në Plavë ditët e fundit të korrikut, dhe duhej ta përfundonin punën deri më 15 gusht, por për shkak të volumit të punës nuk kanë arritur ta përfundojnë në atë afat, kështu që po e përmbyllin ekspertizën këto ditë.

VUÇIQ TAKOHET ME PUTININ NË PEKIN

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi gjatë takimit me presidentin rus, Vladimir Putin, se për Beogradin është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi në nivelin më të lartë me Moskën në të gjitha fushat. Teksa për më shumë se tre vjet refuzon të vendosë sanksione ndaj Rusisë për shkak të agresionit ndaj Ukrainës, Vuçiq theksoi veçanërisht bashkëpunimin e Beogradit me Moskën në fushën e energjisë dhe furnizimin me gaz rus. “Shpresoj se do të kemi mundësinë jo vetëm ta ruajmë, por edhe të përmirësojmë disa aspekte të bashkëpunimit. Energjia është për ne një fushë shumë e rëndësishme dhe furnizimi me gaz është shumë i rëndësishëm për ne”, tha Vuçiq gjatë takimit me Putinin në Pekin të Kinës, sipas transmetuesit publik të Serbisë.

NUMRI I TË VDEKURVE NGA TËRMETI NË AFGANISTAN ËSHTË RRITUR NË MBI 1.400 PERSONA

Numri i të vdekurve nga tërmeti që goditi Afganistanin para dy ditësh është rritur në mbi 1.400 persona, kanë njoftuar autoritetet talebane. “Deri tani dihet se të paktën 1.411 persona kanë humbur jetën, 3.124 janë plagosur dhe më shumë se 5.400 shtëpi janë shkatërruar”, tha zëdhënësi i administratës talebane, Zabihullah Mujahid. Reuters raporton se sot pjesën juglindore të Afganistanit e ka goditur një tërmet me magnitudë 5.5, gjë që ka shkaktuar frikë për dëme dhe shkatërrime të mëtejshme. Tërmeti i sotëm ishte në një thellësi relativisht të vogël prej dhjetë kilometrash, njësoj si ai që goditi vendin të dielën në mesnatë. Ky ishte një nga tërmetet më të rënda në Afganistan gjatë viteve të fundit, i cili ka rrafshuar shtëpitë në fshatra të largëta. Terreni i vështirë po e pengon seriozisht përpjekjen e ekipeve të shpëtimit për të ofruar ndihmë në fshatrat e izoluara të rajonit malor.

KRYEMINISTRI SPANJOLL: PËRGJIGJA E EVROPËS PËR LUFTËN NË GAZË KA QENË NJË DËSHTIM

Përgjigja e Evropës ndaj luftës në Gazë ka qenë “një dështim” dhe rrezikon të minojë besueshmërinë e saj në botë, tha kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez. Para takimit të tij me kryeministrin britanik, Keir Starmer, në Londër, Sanchez – udhëheqësi i parë evropian që e ka akuzuar Izraelin se po kryen gjenocid në Gazë – tha për The Guardian se lufta paraqet “një nga episodet më të errëta të raporteve ndërkombëtare në shekullin 21”. “Është një dështim”, tha ai. “Absolutisht. Po ashtu është e vërtet që brenda BE-së ka shtete që janë të ndara rreth mënyrës se si duhet të ndikojnë në Izrael”. “Por, sipas mendimit tim, është e papranueshme dhe ne nuk mund ta zgjasim më shumë nëse duam të rrisim besueshmërinë tonë përballë krizave të tjera, si ajo që po përballemi në Ukrainë”.

IZRAELITËT PROTESTOJNË TEKSA USHTRIA SHTON SULMET NË GAZË

Qytetarët izraelitë kanë dalë në rrugët e Jerusalemit të mërkurën për ta kundërshtuar thirrjen në ushtri të dhjetëra mijëra rezervistëve për një ofensivë që është dënuar ndërkombëtarisht dhe që ka nxitur frikën në Izrael se mund t’i rrezikojë pengjet që ende po mbahen në Rripin e Gazës. Protestuesit e akuzojnë kryeministrin e vendit, Benjamin Netanyahu, dhe kabinetin e tij, se nuk kanë arritur ta bëjnë një marrëveshje armëpushimi dhe në vend të kësaj kanë përshpejtuar pushtimin që, sipas spitaleve në Gazë, është duke e rritur dukshëm numrin e viktimave. “Duhet të ndërmarrim veprim ekstrem që të na kujtojë dikush. Nuk ka shtet që i braktis qytetarët e vet”, tha Yael Kuperman, një protestuese pranë Knessetit, për transmetuesin publik izraelit Kan.

PARADA E KINËS IRRITON TRUMPIN: PO KOMPLOTONI KUNDËR SHBA-SË

Trump shpërtheu në mediat sociale mbrëm vonë në mbrëmje ndërsa u transmetuan pamje televizive të udhëheqësit kinez Xi Jinping duke pritur udhëheqësit e Rusisë dhe Koresë së Veriut në një paradë ushtarake në Pekin. “Ju lutem, jepini përshëndetjet e mia më të ngrohta Vladimir Putinit dhe Kim Jong Unit, ndërsa komplotoni kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, shkroi Trump në një mesazh drejtuar Xi-së. Nëse dy tubimet e mëdha të Kinës me udhëheqës autoritarë, kundërshtarë të SHBA-së dhe aleatë të dikurshëm këtë javë ishin menduar si një fyerje personale ndaj presidentit të SHBA-së, funksionoi në mënyrë perfekte, shkruhet në analizën e CNN.

LAVROV: DUHET TË NJIHEN REALITETET E REJA TERRITORIALE

Moska pret që bisedimet me Kievin të vazhdojnë, por “realitete të reja territoriale” duhet të njihen dhe “sisteme të reja sigurie” duhet të vendosen në nivel ndërkombëtar, tha Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov në komentet e publikuara sot. “Që paqja të jetë e qëndrueshme, realitetet e reja territoriale duhet të njihen dhe të ratifikohen në terma ligjorë ndërkombëtarë”, tha Lavrov për gazetën indoneziane Kompas, sipas një transkripti të intervistës të postuar në faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme Ruse. “Një sistem i ri garancish sigurie për Rusinë dhe Ukrainën duhet të vendoset si pjesë integrale e një arkitekture pan-kontinentale të sigurisë së barabartë dhe të pandashme në Euroazi”, tha ai.

NESËR MOT I NDRYSHUESHËM, DERI NË 32

Mot i ndryshueshëm ka mbajtur sot në vendin tonë, kryesisht i vranët me periudha me diell. Frynë erë e lehtë nga drejtimet e jugut. Temperaturat në ora 14; H. Novi 30, Budvë 29, Tivar 28, Podgoricë e Ulqin 27, Plevle 26, Beran, Plluzhinë, Shavnik e Andrievicë 25, Cetinë, Nikshiq, Rozhaj e Guci 24, B. Pole 23, Kollashin e Zhablak 22 gradë.
Për nesër meteorologët parashikojnë mot në jug kryesisht të kthjellët vende vende me vranësira graduale. Në veri kryesisht mot i vranët, vende vende me shi të dobët të përcjell me bubullimë. Do të fryjë erë e lehtë deri e mesme, vende vende e fortë nga drejtimet e veriut. Temperatura e mëngjesit prej 10 deri në 21 kurse më e larta e ditës prej 19 deri në 32 gradë.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се