- Hronika
- Kolumne
-
Radio
- Izdvajamo
-
Emisije
- Dokumentarni program
- Pop top
- Europuls
- Zrno po zrno
- Radio ordinacija
- Kulturna panorama
- Zelena priča
- Epoleta
- +382
- Spona
- Svijet jednakih šansi
- Matica
- Život po mjeri čovjeka
- Link
- Izokrenuti svijet
- Koracima mladih
- Moja profesija je...
- Sportski program
- Kulturno-umjetnički program
- Muzički program
- Koracima prošlosti
- Naučno-obrazovni program
- RCG
- R98
- Programska šema
- Trofej Radija Crne Gore
- Frekvencije
- Radio drama
Ditari
17. 10. 2025.
00:00 >> 17:32
Ditari 17.10.2025
Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj
Parlamenti i Malit të Zi ka miratua sot Projektligjin për Arsimin e Lartë
Parlamenti i Malit të Zi ka miratua sot Projektligjin për Arsimin e Lartë, i cili prezanton një model fleksibël studimi me tre cikle. 47 deputetë votuan për miratimin e ligjit, dhe askush nuk ishte kundër ose abstenoi. Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, Angjella Jakshiq Stojanoviq, deklaroi në Parlament, duke shpjeguar Projektligjin, se zgjidhja e re ligjore do të mundësojë një model studimi shumë më fleksibil që do t'i përgjigjet siç duhet nevojave të tregut të punës.
Ajo shpjegoi se modeli i ri mundëson studime bazë prej 180 kredive. "Në vend të modelit 3+2+3, për të cilin ramë dakord se nuk i përgjigjet siç duhet nevojave të tregut dhe fushave të ndryshme, ne kemi mundësuar studime bazë prej 180 kredive, studime pasuniversitare si kurse njëvjeçare ose dyvjeçare prej 60 ose 120 kredive, programe doktorature prej 180 kredive, si dhe programe studimi të integruara me vlerë 30 ose 360 kredi, deklaroi Jakshiq Stojanoviq.
Gjykata Kushtetuese ka nisë procedurën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dispozitave të dy ligjeve që përcaktojnë se kush konsiderohet person i lidhur me një zyrtar publik
Gjykata Kushtetuese e Malit të Zi ka nisur një procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dispozitave të dy ligjeve që përcaktojnë se kush konsiderohet person i lidhur me një zyrtar publik, dhe për këtë arsye i nënshtrohet detyrimit për të mbajtur të dhëna personale pa pëlqim. Procedura u nis duke pranuar iniciativën e një grupi gjyqtarësh të Gjykatës Supreme të Malit të Zi. Siç njoftoi Gjykata Kushtetuese, objekt i kontrollit kushtetues janë Ligji për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit dhe Ligji për Parandalimin e Korrupsionit."Ligji i parë përcakton se personat e ekspozuar politikisht konsiderohen anëtarë të familjes së ngushtë të zyrtarëve, ndër të tjerë, të afërm në vijë të drejtë deri në çdo shkallë të lidhjes familjare", kujton gjykata. Ligji i dytë përcakton që zyrtari, kur dorëzon regjistrin e pasurisë, paraqet të dhëna personale për personat e lidhur, ndër të cilët konsiderohen të afërm deri në shkallën e dytë të lidhjes familjare, sipas linjës krushqie deri në shkallën e parë të lidhjes familjare, si dhe personat me të cilët ka krijuar një marrëdhënie biznesi, politike ose personale.
Gjykata Kushtetuese e Malit të Zi pezulloi procedurën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dispozitave të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese
Gjykata Kushtetuese e Malit të Zi pezulloi procedurën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dispozitave të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, pasi Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, informoi gjykatën se po tërhiqte parashtresën e tij. Kjo u njoftua nga Gjykata Kushtetuese. Në qershor, Millatoviq kërkoi një vlerësim të kushtetutshmërisë së dispozitës së Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, e cila rregullon se kush janë propozuesit e autorizuar për të filluar procedurën, duke pretenduar se është në kundërshtim me Kushtetutën."Në fakt, Ligji për Gjykatën Kushtetuese përcakton se një propozim për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë mund të paraqitet, ndër të tjera, nga një organ shtetëror nëse ka të bëjë me një ligj që ai organ zbaton punën e tij. Millatoviq pretendoi se një dispozitë e tillë është në kundërshtim me Kushtetutën, e cila nuk parashikon kufizime kur bëhet fjalë për organet shtetërore të autorizuara për të filluar procedurat para gjykatës", thuhet në njoftimin për shtyp. Pasi Gjykata Kushtetuese i kërkoi Qeverisë dhe Parlamentit të Malit të Zi të jepnin një mendim mbi pretendimet e Millatoviqit, presidenti informoi gjykatën se po tërhiqte parashtresën e tij të titulluar "propozim për shqyrtim kushtetues". “Millatoviq deklaron se Ministria e Drejtësisë ka njoftuar ndryshime në Ligjin për Gjykatën Kushtetuese, prandaj e konsideron të justifikuar nisjen e ndryshimeve në këtë dispozitë ligjore në këtë procedurë”, thuhet në njoftim.
Beçiq - kush ka marrë pjesë në krim dhe kush ofendoi ligjin nuk mund të flejë i qetë
Sot, askush nuk mund të flejë i qetë në Mal të Zi, kush ka marrë pjesë në krim dhe kush ofendoi ligjin dhe shtetin, tha kryetari i Demokratëve, Aleksa Beçiç. Me rastin e 10 vjetorit të themelimit të Malit të Zi Demokratik, fushata e riregjistrimit të anëtarësisë vazhdoi në Andrijevicë. Beçiç shpërndau karta të reja anëtarësimi për qytetarët e mbledhur të Andrijevicës. Beçiç theksoi se pak veta besonin 10 vjet më parë se do të ishte e mundur të arrihej 30 gushti dhe se do të ishte e mundur të nxirreshin para drejtësisë shumë të paprekshëm. "Por ne besuam në të. Ju ishit aty kur ishte e vështirë dhe kur ishte më e vështira. Kur ishte e vështirë të mendoje edhe të ishe anëtarë i opozitës në një sistem kaq të paskrupullt, të përballeshim me njëri-tjetrin, por sot shihni se gjithçka që pretendonim atëherë si udhëheqës të opozitës është konfirmuar, madje ajo që po dëshmojmë para qytetarëve tani është shumë më e keqe se ajo për të cilën paralajmëronim. Tregohet vazhdimisht përmes shumë procedurave prokuroriale dhe gjyqësore se çfarë lloj sistemi monstruoz po luftonim, me çfarë oktapodi kriminal luftonim, krejtësisht pa krahë, por të lirë, dhe nuk ka pasuri dhe forcë e energji më të madhe që ka një njeri sesa liria, sepse një njeri i lirë është një njeri i guximshëm, dhe një njeri i lirë dhe i guximshëm mund të kapërcejë të gjitha pengesat", tha pos tjerash Beçiq në Andrievicë.
Prokuroria Themelore e Shtetit në Podgoricë ka hudhë poshtë raportin e Zëvendëskryetares të Kuvendit Zdenka Popoviq kundër deputetit Danijell Zhivkoviq
Prokuroria Themelore e Shtetit në Podgoricë ka hudhë poshtë raportin e Zëvendëskryetares të Kuvendit Zdenka Popoviq kundër deputetit Danijell Zhivkoviq për veprën penale të rrezikimit të sigurisë, sepse nuk ka dyshim të arsyeshëm se i akuzuari ka kryer veprën penale që i ngarkohet, si dhe një vepër tjetër penale për të cilën ndjekja penale ndërmerret sipas detyrës zyrtare”, shkruan në përgjigjen drejtuar redaksisë. Ata gjithashtu deklaruan se e informuan Popoviqin se ajo ka të drejtë të paraqesë ankesë kundër vendimit në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë - “domethënë, të fillojë ndjekje penale kundër të denoncuarit D. Zh. duke paraqitur një aktakuzë në Gjykatën Themelore në Podgoricë". Dje, Popoviq nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetës nëse ajo kishte paraqitur ankesë kundër vendimit të prokurorisë dhe nëse do të vazhdonte ndjekjen penale kundër Zhivkoviqit. Në mesin e korrikut, ajo paraqiti një ankesë kundër kreut të Partisë Demokratike të Socialistëve, duke pretenduar se, pas përfundimit të seancës parlamentare, ai e kërcënoi në sallën plenare se do të "kishte një problem të madh" sepse nuk e lejoi të komentonte prezantimin e një asambleisti. Për shkak të raportit, Zhivkoviq dha një deklaratë në polici në të njëjtën ditë si qytetar, duke hedhur poshtë pretendimet e Popoviqit. Sipas informacionit të "Vijesti", ai i tha policisë se pasi deputeti Seid Haxhiq, i cili, sipas tij, e përmendi disa herë në fjalimin e tij dhe i kërkoi Popoviqit të fliste, por pas prezantimit të Haxhiqit, ajo deklaroi se seanca kishte mbaruar.
Lista Serbe sfidon Kuvendin dhe rrezikon formimin e Qeverisë së re
Më pak se një javë pasi Kuvendi i Kosovës u konstituua plotësisht, me kryetarin dhe pesë nënkryetarët, kushtetutshmëria e këtij procesi u vu në pikëpyetje nga Lista Serbe.Kjo parti, më e madhja e serbëve në Kosovë, dorëzoi një ankesë në Gjykatën Kushtetuese kundër zgjedhjes së nënkryetarit serb, Nenad Rashiq, duke pretenduar se janë bërë shkelje kushtetuese dhe të rregulloreve. Në ankesën e saj, Lista Serbe kërkoi që gjykata të vendosë një masë të përkohshme, për të ndaluar, siç tha, “veprimet antikushtetuese që mund të shkaktojnë dëme të pakthyeshme”. Nënkryetari nga komuniteti serb u zgjodh më 10 tetor, dhe ky post iu besua Nenad Rashiqit - i vetmi deputet i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë. Emri i tij u votua pasi asnjë nga kandidatët e Listës Serbe - e cila ka shumicën e vendeve të rezervuara për komunitetin serb në Kuvend - nuk arriti t’i siguronte votat e nevojshme. Me Kushtetutën e Kosovës, nënkryetari duhet të jetë nga “radhët e deputetëve të Kuvendit që mbajnë vendet e rezervuara ose të garantuara të komunitetit serb”. Ndërsa, sipas Rregullores, “kandidati për nënkryetar të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb propozohet nga shumica e deputetëve të komunitetit serb”. Gjithashtu, Rashiq u votua veçmas nga nënkryetari tjetër që përfaqëson komunitetet joshumicë - ndryshe nga praktikat e mëparshme, por me miratimin e Gjykatës Kushtetuese. Bazuar në këto, Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, vlerëson se zgjedhja e Nenad Rashiqit mund të mos ketë qenë në përputhje me Kushtetutën. “Mund të them se Rashiq nuk e ka marrë nominimin nga së paku gjashtë deputetë serbë në Kuvendin e Kosovës. Nga kjo premisë, mund të konkludohet se ka pasur shkelje kushtetuese në procesin e zgjedhjes së tij si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës”, thotë Miftaraj për Radion Evropa e Lirë.
Çfarë sinjalizoi vizita e shefes së BE-së në Kosovë?
Nga e hëna, deri në mbrëmjen e së mërkurës, kryetarja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, udhëtoi nëpër gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, rajon që synon t’i bashkohet një ditë bllokut evropian.Në pjesën më të madhe të shteteve, von der Leyen foli për rëndësinë e anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE) dhe për rrugën që kanë bërë ato drejt tij. Për përparim në këtë rrugë, Kosova, tha ajo, duhet të ketë institucione të forta, t’i ulë tensionet dhe t’i bëjë hapat e nevojshëm për të përfituar nga Plani i Rritjes – paketë në vlerë prej 6 miliardë eurosh, që synon përshpejtimin e rrugës së shteteve të rajonit në BE. Kosovës i kanë rënë hise rreth 900 milionë euro – që do të thotë se për kokë banori është përfituesja më e madhe e këtyre mjeteve.Rikard Jozwiak, redaktor për Evropën i Radios Evropa e Lirë (REL), beson se komentet e Von der Leyenit në rrjetin social X thjesht i pasqyrojnë prioritetet e Brukselit në Ballkanin Perëndimor, dhe se aty Kosova shihet se është e vendosur fort në prapaskenë.“Nuk po ecën përpara siç kanë bërë Mali i Zi dhe Shqipëria, nuk është një prioritet gjeostrategjik dhe ekonomik siç është Serbia, pavarësisht belave të saj”. Pavarësisht se aplikimi i Kosovës më 2022 për t’iu bashkuar BE-së ka mbetur në sirtarë dhe nuk është shqyrtuar asnjëherë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, citohet t’i ketë kërkuar shefes së BE-së që KE-ja t’ia dorëzojë Prishtinës sa më parë pyetësorin për anëtarësim, si dhe që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat.
Mbrojtja e Thaçit heq dorë nga dëshmitë e tre dëshmitarëve
Mbrojtja e Hashim Thaçit e përfaqësuar nga avokati Luka Mishetiq ka njoftuar se nuk do të mbështetet në dëshminë e tre dëshmitarëve të tij në rastin në të cilin klienti i saj akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit së bashku me Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.Dëshmitë në të cilat nuk do të mbështetet mbrojtja e Thaçit janë ato të dëshmitarëve 1DW-002, 1DW-010 dhe W04174. Veç kësaj, mbrojtja tha se miratimi i autorizimit për dëshmitarin 1DW-007 është vonuar me arsyetimin e mbylljes së përkohshme të Qeverisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Megjithatë, mbrojtja ka parashtruar në parashtrimin e 10 tetorit 2025 se pret miratimin për këtë dëshmitarë dhe se ky do të jetë dëshmitari i fundit i thirrur nga mbrojtja, shkruan Betimi për Drejtësi. Vlen të theksohet se sipas asaj që shihet në dokumentin e mbrojtjes, ai është shkruar nga New Yorku.
Zelensky para takimit me Trumpin: Dronët dhe raketat ruse ende po e terrorizojnë Ukrainën
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se dronët rusë sulmuan qytetin e tij të lindjes në Ukrainë në prag të takimit të tij me presidentin amerikan, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë. Zelensky tha se sulmi në Krivij Ri, në juglindje të Ukrainës, në orët e vona të 16 tetorit, ishte një shembull se si Rusia “ende po e terrorizon Ukrainën”, dhe shtoi se kishte “dhjetëra dronë të tjerë sulmues në qiellin tonë” dhe po ashtu ishin parë edhe raketa. “Në fakt, në javët e fundit nuk ka kaluar asnjë natë pa sulme ruse në Ukrainë” dhe shumica kishin për shënjestër infrastrukturën, shkroi Zelensky në X pasi arriti në Uashington për takimin me Trumpin. Zelensky tha se Rusia do të detyrohet ta ndalë luftën vetëm kur të mos jetë në gjendje ta vazhdojë atë dhe mënyra se si Rusia mund të shfaqë gatishmërinë e vërtetë për paqe nuk qëndron te fjalët, por te ndalja e sulmeve dhe vrasjeve. “Prandaj, çdo sistem i mbrojtjes ajrore për Ukrainë ka rëndësi. Çdo vendim që mund të forcojë ne, e sjellë më afër përfundimin e luftës. Siguria mund të garantohet nëse gjithçka për të cilën ne jemi pajtuar, përfshirë këtu edhe në Uashington,të zbatohet”, tha ai. Bisedimet mes Trumpit dhe Zelenskyt pritet të përfshijnë diskutime për mbrojtjet ajrore të Ukrainës dhe kapacitetet për sulme me rreze të gjatë veprimi, përfshirë mundësinë që SHBA-ja t’i japë Ukrainës raketa Tomahawk.
Rusia dënon 15 luftëtarë ukrainas
Pesëmbëdhjetë anëtarë të një grupi të milicive ukrainase u shpallën fajtorë nga një gjykatë ushtarake ruse për pjesëmarrje “në një organizatë terroriste” dhe u dënuan me nga 15 deri në 21 vjet burgim, tha Prokurori i Përgjithshëm i Rusisë. Ata është thënë se do të vuajnë dënimin në një prej burgjeve të sigurisë më të lartë në Rusi. Të dënuarit ishin anëtarë të Batalionit Aidar të Ukrainës, të cilët u kapën në vitin 2022. Gjykimi ndaj tyre ishte i mbyllur për publikun dhe u zhvillua në një gjykatë ushtarake në qytetin jugor rus, Rostov-on-Don. Ende nuk ka reagime nga Ukraina për këto dënime. Avokati i Popullit në Ukrainë paraprakisht e kishte përshkruar gjykimin ndaj këtyre personave si të turpshëm. Grupet për të drejtat e njeriut, përfshirë grupin Memorial të Rusisë, kanë pretenduar se ndjekja penale e këtyre personave përbënte shkelje të Konventës së Gjenevës për trajtimin e të burgosurve të luftës.
Trump dhe Putin do të takohen në Budapest për bisedime
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, janë pajtuar për t’u takuar në Budapest të Hungarisë, pas një bisede telefonike që e zhvilluan ditën e djeshme, një ditë para vizitës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Uashington.“U pajtuam që javën e ardhshme të zhvillohet një takim i këshilltarëve të nivelit të lartë. Presidenti Putin dhe unë më pas do të takohemi në vendin për të cilin u morëm vesh, pra në Budapest, në Hungari”, ka shkrua Trump dje në platformën e tij Truth Social. Presidenti i Hungarisë, Viktor Orban, tha se vendi i tij është bërë tashmë “gati” për të pritur Trumpin dhe Putinin. “Takimi i planifikuar midis presidentëve, amerikan dhe rus, është lajm i shkëlqyer për njerëzit që duan paqe në mbarë botën”, shkroi Orban në X. Trumpi shtoi se do të takohet me Putinin në Budapest “për të parë nëse mund ta përfundojmë këtë luftë ‘të palavdishme’ midis Rusisë dhe Ukrainës”.
Kryeministri i Francës e fiton votëbesimin pak ditë pasi u riemërua
Kryeministri i Francës, Sebastien Lecornu, u ka mbijetua dje dy mocioneve të votëbesimit, vetëm disa ditë pasi e kishte emëruar kabinetin e tij qeveritar dhe e kishte bërë një lëshim të rëndësishëm politik për të qëndruar në pushtet. Votëbesimi pasoi vendimin e Lecornut të martën për ta mbështetur pezullimin e reformës së vitit 2023 për pensionet, në përpjekje për ta mbajtur Qeverinë e tij mjaftueshëm gjatë në pushtet, për ta miratuar një buxhet kursimesh deri në fund të vitit. Partia Socialiste (PS) e krahut të majtë kishte kërcënuar se do të votonte për rrëzimin e kryeministrit nëse ai nuk do të pranonte ta pezullonte reformën, sipas të cilës, mosha e pensionimit do të zgjerohej nga 62 në 64 vjeç. Pa mbështetjen e PS-së, dy mocione të ndara të paraqitura dje nga partia e majtë ekstreme, Franca e Panënshtruar, dhe ajo e djathtë ekstreme, Tubimi Kombëtar, nuk arritën numrin e votave të nevojshme për ta rrëzuar Lecornun.
OKB: Pothuajse 900 milionë të varfër janë të ekspozuar ndaj rreziqeve klimatike
Pothuajse 80 për qind e njerëzve më të varfër në botë, apo thuajse 900 milionë persona, janë direkt të ekspozuar ndaj rreziqeve klimatike që janë përkeqësuar nga ngrohja globale, duke bartur një “bartë të dyfishtë dhe jashtëzakonisht të pabarabartë”, paralajmëruan sot Kombet e Bashkuara. “Asnjë nuk është imun ndaj efekteve gjithnjë e më të shpeshta dhe më të forta të ndryshimeve klimatike, si thatësirat, përmbytjet, valët e të nxehtët dhe ndotja e ajrit, por janë më të varfrit që po përballen me ndikimin më të ashpër”, tha Haoliang Xu, ushtrues i detyrës së administratorit për Programin e OKB-së për Zhvillim në një prononcim për AFP-në. COP30, samitin për klimën i OKB-së që mbahet në nëntor në Brazil, paraqet “momentin që udhëheqësit botërorë ta shohin veprimin për klimën si një veprim kundër varfërisë”, shtoi ai. Sipas një studimi vjetor të publikuar nga UNDP, së bashku me Iniciativën për Varfërinë dhe Zhvillimin Njerëzor në Oksford, 1.1 miliard njerëz, ose rreth 18 për qind e 6.3 miliardëve në 109 vende të analizuar, jetojnë në varfëri “akute multidimensionale”. Ky vlerësim është bërë bazuar në faktorë si mortaliteti i foshnjave, qasja në banim, higjiena, energjia elektrike dhe arsimi.
Për nesër metereologët parashohin të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende vend me reshje të shiut
Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot kryesisht i vranëtdhe me reshje të dobëta të shiut në juglindje të vendit. Frynë erë kryesishtë e dobët deri e mesme nga drejtimet e ndryshme. Temperaturat në orën 14: Budvë 23 gradë, H. Novi 21, Podgoricë e Tivar 20, Shavnik 17, Ulqin, Cetinë e Nikshiq 16, Andrievicë, Rozhajë, Beranë e Plluzhinë 13, Plevle e Guci 12, Kollashin e B. Pole 11 dhe në Zhablak 7 gradë. Për nesër metereologët parashohin të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende vende me reshje të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri e mesme nga drejtimet e ndryshme, në orët e pasditës dhe mbrëmjes vende vende e forte nga drejtimi i veriut dhe verilindjes. Temperatura e mëngjesit do të sillet prej 4 deri në 14 kurse më e larta e ditës prej 9 deri në 23 gc.
Коментари0
Остави коментар