Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема
MNE Play
MNE Play

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

20. 10. 2025. 00:00 >> 17:31

Ditari 20.10.2025

Ditarin e përgatiti, Violeta Gjokaj

RASTI “TELEKOM”: MARKOVIQ DHE NOVOVIQ NUK KANË ARDHUR NË SEANCËN E KONTROLLIT

Prokurori i përgjithshëm i Shtetit Millorad Markoviq, kryeprokurori special Vlladimir Novoviq dhe prokurorja në detyrë Ana Peroviq Vojinoviq nuk iu përgjigjën ftesës së anëtarëve të Komisionit për Sistem Politik, Gjyqësor dhe Administratë për një seancë dëgjimore kontrolluese. Prokurorët duhej t'i informonin deputetët rreth aktiviteteve të prokurorisë mbi refuzimin e kallëzimit penal për shpërdorim të detyrës zyrtare, pranim ryshfeti dhe krijim të një organizate kriminale gjatë shitjes së ish-kompanisë shtetërore "Telekom". Mosparaqitja e prokurorëve u kritikua si nga deputetët e shumicës ashtu edhe nga ata të opozitës.

RASTI "TELEKOM" NUK KA MBARUAR ENDE

Prokuroria e përgjithshme e Shtetit njoftoi se Komisioni për Sistemin Politik, Gjyqësorin dhe Administratën u informua në kohën për arsyet e mosparaqitjes së përfaqësuesit të Prokurorisë në seancën dëgjimore dhe se deklaratat e kryetarit të Këshillit Parlamentar se nuk nuk kanë marrë shkresë nga përfaqësuesit e prokurorisë janë të pasakta. Ata vënë në dukje se, për arsyet e mosparaqitjes së tyre, e informuan Kuvendin më 15 tetor dhe se arsyeja kryesore është se çështja "Telekom" ende nuk është përfunduar.

GJYKIMI SHTYHET PËR MË 6 NËNTOR

Gjykimi i ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniq, ish-zyrtarit të lartë të policisë Zoran Llazoviq dhe prokurorit të pezulluar Sasha Çagjenoviq është shtyrë për më 6 nëntor – u konfirmua nga Gjykata e Lartë. Në seancën që ishte paraparë për sot, Çagjeno VDT: Rasti "Telekom" nuk ka mbaruar endeviq duhej të përfundonte prezantimin e mbrojtjes, dhe dëgjimi i dy dëshmitareve - prokuroret Mira Samarxhiq dhe Zdravka Nedoviq. Të dyshuarit Katniq, Llazoviq dhe Çagjenoviq mohuan kategorikisht pretendimet e aktakuzës, e cila i akuzon ata për përdorimin e pozicioneve të tyre zyrtare ndaj grupit kriminal të Kavaçit.

AGJENCIA PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT NISI FUSHATËN "MALI I ZI PA KORRUPSION"

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, me mbështetjen e Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit, ka nisur një fushatë kombëtare "Mali i Zi pa Korrupsion", me qëllim forcimin e besimit të qytetarëve dhe krijimin e një sistemi në të cilin rregullat zbatohen në mënyrë të barabartë për të gjithë. Siç njoftoi APK, një pjesë e fushatës po zbatohet në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Administratën Doganore, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Qendrën Klinike të Malit të Zi, Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, si dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale. Fokusi, siç thanë ata, është në fushat që qytetarët, dokumentet kërkimore dhe strategjike i kanë identifikuar si më të ndjeshmet në kontekstin e rreziqeve të korrupsionit: shëndetësia, arsimi, kufijtë dhe doganat, si dhe shërbimet lokale.
"'Mali i Zi pa Korrupsion' është i përqendruar në atë që ndikon drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve: shërbime shëndetësore më të mira dhe më të arritshme; arsim më i drejtë dhe me cilësi më të lartë; kufij dhe dogana më të sigurta; shërbime komunale më efikase", thuhet në deklaratë.

MILLATOVIQ ME KRISTERSON: MALI I ZI DHE SUEDIA HAPIN NJË FAQE TË RE NË MARRËDHËNIE - MBËSHTETJE E FORTË PËR ANËTARËSIMIN E MALIT TË ZI NË BE DERI NË VITIN 2028

Presidenti i Malit Të Zi, Jakov Millatoviq filloi një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Suedisë. Kjo është vizita e parë e një presidenti malazez në vend që nga rivendosja e pavarësisë së Malit të Zi. Ai u takua me kryeministrin suedez Ulf Kristersson në Stokholm, dhe në takim mori pjesë edhe Ministrja për Çështjet e BE-së Jessica Rosenkranz. "Kjo është vërtet një vizitë historike. Pata një bisedë shumë konstruktive me Kryeministrin suedez. Ju e dini sa e rëndësishme është Suedia në Bashkimin Evropian, është një kontribuese e rëndësishme në aspektin e buxhetit të BE-së, kështu që mbështetja e tyre për rrugën tonë evropiane është me rëndësi të jashtëzakonshme. Sot hapëm një faqe të re në marrëdhëniet tona dypalëshe. Ky ishte një rast i mirë për të përsëritur mesazhin që kam theksuar vazhdimisht, se Mali i Zi është gati të jetë shteti i 28-të anëtar i BE-së në vitin 2028. Besoj se nga sot, pas bisedës që pata me Kryeministrin suedez, kemi mbështetje edhe më të fortë nga ky vend kur bëhet fjalë për Malin e Zi", tha Millatoviq.
Ata shtojnë se ai tha se është e nevojshme të përfundojnë reformat që janë nisur në Mal të Zi dhe u bënë thirrje të gjithë aktorëve politikë në vend që "t'i qasen vërtet seriozisht procesit, të intensifikojnë reformat dhe t'i tregojnë Evropës se ne i përkasim Bashkimit Evropian". Bashkëbiseduesit, vlerësuan se ka hapësirë ​​të konsiderueshme për forcimin e bashkëpunimit ekonomik. Kryeministri Kristerson tha se Mali i Zi mund të mbështetet në mbështetjen e plotë të Suedisë në vazhdimin e procesit të integrimit evropian dhe theksoi se vendi mirëpret qasjen e bazuar në përfundimin e reformave në rrugën evropiane.

PËR DREJTORI I FONDIT PËR SIGURIME SHËNDETËSORE, VUK KADIQ ËSHTË CAKTUAR NJË SEANCË ELEKTRONIKE

Drejtori i Fondit për Sigurime Shëndetësore, Vuk Kadiq, informoi publikun se pas përpjekjes së dështuar për shkarkimin e tij të premten, për sot është caktuar një seancë elektronike urgjente e Bordit drejtues, dhe kjo siç thotë për shkak të rinovimit të kontratave me institucionet shëndetësore në rajon. Sipas Kadiq, shumica e kontratave të lartpërmendura janë lidhur për herë të parë dekada më parë dhe se ndërprerja e bashkëpunimit me institucionet shëndetësore në rajon, qoftë edhe përkohësisht, do të çonte në një rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e pacientëve. Ai u bëri thirrje autoriteteve të reagojnë, duke thënë se është i gatshëm të ngrejë padi penale kundër kryetarit të bordit, Marko Tomasheviq, dhe zëvendëses së tij, Millena Roganoviq, sepse ata me vetëdije po e shkelin ligjin dhe po përpiqen të destabilizojnë Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

DITËVE TË FUNDJAVAVE DHE FESTAVE

Që nga sot, orari i punës së sistemit të pagesave vendase do të zgjatet edhe ditëve të fundjavave dhe festave, njoftoi Banka Qendrore e Malit të Zi. Ata thonë se kjo do t'u mundësojë qytetarëve dhe ekonomisë të kryejnë transaksione monetare: deri në orën 14 e 30 minuta për shuma deri në një mijë euro, ose deri në orë 15:00 për shuma mbi një mijë euro.

TË GJITHA E KARBURANTEVE ME TË LIRA

Nga mesnata, të gjitha llojet e karburantit do të jenë më të lira, njoftoi Ministria e Energjetikës dhe Minierave. Eurosuperi 98 dhe 95 do të lirohen për tre centë. Kjo po ashtu do të vlejë edhe për Eurodizelin dhe vajin për ngrohje, ku gjatë dy javëve të ardhshme do të jenë më të lira për tre centë për litër.

OSMANI BESON SE KOSOVA KA ENDE KOHË TA KRIJOJË QEVERINË E RE, E KRITIKON LISTËN SERBE PËR PENGESA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, beson se vendi ka ende kohë për ta krijuar Qeverinë e re gati tetë muaj pas zgjedhjeve parlamentare, por e kritikoi partinë më të madhe të serbëve të Kosovës, Listën Serbe, se po përpiqet të sjellë pengesa në këtë drejtim. Osmani tha se është në interes të Kosovës ta ketë sa më parë një qeveri të re dhe me mandat të plotë kushtetues. “Unë nuk do të ngutesha që të jap supozime se do të dështojë krijimi i Qeverisë, ka edhe pak kohë”, tha Osmani për gazetarë pas një ngjarjeje të organizuar të hënën, në kuadër të Muajit Ndërkombëtar të Luftës Kundër Kancerit të Gjirit, në Prishtinë. Përpjekjet për krijimin e Qeverisë së re nisën më herët këtë muaj, pasi u konstitua Kuvendi i ri më 10 tetor, duke i dhënë fund një ngërçi disamujor pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Një ditë pas konstituimit të Kuvendit, presidentja Osmani mandatoi kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherësh kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për formimin e Qeverisë së re. Por, kushtetutshmëria e konstituimit të Kuvendit të ri është kontestuar nga Lista Serbe – e cila gëzon mbështetjen e Beogradit – pasi ajo nisi ankesë në Gjykatën Kushtetuese të vendit për zgjedhjen e nënkryetarit serb të Kuvendit. Ajo e ka kundërshtuar zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar, duke pretenduar se janë bërë shkelje kushtetuese dhe të rregulloreve të punës së Kuvendit.

ZGJEDHJET LOKALE NË MAQEDONINË E VERIUT, PARTIA NË PUSHTET, VMRO-DPMNE, SHPALLI FITORE BINDËSE

Partia në pushtet, VMRO-DPMNE, shpalli fitore bindëse pas rundit të parë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, ditën e djeshme. Partia do të ketë kryetarë komunash në 30 nga gjithsej 80 komuna. Opozitarja LSDM pësoi edhe një humbje pas zgjedhjeve të vitit të kaluar – atyre parlamentare dhe presidenciale.
Në bllokun politik shqiptar, kandidati i VLEN, Izet Mexhiti, fitoi bindshëm në komunën – Çair, ndërsa Bilal Kasami në Tetovë. Koalicioni fitoi edhe në katër komuna të tjera.
Ndërsa, koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim, e udhëhequr nga BDI, fitoi zgjedhjet për kryetarë komunash në Gostivar, Likovë, Çashkë dhe Plasnicë.

VDIQ NEBOJSHA PAVKOVIQ, I DËNUAR PËR KRIME LUFTE NË KOSOVË

Ish-gjenerali i Ushtrisë së Jugosllavisë dhe i dënuari i Hagës, Nebojsha Pavkoviq, vdiq në moshën 79-vjeçare në Beograd, raporton Radio Televizioni i Serbisë. Pavkoviq, si komandant i Armatës së Tretë të Ushtrisë jugosllave, u dënua nga Tribunali i Hagës me 22 vjet burg për krime lufte kundër shqiptarëve në Kosovë në vitin 1999. Ai e vuajti dënimin në një burg në Finlandë, ku me kërkesë të Qeverisë së Serbisë, u lirua para kohe më 28 shtator, për shkak të shëndetit të tij të dobët duke vazhduar tajtimin në Akademinë Ushtarake Mjekësore në Beograd.

BEOGRADI DHE MOSKA NËNSHKRUAJNË MEMORANDUM PËR THELLIMIN E BASHKËPUNIMIT

Zyrtarët e Beogradit dhe Moskës e kanë nënshkruar sot një memorandum për thellimin e bashkëpunimit midis kryeqyteteve të Serbisë dhe Rusisë. Dokumenti u nënshkrua si pjesë e aktivitetit "Ditët e Moskës në Beograd". Serbia, e cila thotë se synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, vazhdon të jetë një nga partnerët e paktë evropianë të Kremlinit edhe pothuajse katër vjet pasi Rusia e nisi pushtimin e plotë të fqinjit të vet, Ukrainës. Memorandumi i Bashkëpunimit midis kryeqyteteve të Serbisë dhe Rusisë u nënshkrua nga presidenti i Asamblesë së Beogradit, Nikolla Nikodijeviq, dhe ministri i Qeverisë së Moskës dhe shefi i Departamentit për Ekonomi të Jashtme dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, Sergey Cheryomin. Nikodijeviq deklaroi se memorandumi duhet të mundësojë bashkëpunim të mëtejshëm në fushat e transportit, kulturës, arsimit dhe sportit.

IZRAELI THOTË SE DO TË RIKTHEHET NË ARMËPUSHIM PAS SULMEVE NË GAZA

Ushtria izraelite ka thënë se do të rifillojë zbatimin e armëpushimit në Gaza, pasi të dielën ndërmori sulme ajrore në përgjigje të asaj që e quajti “shkelje të hapur” të marrëveshjes nga ana e Hamasit. Sulmet filluan në jug të Gazës pasi ushtria izraelite njoftoi se “terroristë kishin qëlluar me raketë antitank dhe armë zjarri” drejt trupave të saj në Rafah, duke vrarë dy ushtarë, raporton BBC. Hamasi tha se ishte “i pa informuar” për ndonjë përleshje në zonën që është nën kontrollin izraelit.Në mbrëmje, Izraeli bëri të ditur se kishte goditur objektiva të Hamasit në gjithë Gazën, ndërsa burime spitalore raportuan se 45 persona u vranë. Hamasi kishte deklaruar se mbetet i përkushtuar ndaj armëpushimit, por akuzoi Izraelin për shkelje dhe paralajmëroi se sulmet mund ta “shtyjnë situatën drejt një kolapsi të plotë”.

FORCA E STABILIZIMIT NË GAZA DO TË UDHËHIQET NGA EGJIPTI

Egjipti pritet të udhëheqë një forcë katërkombëshe “stabilizimi” në Gaza, të parashikuar nga plani i paqes me 20 pika i presidentit amerikan, Donald Trump, për enklavën e shkatërruar nga lufta. Forca Ndërkombëtare e Stabilizimit do të përbëhet nga të paktën 4.000 trupa nga Egjipti, Azerbajxhani, Turqia dhe Indonezia, raporton ‘The National’.Egjipti, në bashkëpunim me SHBA-në, do të kërkojë një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për krijimin e forcës dhe përcaktimin e mandatit të saj, shtuan burimet. Egjipti dhe Turqia, anëtare e NATO-s, janë aleatë të vjetër të SHBA-së, ndërsa Azerbajxhani dhe Indonezia gëzojnë marrëdhënie të ngushta me Uashingtonin. Nuk dihet ende nëse SHBA-ja apo ndonjë nga katër vendet ka paraqitur zyrtarisht një kërkesë ose një draft-rezolutë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për votim. Por burimet e ‘The National’ thanë se kjo mund të ndodhë brenda ditëve.

ZELENSKY I GATSHËM TË TAKOHET ME TRUMPIN DHE PUTININ NË BUDAPEST

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se është i gatshëm të shkojë në Budapest për të diskutuar për paqe, ndonëse ka shprehur dyshime rreth gatishmërisë së presidentit rus, Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës që ka nisur mbi tre vjet më parë. “Nuk jam i sigurt që Putini është gati t’i japë fund luftës”, ka thënë Zelensky në një intervistë për rrjetin televiziv NBC. “Mendoj se ai dëshiron ta vazhdojë agresionin”. Presidenti ukrainas ka thënë se beson që Putini preferon shtyrjen e “negociatave të vërteta për paqe” dhe heziton ta takojë atë, sepse kjo do të nënkuptonte që palët do të duhej të pajtoheshin për pozicione specifike dhe koncesione potenciale për t’i dhënë fund luftës. Zelensky ka bërë thirrje për rritje të presionit ndaj liderit rus, duke thënë se Putini “frikësohet nga sanksionet” dhe që sanksionet sekondare do ta gjunjëzonin ekonominë ruse. Ai i ka bërë këto komente pasi presidenti amerikan, Donald Trump e ka mirëpritur Zelenskyn në Uashington më 17 tetor për të diskutuar për negociatat e së ardhmes për paqe.

NESËR MOT I NDRYSHUESHËM

Në Mal të Zi mban mot kryesisht me diell, vende-vende me vranësira të pakta deri mesatare. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet jugore. Temperaturat e shënuara në orën 14: Budvë 22, Herceg Novi 21, Podgoricë, Tivar e Ulqin 20, Cetinë, Nikshiq, Kollashin e Beran 17, Zhablak , andrievicë, Guci e Petnjicë 15 , Plevle, Plluzhinë e Shavnik 14 dhe në Bijello Pole 10 gradë. Për nesër parashihet të mbaj mot me vranësira të ndryshueshme dhe me intervale të gjata të diellit . Do të fryjë erë e dobët deri mesatare , vende- vende edhe e forte e drejtimeve jugore. Temperatura e mëngjesit prej 2 deri në 13, kurse më e larta e ditës prej 10 deri në 22 gradë.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се